Shteti Rus Kundërpërgjigjet me të Njëjtën Monedhë

  • None
nga Israel Shamir | Publikuar në Korrik 1, 2015, mesnatë

“Shteti rus kundërpërgjigjet me breshëri, zjarr dhe squfur, mbi tanket amerikane në kufijë e tij, kundër sanksioneve të reja amerikano-europiane. Kjo ndodh sepse shteti rus, imerr gjërat shumë seriozisht. Presidenti rus Vladimit Putin, duket se po zbaton formulën e Uilliam Oranzhit: “saevis tranquillus in undis” (jam i qetë në mes stuhisë). Por stuhia po vërtitet rreth shtetit rus, sepse tanket amerikane tanimë gjendet në birigjet e shteteve balltike dheluftanijet amerikane po lundrojnë në Detin Mesdhe. Këta lëvizje ushtarake ndodhën si pasojë e sanksioneve europiane, të cilat u zgjatën edhe për gjashtë muaj në harkun kohor kundër shtetit rus. Pasuritë e shtetit rus në shtetin francez dhe në shtetin belg janë sekuestruar, ndërsa regjimi sirian i Damaskut, ndihet i kërcënuar nga kryengritësit e Ushtrisë së Lirë Siriane (FSA) të finacuar nga qeveria amerikane. Shteti grek ka dëshirë që t’i përqafojë politikat ruse, por ka shumë mundësi që të mos guxojë ta hedhë një hap të tillë. Shteti i vogël armen, i fshehur mes shtetit iranian dhe atij turk, sapo ka nënshkruar marëveshjen e Bashkimit të Shteteve Euroaziatike, nën udhëheqjen e shtetit rus. Menjëherë pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, po zvhillohen demonstrata të fuqishme në qytetet armene, të cilat të rikujtojnë skenat e dhunshme të Kievit të vitit 2013. Shteti ukrainas tanimë i shndërruar në një thertore të madhe, po dërgon valë të tëra refugjatësh drejt shtetit rus. Një shtet i dobët ekonomikisht dhe politikisht mund të bëhet histerik dhe euforik, porpresidenti rus Vladimir Putin dhe shteti rus qëndrojnë të ftohtë akull.

Tani lërmëni t’iu tregoj në anekdotë misisipiane. Një kriminel i zi dhe një kriminel i bardhë u dërguan drejt trikembëshit të varjes. Krimineli i zi qëndron i qetë dhe pajtohet me fatin e tij, ndërsa krimineli i bardhë ia kris të qarit. Kur krimineli i zi e sheh kriminelin e bardhë duke qarë i thotë: “Hesht tani! Mjaft qave!” Ndërsa krimineli i bardhë i përgjigjet: “Ju zezakët e merrni lehtë varjen, sepse jeni mësuar që të sillen në këtë mënyrë me ju!” Duke u mbështetur në këtë anekdotë misisipiane, citojmë se edhe shteti rus është mësuar që të sillen në këtë mënyrë me të, që nga epoka e ish Bashkimit Sovietik, madje që nga epokat me të më hershme. Themi se rivaliteti i shtetit amerikan dhe shtetit rus, paraqit ngjashmëri me krahasimin e ish perandorëve romake të Romës dhe atyre bizantinë të Konstaninopojës. Pohojmë se në ditët e sotme, epokës së uljes së tensionit mes shteteve perëndimore dhe atij rus i erdhi fundi. Shtoj se për shtetin rus po rinisepoka e Luftës së Ftohtë. Por tani ka diçka që nuk shkon, sepse shumica e rusëve parapëlqejë armiqësinë e perëndimorëve se, sa epokën e diktaturës së Leonid Brezhnjevit, Mihail Gorbaçevit ose Boris Jelcinit. Me të vërtetë pasojat e Luftës së Ftohtë dhe ato të sanksioneve amerikano-europiane, e kanë bërë punën e tyre.

 

·         Kënaqësitë e pasanikëve rusë, të cilët vizitonin plazhet mahnitëse amerikane të Miamit dhe të Côte d’Azurit, tanimë janë shndërruar në “një mollë të ndaluar” për ta. Në ditët e sotme pasanikët rusë, kujdesen më tepër, për bashkëqytetarët e tyre më të ngratë. Këta të fundit nuk është se vjedhin më pak se të parët, por këta kanë mirësinë që ta ndajnë plaçkën e vjedhjes.

·         Pas ndalimit të udhëtimit në shtetet e Bashkimit Europian dhe në Sh.B.A. si shkak i sanksioneve, Zëdhënësja e Senatit Rus, Valentina Matvienko, kjo zonjë e nderuar shkoi për pushime në një vend turistik rus. Atje ajo i kuptoi shpejt të metat, që kishte ky vend i bukur turistik dhe arriti t’ia dilte mbanë që të mblidhte buxhet të mjaftueshëm për përmirësimet e duhura. Mesazhi që ajo dha ishte i qartë: “Le të më ndalojnë udhëtim tim, në mbarë rruzullin tokësor!”

·         Djathëbërësit rusë nuk mund të garojnë kurrë, me djathëbërësit francezë ose italianë në tregun e lirë, por vitin e kaluar ata nga shitja e djathit në supermarketet ruse, korrën fitime të mëdha. Djathëbërësit rusë si pasojëe vendosjes së sanksioneve amerikano-europiane, e dyfishuan prodhimin e djathit. Në ditët e sotme djathëbërësit rusë, i shesin prodhimet e djathit lirisht, në supermarketet ruse. Deri në vitin e kaluar këta të fundit parapëlqenin, që të mblidhnin masa të mëdha të djathit të huaj për shitje.

·         Në ditët e sotme, ushtrisëruse i duhen armatime dhe pajisje bashkëkohore ushtarake, për të mbrojtur Nënën Rusi, ndërsa industria e përparuar ruse, merr më shumë urdhëra nga Ministria e Mbrojtjes. Punëtorët rusë të fabrikave të pezulluar, ose gjysmë pensionistë fillojnë të ndërtojnënjëjetë të re, klientët e huaj mbajnë radhën për të blerë prodhimet e tyre, ndërsa rubla ruse është e qëndrueshme. Të rinjtë rusë kanë synime reale në jetë, ata as nuk e shpenzojnë kohën kot duke ndjekur programet e stacionëve televizivë dhe as nuk ankohen. Një ndjenjë e re e krenarisë kombëtare, duket se po ringjallet në mesin e popullit rus, pas poshtërimeve të rënda të njëpasnjëshme dhe të padëgjuara më parë, si në shtetet e ish Federatës Jugosllave dhe në ish shtetin e Bashkimit Sovietik, Ukrainën.

·         Në ditët e sotme infrastruktura ruse po ripërtërihet. Kryeqytetit rus Moskës, po i shtohen qindra kilometra të reja për korsitë e biçikletave, ndërsa parqet moskovite po rigjelbërohen. Kryeqyteti rus është i pastër dhe shkëlqen, pavarësisht shirave tëdendur dhe të rrëmbyeshëm siberianë.

·         Duke u mbështetur në këta fakte, tani ju e kuptoni përse populli rus është në anën e saknsioneve amerikano-europiane. Populli rus mbështet fuqishëm qeverinë dhe presidentin e tyre. Sipas një sondazhi amerikan të kryer në shtetin rus, ky i fundit e mbështet qeverinë dhe presidentin e tij në një përqindje të lartë si 89 %. Tani nuk është se rusët duan luftë, por atyre u ka ardhur në majë të hundës që shteti i tyre po vihet vazhdimisht me shpatulla pas murit. Populli rus nuk ka për synim rikrijimin e një perandorie si ajo sovietike, por ata duan dëshirojnë që e mbarë bota ta dëgjojë zërin e tyre dhe kërkesat e tyre të merren seriozisht. Populli rus ka për qëllim që ta shtyjë qeverinë e tij, që t’i bëjë armiqve dhe kundërshtarëve të saj, të paguajnë për çdo sanksion antirus.

Mes shumë hapave me karakter shpagues të ndërmarra nga qeveria ruse, ishte dhe dhënia fund tërësisht e transferimit të armatimeve dhe pajisjeve ushtarake për trupat e NATO-s, ë cilat kanë pushtuar shtetin afgan. Në mandatin e tij të parë presidencial, Vladimir Putin e priti me entuaziazëm dhe ishte një mbështetës i pushtimit amerikan dhe të NATO-s, të shtetit afgan dhe për këtë arsye ai madje ofroi trojet e gjëra ruse në ndihmë dhe në shërbim tëNATO-s, për transferimin e armatimeve dhe pajisjeve ushtarake. Por në ditët e sotme 15 vite pas pushtimit amerikan të shtetit afgangjendja ka ndryshuar. Reagimi i ashpër i presidentit rus, ka bërë që shtegu më i shkurtër dhe më i lehtë i ushtrisë amerikane drejt kryeqytetit afgan, pra për në Kabulështë mbyllur. Tani ushtra amerikane është e detyurar, që të bëjë transferimin e armatimeve dhe pasjsjeve të saj të rënda ushtarake, mes maleve maleve të thepisura pakistaneze, në të cilat shumë herë sulmohet nga luftëtarët guerilas, më përvojë të madhe. Këta të fundit, luftuan dhe vijojnë të luftojnë që nga epoka e Aleksandrit të Madh të Ilirisë, deri në epokën e Dorës së Hekurt Sovietik të Leonid Brezhnjevit.

Me sa duket popullit rus, i pëlqen të kundërpërgjigjet me të njëjtën monedhë, sepse ata kanë ndaluar hyrjen e dhjetra politikanëve perëndimorë në shtetit rus, si një reagim ndaj ndalimit të shteteve perëndimorë, të cilët kanëndaluar hyrjen e politikanëve rusë në shetet e tyre. Ndoshta shteti rus, nuk është një nga destinacionet më të parapëlqyera turistike në rruzulluin tokësor, por në një mënyrë të habitshme ai i ka dëmtuarpërfitimet europiane. Vendimi i papritur i shtetit rus, si një reagim kundër shteteve europiane i zuri në befasi, sepse ata mendonin se shteti rus nuk ka guximin ose këllqet e duhura për të marrë një vëndim të tillë drastik. Klithmat e politikanëve perëndimorë, u shndërruan në nota hareje për shtetin dhe popullin rus.

Duke e lënë mënjanë konfliktin ukrainas, shumë analistë politikë ukrainas,ëndërrojnë marshimin e tankeve ruse në kryeqytein ukrainas, në Kiev duke rivënë paqen popullore të shumëdëshiruar, e cila dërrmoi keq shtetin ukrainas. Por kjo ëndërr nukdo të bëhet realitet, për sa kohë që presidenti Vladimir Putin mendon se gjenden mënyra të tjera për të zgjidhur konfliktin. Megjithatëstili fiksues, i politikës paqendjellësesovietike dhe frikësimi me luftë, ndikoi në mbajtjen e njëqëndrimi më të fuqishëm rus, se mjeti i frikësimit me luftë, është një dukuri e pashmangshme e jetës njerëzore. Formula mpirëse e doktrinës fetare budiste se: “Gjithçka është më e mira se sa Lufta” më në fund u rrëzua.

Data e 9 majit të vitit 2015, pra Dita Ndërkombëtare e Fitores Mbi Nazifashizmin,do të mbahet mend gjatë si dita më e mrekulleshme e festimeve ruse, e cila u dhuroi qytetarëve rusë mundësinë për të parë nga afër armatimet më bashkëkohore ruse. Në festën e këtij viti, populli krenar rus vuri në pah fitoren e tij kundër nazifashizmit dhe hijëzoi viktimat, vuajtjet dhe humbjet e thella. Fitorja sovietike mbi nazifashizmin, u përceptua si njëfitore e rusëve mbi mbarë popujt europianë si ai francez, spanjoll, italian, hungarez dhe bullgar të cilët luftan në anëne Rajhut të Tretë, Adolf Hitlerit dhe jo vetëm si një fitore mbi popullin gjerman. Këtë vit kjoe vërtetë e hidhur, doli në dritë qëllimisht. Shpresat e kota të popullit rus, për mbështetje nga ana e europianëve, ndaj të politikave të pavarura ruse, për synimin e përfitimeve tësaj vetjake, u zëvendësuan nga vasaliteti i udhëheqësve europianë,me bindjen e vërbër ndaj Uashingtonit, ashtu siç ishin më parë vasalë të Berlinit.

Më në fund gjiganti rus po rizgjohej, duke rikujtuar ditët e lumtura të rinisë së tij, që nga epoka kur luftonte në fushënbetejat e lumit Vollga, deri në Rrethimin Përfundimtar të Berlinit. Këta kujtime të bukura, ia rikthyen gazin popullir rus, përballë kërcënimeve të zonjës Merkel dhe zotit Obama. Menjëherë pas mbarimit të paradës ushtarake të 9 majit më qindra mijëra civilë rusë, u dyndën rrugëvë të ngjeshura moskovite, duke mbajtur në duar fotot e etërve dhe gjyshërve të tyre, të rënë ose veteranë të Luftës së Dytë Botërore. Kjo dyndje masive popullore ishte plotësisht e paparashikuar, si për mua ashtu edhe për vëzhguesit dhe gazetarët vendas dhe të huaj. Kryqeyteti rus Moska, e cila ishte planifikuar për dhjetë mijë pjesëmarrës tani iu shtuan pesëherë më shumë, pra mbi gjysmë milioni pjesëmarrës u dyndën rrugëve të Moskës dhe dymbëdhjetë milionë në tëra trojet e gjëra të Federatës Ruse.

Ky akt i pashembullt solidarizimi i popullit rus, i dërgonte dridhje sizmike mbarë shoqërisë. Shumë pjesëmarrës rusë, mbanin fotografinë e triumfuesit të madh të asaj epoke, atë të Josef Stalinit. Ndonëse në ditët e sotme, ai nuk është më një figurë e dashur për popullin rus, sa herë që përmendet emri i tij, një ndjenjë nderimitë pushton trupin, ndërsa mbrojtësit e tij dridhen nga respekti për të.Shumica e popullit rus, u bëri thirrje qeverisë ruse për ndryshimi e emrit të qytetit rus nga Vollgograd në emrin e tij të mëparshëm në Stalingrad, ashtu siç e emërtoi sekretari i parë i ish B.R.S.S.-sëNikita Hrushçovi. Por me sa duket, Vladimir Putini ende nuke ka guximin e duhur për të marrë këtë vendim.

Prania e papritur e sekretarit të përgjithshëm të Rpublikës Popullore Kineze Xi Jinpingut, gjatë Ditës së Fitores Mbi Nazifashizmin, nënkupton ringrohjen e marrëdhënive me shtetin kinez. Analistët thonë se ky është një hap i madh ndryshimi nga qeveria ruse, sepse marrëdhëniet dypalëshe po fuqizohen çdo ditë. Ky është një qëndrim i ri, sepse më parë rusët dhe kinezët ishin dyshues dhe mosbesues ndaj njëri-tjetrit, duke kapërcyer këtu dhe armiqësinë sovietike, në epokën e agonisë së saj. Liberalët properëndimorë moskovitë e pritën ftohtë, afrimin e ngrohtë të qeverisë ruse me atë kineze. Këta liberalë përkrahnin mendimin e një lufte kundër shtetit kinez, nga një koalicion ushtarak nën udhëheqjen e Sh.B.A.-së. Tanimë kësaj ëndrre (ose makthi) i erdhi fundi. Ne nuk jemi në vitet ‘50 kur dy sekretarët e shtetit ai kinez Mao Tse Tungu dhe ai sovietik Josef Stalini, vendosën marrëdhënie shumë të mira, por po jetojmë në një epokë të ngjashme.

Një dukuri e ngjashme ndodhi dhe 8 shekuj më parë, kur populli rus gjendej në një gjendje të tillë të vështirë. Populli rus gjendej i kërcënuar nën trysninë politike dhe fetare nga shtetet dhe popujt perëndimorë. Çështja u përkeqësua deri në atë masë, sa papa i asaj epoke Inoçenti i Tretë pagëzoi dhe bekoi një kryqëzatë katolike kundër popullit rus. Kryqtarët katolikëu kërkuan këtyre të fundit,të pranonin hegjemoninë perëndimore dhe të hiqnin dorë nga Krishterimi Ortodoks Bizantin. Si rrjedhojë, princi rus Aleksandripara një kërcënimi të tillë parapëlqeu sundimin mongol të pasardhësve të Xhengiz Hanit se, sa nënshtrimin ndaj diktatit të shteteve perëndimore katolike. Dredhia e tij ia arriti qëllimit. Më vonë ai u shënjtërua nga Kisha Ortodokse Ruse, si Shën Aleksandri i Nevskit. Populli rus ia doli mbanë, që të ruante autonominë dhe mbijetesën e tij. Në ditët e sotme populli rus ende beson se, mbështetja tek shtetet lindorë është më pak e rrezikshme për shpirtinrus se, sa nënshtrimi ndaj kërkesave të shteteve perëndimorë. Vallë a do të përsërisë presidenti rus Vladimir Putin, ky qytetar i Shën Pjetërburgut, i cili mban kontakte me udhëheqësit europianë dhe i cili flet rrjedhshëm katër gjuhë të huaja (asnjë nga të cilat s’është kinezçe) të rivendosë marrëdhëniet historike me shtetin kinez, pikërisht ashtu siç bëri Princ Aleksandri, me pasardhësit e Xhengiz Hanit?! Kjo do të ishte një humbje e madhe për Europën, sepse Kontinenti i Vjetër, përveç emrit që mban, do të shndërrohej tërësisht në një koloni amerikane. Me të vërtetë qyteti rus i Shën Pjetërburgut është një qytet europian, i cili sheh nga ana perëndimore dhe i kundërt me kryqytetin rus Moskën, e cila sheh nga ana lindore. Qyteti i Shën Pjetërburgut është më magjepsës në muajin qershor, në muajin e Netëve të Bardha, i cili ditën prehet nën rrezet mahnitëse të diellit, ndërsa natën vishet me një mantel ngjyrë qumështi, ndërsa shkurret e jargavanit janë në kulmin e lulëzimit me një gjelbërim marramendës. Pasqyrat ujore të kanaleve zigzage të lumit Neva, duket sikur t’i ngulin sytë nën ujin e kthjellët të kryeqytetit verior rus, ndërsa largësia nga kryeqyteti i vërtetë nuk ështëlarg. Lavdia e lashtë perandorake duket sikur prehet ende në brigjet e lumit Neva.

Qytetii Shën Pjetërburgut ishte zemra e Perandorisë Ruse, deri në ditën kur kryetari i kuvendit popullor sovietik Vladimir Iliç Uljanovi (Lenini), e vendosi selinë qeveritare, në kryeqytetin e vjetër rus në Moskë. Kjo është arsyeja kryesore se, përse gjatë epokës sovietike qyteti i Shën Pjetërburgut (ose siç quhej në atë epokë Leningradi) nuk vuajti shumë nga programet me buxhet të ulët të mirëmbajtjes, ashtu siç vuajti kryeqyteti sovietik Moska, e cila u shpërfytyrua. Historiani britanik Arnold Tojnbi (emri i të cili është harruar nga njerëzit, si pasojë e qëndrimit të tij anticionist) ka shprehur se:“Rindërtimi i Moskës u mishërua si reagimi i shpirtit rus, kundër qytetërimit perëndimor”.Ai vijon më tej duke thënë se: “Gjatë epokës pesidenciale të Vladimir Putinit, Moska nisi të shndërrohej në një mishërim pro europian të shpirtit rus”. “A mund të cilësohet simpatia e Putinit, ishte shkak që Bashkimi Europian ta tradhtojë atë (ashtu siç  mendojnë disa rusë)?!”

Në ditët e fundit unë e pashë presidentin rus në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në qytetin rus të Shën Pjetërburgut. Gjendja e tij fizike dhe shpirtërore paraqitej shumë e qetë dhe serioze. Presidenti rus iu përgjigj të tëra pyetjeve të gazetarëveme sinqeritet, pa shfaqur shenja acarimi ose mërzie. Ai reagoi qetësisht ndaj çështjes së konfiskimit të pasurive të shtetit rus. Ndoshta populli rus do të kishte parapëlqyer që ai të ngrinte zërin dhe grushtin e tij lart, duke konfiskuar kështu pasuritë e shteteve franceze dhe belge. Por në vend të kësaj ai dha fjalën se, do të zgjidhte këtëçështje në një mënyrë ligjore, pra duke u ankuar pranë gjykatave europiane.

Vladimir Putin u rikthye në qytetin e Shën Pjetërburgut, pas një vizite shumë të sukseshme në kryeqytetit azerbajxhanas të pasur më naftë, pra në Baku. Gjatë zhvillimit të Lojrave Europiane, ai shfrytëzoi rastin për t’u takuar me presidentin turk dhe atë azerbajxhanas. Këta presidentë të shteteve lindorë, ishin shumë të kënaqur me marrëveshjet dhe arritjet e tyre, ndonëse asnjë nga politikanët perëndimore nuk mori pjesë në këto lojëra.

Duke bërë një përmbledhje presidenti Valdimir Putin flet ëmbël. Nëse ai ka një shkop të madh magjik, ai nuke shfaq atë hapur. Ai nuk hiqet si zemërthyer, si pasojë e disa pakënaqësive perëndimore. Duket qartë se ai po punon fort, në gjetjen e mënyrave të tjera të zgjidhjes, por në të njëjtën kohë ai dëshiron qët’i shtyjë vendimet e dhimbshme sa më gjatë që të jetë e mundur. Ka shumë mundësi që ai, të marrë një vendim drastik si ai i aleancës me shtetin kinez, e cila më pas do të minojë pavarësinë e mbetur të shteteve europiane.

Gjithsesi gjerat nuk janë vetëm bardhë e zi. Shteti rus është i ndërlidhur me shtetet perëndimore me anë të shumëçështjeve. Armiku më i paepur i shtetit rus, është ish ministri i jashtëm suedez Carl Bildt, bashkëshortes së të cilit iu është ndaluar hyrja në shtetin rus. Në të njëjtën kohë Carl Bildt,është emëruar si një këshilltar në një shoqëri nafte ruse, e cila i përkët oligarkut të dytë më të pasur në shtetit rus,çifutit me prejardhje ukrainase Mihail Fridmanit. Ky i fundit ishte një nga shtatë oligarkët origjinalë, të epokës së presidentit rus Boris Jelcin. Mihail Fridmani shpenzon shuma të mëdha parash, në sistemin e edukimit çifut. Banka e tij “Alfa Bank” u orvat që të ndalonte prodhimin e tankut rus “Armata”, duke bërë që të falimentojë fabrika epjesëve të blinduara ndërtuese. Por oligarku rus Mihail Fridman, është shok i Vladimir Putinit. Besoj se kaq propogandë është e mjaftueshme, për ilustrimin e diktatorit tëpamëshirshëm rus Putin, armikun e betuar të oligarkëve çifutë.

Në ditët e sotme me të vërtetë shteti rus është një shtet liberal, në të cilin rusët liberalë kopjojnë fije për pe amerikanët liberalë.  Liberalët rusë e trajtojnë figurën e Vladimir Putinit, njëlloj siçe trajtojnëliberalët amerikanë figurën e Xhorxh Uilliam Bushit. Duke u mbështetur në fjalorin që ata përdorin, të krijojnë përshtypjen se po flasin për diktatorin e koreanoverior Kim Jong Ilin. Shtypi dhe gazetat ruse, janë të lira që të qortojnë presidentin Putin dhe ata e shfrytëzojnë lirinë e tyre të shprehjes deri në maksimum. Drejtorët e teatrove rusë, fusin pjesë me ironi therëse në monologjet klasike të dramave, të mbushura me sulme kundër Kishës Ortodokse Ruse. Kinematografia trajton si objekt kryesor varfërinë dhe abuzimin ashtu siç bën kineasti Xhim Xhermushi. Por njerëzit e zakonshëm e duan Putinin, njëlloj siç duan Xhorxh Uilliam Bushin, i cili është një njeri i njohurnë ish shtetet e kuqe. Por ata do ta donin edhe më shumë, nëse ai do t’i ia thyente hundët keqaziqeverisë amerikane. Por deri më tani Vladimir Putin parapëlqenkundërpërgjigjen me të njëtën monedhën shpagimi.



Burimi : The UNZ Review