Grupet tekfiriste e njollosin imazhin e Islamit

  • Pir Masum Hussein Nakavi,  Kryetar i Shoqatës së Shoqatës së Dijetarëve në Pakistan
Publikuar në Maj 18, 2016, mesnatë

Autoriteti fetar musliman sunnit i Pakistanit  dënoi vrasjen e muslimanëve shiitë në Pakistan duke paralajmëruar se tekfiristët dhe grupet vehabiste  kanë në shënjestër unitetin Islamik.

Pir Masum Hussein Nakavi,  Kryetar i Shoqatës së Shoqatës së Dijetarëve Nijazi në Pakistan, e dënoi vrasjen e muslimanëve shia në Pakistan duke theksuar se vrasja e muslimanëve shiitë nga ekstremistët tekfiristë dhe vehabistë nuk duhet të gabohen se është një konflikt mes komuniteteve muslimane Shiite  dhe komuniteteve muslimaneve sunnite, njoftoi Agjencia e Lajmeve Takrib.   

Ai hodhi poshtë çdo përçarje mes muslimanëve shiitë dhe muslimanëve sunnitë në Pakistan dhe tha:

Grupet terroriste tekfiriste, të mbështetura financiarisht nga disa shtete arabe, veçanërisht  nga Arabia Saudite, janë duke kryer vëllavrasje në Pakistan. 

Autoriteti musliman sunnit ftoi popullin pakistanez  për t'u përballur me krimet e kryera nga grupet terroriste tekfiriste dhe tha:

Vrasjet, shpërthimet vetëvrasëse dhe prerja e kokës njerëzve nga grupet tekfiriste kanë njollosur imazhin e Islamit në botë. 

Ai e dënoi Gjeneralin Zia-ul-Hak,  kryetarin e 6-të pakistanez, si pionier i vrasjeve të muslimanëve shia në Pakistan dhe shkaktar i përvetësimit të  grupeve terroriste tekfiriste për interest e sionistëve duke vrarë popullin e vet.



Burimi : Taqrib News Agency