Rusët 'ngasin' shpejt

  • None
nga Israel Shamir | Publikuar në Shk. 27, 2016, 1 a.m.

Zona përreth stacioneve qendrore të Moskës duket si Alepo, pas një sulmi ajror. Rrënoja, ndërtesa të shkatërruara, buldozerët që mblidhen si në thertore. Jo, Moska nuk u godit nga terroristët: ky është një rrënimi i planifikuar i qindra kasolleve të vogla dhe jo shumë të vogla të ngritura (në kundërshtim me ligjin e planifikimit) në afërsi të stacioneve tub në të nëntëdhjetat famëkeqe, kur ligji ishte i paqartë dhe mund të blihej shumë lehtë me para. Më e madhja e  tyre, Piramida në majë të Stacionit Pushkinskaya, u shkatërrua këtë javë. Punëtorët komunal larguan menjëherë mbeturinat e ndërtimeve të rrënuara, ndërsa pronarët e meparshëm shikonin me mosbesim.
 
Ata ishin të befasuar nga ofensiva e bashkisë kundër qyteteve barake të ndërtuara në mënyrë të paligjshme; disa prej tyre e vazhduan tregtinë deri në momentin e fundit. Ata morën një paralajmërim dhe një urdhër prishjeje disa muaj më parë, por nuk besonin se qyteti në fakt do t’a zbatonte urdhrin. Ata ishin të sigurt se në momentin e fundit do të anullohej. Nuk ndodhi. Qindra ndërtesa u rrëzuan brenda natës.
 
Kjo ishte diçka tronditëse për të kujtuar që autoritetet ruse mund të veprojnë, pas aq shumë fjalësh bosh. Rusët marrin kohën e tyre për të shaluar kalin, por ata i kanë hipur jashtëzakonisht  shpejt, tha Kancelari gjerman, Bismark duke cituar një proverbë ruse (ai shërbeu në gjykatën ruse dhe i dinte një gjë apo dy në lidhje me rusët). Shumë sundimtarë dhe rebelë nuk i besuan paralajmërimet ruse, ranë në gjumë nga shëtitja e gjatë me kalë dhe në fund jetojnë duke u penduar.
 
Banorët e Moskës u kënaqën nga prishjet: struktura e pagdhendur dukej shëmtuar dhe ishte aty ku njerëzit nxitonin për në dhe nga trenat nëntokësorë. Ajo që është më e keqja, ata i kujtonin të gjithëve kohën e paligjshme të Jelcinit, kur kasollet u ngritën. Të zhveshur nga këto gjurmë, stacionet ishin ndërtuar nga arkitektët më të mirë të epokës së Stalinit, në stilin klasik, dukeshin shumë më mirë tani!
 
Jo shumë njerëz dhanë një mendim për një arsye për largimin e shpejtë. Stacionet tub të Moskës u dyfishuan si strehimet e sulmeve ajrore në kohë lufte. Ndërtimi në mënyrë të paligjshme i kasolleve do të ndërhynte me këtë qëllim. Pas prishjes së tyre, qindra stacione tub ishin gati për të marrë popullsinë civile në rast të një sulmi.
 
Në të njëjtën kohë, ushtria ruse dhe Forcat Arore kryen manovra të papritura në jug të vendit. Lajmi televizivi mbuloi me kënaqësi lëvizjet e ushtrisë. Edhe pse Rusia ende shpreson se paqja do të mbizotërojë, liderët e saj nuk e marrin iniciativën. Ekziston rreziku i një lufte të përgjithshme  e filluar nga lufta në Siri.
 
Ndërprerja e armiqësive
 
Rusët pranuan propozimin amerikan për ndërprerjen e sulmeve në Siri (ose më mirë për t'i dhënë fund armiqësive). Ata kishin bërë një propozim të ngjashëm disa javë më parë, kështu që kjo është në përputhje me të menduarit e tyre. Rusët kanë arritur suksese të mëdha në Siri; kanë arritur një fitore të habitshme dhe të papritur, me shumë pak humbje.
Kjo ishte një fitore e reputacionit po ashtu dhe ushtarake. Rusia hyri në luftën siriane në një pikë të ulët ndërkombëtare. BE-ja dhe SHBA-të zhvilluan një luftë të rëndë tregtare, financash dhe diplomatike kundër ‘Arushës’; ajo ishte e izoluar nga Perëndimi dhe Jugu. Rubla u thërrmua, shoqëria ishte e zymtë dhe e pakënaqur me vendimin e matur të Putinit për t’a  mbajtur Rusinë larg nga trazirat e Ukrainës (larg mbështetjes shumë të kufizuar të separatistëve rusë) në vend të ndërhyrjes me forcë, pasi Rusia ishte dënuar gjithsesi si agresore.
 
Hyrja në luftën siriane është pritur me mosbesim dhe dyshime. A do të ketë ushtria ruse sukses kaq larg nga shtëpia? A do të fluturojnë aeroplanët rusë, a do të rrokullisen tanket, apo të shkatërruar nga pakujdesia post-sovjetike, ata do të rrëzohen? Kasandrat vendase dhe të huaja,  profetizuan ‘kënet’, ‘Vietnam’, ‘Afganistan’ për ta dhe shumë arkivole për ushtarët e tyre. Por në vend të kësaj, kishte trëndafila në të gjithë rrugën. Ushtria performoi shkëlqyeshëm. Aeroplanët, raketat dhe tanket e treguan vlerën e tyre. Regjimi i Bashar al-Asadit u ruajt, rebelët janë në arrati. Për rusët, fundi i armiqësive do t’i lejojë ata të konsolidojnë fitoren e tyre.
 
Në çdo luftë, pasi një armëpushim është negociuar, ka zëra për ‘luftë deri në fitore të plotë’. Më kujtohet vetja, si një ushtar i ri izraelit në luftën e vitit 1973, kur Kisinger solli armëpushimin, vëzhguesit ushtarakë ishin të mërzitur që nuk u lejuan të shkatërronin Ushtrinë e tretë Egjiptiane të futur në kurth në Bregun Lindor të Kanalit të Suezit. Kush e dinte se sa prej nesh do të vdisnin në qoftë se një sulm i tillë do të bëhej?
 
Lufta siriane nuk është një përjashtim. Ushtria siriane qëndron në derën e një fitoreje të bujshme, thonë ekspertët luftarak; rebelët janë të rrethuar në Alepo, litari i shpëtimit të tyre në Turqi është prerë, tani është koha për të eliminuar kërcënimin dhe pastruar Sirinë nga xhihadistët. Megjithatë, eliminimi i armikut mund të jetë një operacion shumë i shtrenjtë në aspektin e jetës njerëzore, veçanërisht kur flasim për një armik fanatik dhe të ngulitur. Shpërthimet e tmerrshme vetëvrasëse në Damask dhe Homs treguan se rebelët janë si vrasësit, si paraardhësit e tyre vrasës. Vetëm Genghis Khan i mongolëve mund të shkatërrojë një armik të tillë. Gjithsesi, rusët preferuan të negociojnë dhe të krijojnë një qeveri koalicioni, duke përfshirë disa rebelë të moderuar, duke e zgjeruar bazën për Asadin.
 
Ditët e fundit para ndërprerjes së luftimeve do të lejonin që ushtria e Asadit të fitonte terren në zonën e Alepos dhe të kalonte në pjesën e përparme Jugore. Prisja që ata të merrnin Palmirën gjatë ditëve të ardhshme.
 
Megjithatë, armëpushimi doli të jetë një synim i pakapshëm, në këtë fazë. Rebelët nguruan të binin dakord për ‘ndërprerjen e konfliktit’, por me kaq shumë parakushte nuk kishte kuptim. Forcat qeveritare nuk ishin të etura për të ndaluar luftimet ndërkohë që era e suksesit mbushte velat e tyre. Rusët nuk kishin ndërmend të ndalonin operacionet kundër ‘terroristëve’; Shtetet e Bashkuara u pajtuan me ta, por kush janë ‘terroristë’ dhe të cilët janë të ‘moderuarit’ duhet të përcaktohej në negociata. KS i OKB-së deklaroi ISIS-in dhe al Nusrën ‘terroristë’, por kjo nuk është aq e thjeshtë sa duket. Ka me qindra organizata të vogla të lidhura me ta, nga Brigadat e Abdullah Azzam deri të Jamaat Ebu Banat (kjo e fundit operon në periferi të qyteteve siriane Alepo dhe Idlib, duke zhvatur fonde nga kryerja e rrëmbimeve dhe ekzekutimeve publike të sirianëve, thotë lista e terroristëve të Kombeve të Bashkuara). A duhet të mbrohen ata sipas kushteve të armëpushimit?
 
Rebelët e ‘moderuar’ thonë po. Ata duan të përfshijnë dhe ata që janë të lidhur me Nusrën në marrëveshjet e armëpushimit, por pa al-Nusrën, ato do të jenë të humbur. Kjo nuk është e pranueshme për qeverinë siriane dhe aleatët e saj rus. Amerikanët u përpoqën për të përfshirë al- Nusrën në skemë, të paktën në Alepo. Ne do të shohim së shpejti se si ky mister do të zgjidhet, nëse do të zgjidhet.
 
Qartësia e Moskës për qasjen në stacionet tub kishte më shumë të bënte me një rrezik lufte me Turqinë. Turqia hyri në luftë, megjithëse në mënyrë të kufizuar, duke hedhur granata ndaj kurdëve sirianë. Rusët shtrënguan veten për një konfrontim të armatosur me Turqinë, por vetëm si një përgjigje në rast të një pushtimi turk. Kjo gatishmëri ushtarake (e cila përfshinte transportin ajror të armëve të rënda në bazën ajrore ruse në Armeni) dhe deklarata e NATO-s (duke thënë se ata nuk do të luftojnë nëse Turqia do të iniciojë luftë) ndihmoi për të minuar vendosmërinë turke. Rusët shkuan në Këshillin e Sigurimit të OKB-së duke kërkuar që të censurojnë turqit; dhe ashtu bënë, por në një deklaratë dhe jo nga një rezolutë, siç donin rusët. Megjithatë, kjo deklaratë ftohu mendjen turke dhe kjo duket se është dëshira e tyre për të pushtuar dhe për të marrë një qëndrim në Alepo. Trupat saudite nuk u konkretizuan ende, jo ashtu siç e prisja unë.
 
Pra, lufta siriane është larg përfundimit, por ka një shans të mirë që nga 1 marsi të bëhen disa marrëveshje armëpushimi në terren. Nëse rebelët e kapin mundësinë dhe do të hyjnë në negociata serioze për një qeveri koalicioni, paqja do të jetë e mundur. Nëse ata vijnë në Gjenevë të armatosur me mantrën e vjetër ‘Asadi duhet të shkojë’, kjo mundësi do të shkojë kot. Edhe në qoftë se (dhe kjo është jashtëzakonisht e vështirë) Rusia do të pranonte të sakrifikonte Asadin për hir të paqes, ajo nuk ka mjete për të ofruar. Asadi është një njeri i fortë dhe një udhëheqës i fuqishëm. Rusët nuk mund t’a shkarkojnë atë. Pra Asad është një e dhënë, ju pëlqen ose jo. Sipas mendimit tim, ai është një udhëheqës i mirë për këtë kohë.
 
Ka dy ndryshime të dukshme në vendin e ngjarjes: njëra, pamja më realiste për konfliktin sirian kishte bërë rrugën e saj në mediat kryesore amerikane. Publikimi i dy pjesëve nga Stefën Kinzer në ‘Boston Globe’ i quajtur ‘Mbi Sirinë: Faleminderit, Rusi!’ dhe ‘Media po mashtron publikun në Siri’ ishte një ngjarje revolucionare e dorës së parë. Për herë të parë, lexuesi  amerikan mësoi se ‘Për tre vjet, militantët e dhunshëm kanë drejtuar Alepon. Sundimi i tyre filloi me një valë të represionit. Ata postuan njoftime duke paralajmëruar banorët: ‘Mos dërgoni fëmijët tuaj në shkollë. Nëse e bëni këtë, ne do t’ju marrim çantën e shpinës dhe ju do të merrni arkivolin.’ Pastaj ata shkatërruan fabrika, duke shpresuar se punëtorët e papunë nuk do të kenë asnjë zgjidhje tjetër përveç se për t'u bërë luftëtarë. Ata plaçkitën disa makineri në Turqi dhe i shitën.’ Kinzer arriti në një përfundim të fuqishëm: ‘Ne do të ishim më të sigurt si komb, dhe mund të kishim kontribuar në një botë më të qëndrueshme, nëse do të kishim ndjekur shembullin e politikës së jashtme të Rusisë në të kaluarën’, domethënë, në Afganistan, Irak dhe Siri. Në të vërtetë bota do të dukej ndryshe. Ndoshta ne mund t’i lidhim këto botime me një humor të ri amerikan që manifestoi veten në votimet paraprake për Trampin dhe Sandersin.
 
Ndryshimi i dytë i dukshëm është qëndrimi i qartë i Izraelit, kundër një armëpushimi në Siri, kundër Asadit dhe për ISIS-in dhe Nusrën. Për një kohë të gjatë ky pozicion ishte errësuar nga vëzhguesit dhe politikanët izraelitë. Izraeli ka qenë i kënaqur me arabët që vrisnin njëri-tjetrin. Tani, pasi fundi i luftës është parë në horizont, Izraeli foli. Amos Harel, një vëzhgues ushtarak izraelit me gradë të lartë, bëri të qartë: ‘lufta në Siri ka shërbyer kryesisht për interesat e Izraelit. Luftimet e vazhdueshme kanë vënë ushtrinë siriane në një hije të aftësive të saj të mëparshme. Dhe Hezbollahu, kundërshtari kryesor i Izraelit në veri, po humbet dhjetëra luftëtarë çdo muaj në betejë. Izraeli ka uruar sukses në heshtje në të dy anët dhe nuk do të ishte kundër gjakderdhjes së vazhdueshme dhe për disa vite pa një fitues të qartë.’ Tani, pas ndërhyrjes së suksesshme ruse, Izraeli deklaron hapur se ‘një fitore e Asadit do të ishte keq për Izraelin’ dhe i bën thirrje Perëndimit ‘për të dërguar ndihmë të vërtetë ushtarake për rebelët suni më pak ekstrem’.
 
Kështu, vullneti i Izraelit dhe i lobit të Izraelit në SHBA, kundërshton vullnetin e popullit siç ishte shprehur nga Stefën Kinzer. Ju mund të ndiqni shembullin e Lobit tuaj izraelit, ose mund të keni paqe dhe siguri, por ju nuk mund t’i keni të dyja, është kaq e thjeshtë. 
Ky artikull ka dal
ë për herë të parë në 'The unz review: An alternative media selection

Burimi : Gazeta İmpakt