Pakistan nis përpjekjet për t'i dhënë fund bllokimit Rijad-Teheran

  • Kujdestari i Dy Xhamive të Shenjta, Mbretit Selman në takim me Kryeministrin e Pakistanit, Nawaz Sharif dhe shefin e ushtrisë pakistaneze gjeneralin Rahil Sharif në Rijad të hënën.
Publikuar në Jan. 21, 2016, 1 a.m.

Rijad:  Kujdestari i Dy Xhamive të Shenjta, Mbretit Salman u takua me kryeministrin e Pakistanit, Muhammed Navaz Sharif në Pallatin Al-Jemamah, të hënën për të diskutuar lidhjet e ndërsjellta dhe tensionet në Lindjen e Mesme.

Muhammed Navaz  Sharif, i cili ishte i shoqëruar nga shefi i ushtrisë pakistaneze Rahil Sharif dhe disa ministra të tjerë, zhvilluan bisedime rreth përpjekjeve për t'i dhënë fund mosmarrëveshjeve ndërmjet Iranit dhe Mbretërisë Saudite. Muhammed Navaz  Sharif pritet të vizitojë Teheranin në kthimin e tij për në Pakistan dhe do të takohet me kryetarin e Iranit, Hassan Ruhani. 

Sipas zyrës së jashtme të Pakistanit, qëllimi i vizitës është për të lehtësuar tensionet mes dy shteteve që janë anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, me theks të vacantë në rifillimit të dialogut.

Zyra e Jashtme e Pakistanit nxorri një deklaratë të dielën ku deklarohet se Pakistani është thellësisht i shqetësuar në ngecjen e marrëdhënieve mes dy vendeve. Kryeministri ka bërë thirrje për një rezolutë të dallimeve përmes mjeteve paqësore, në interes të madh të unitetit musliman veçanërisht gjatë këtyre ditëve të vështira, thotë deklarata. 

Arabia Saudite dhe Irani  kanë mbështetur anët e kundërta në luftërat në Siri dhe Jemen. Arabia Saudite ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin pas sulmeve mbi ambasadën dhe konsullaten saudite, që pasuan ekzekutimin e disa terroristëve në Mbretërinë Saudite.

Takimi u ndoq nga Governatori i Rijadit, princi Fejsal bin Bandar, princi Mansur  bin Miteb, Ministër i Shtetit, edhe këshilltar i mbretit; Princi Miteb bin Abdullah, Ministër i Gardës Kombëtare dhe Zëvendës Princi i Kurorës Muhammed bin Salman.

Të tjerët nga pala Saudite në takim  ishin Muhammed Al-Aiban, Ministri i Shtetit; Ministri i Financave Ibrahim Al-Assaf; Ministri i Kulturës dhe Informacionit Adel Al-Turaifi dhe Ministri i Jashtëm Adel Al-Xhubeir.

Në anën e Pakistanit, takimi u ndoq nga Tarik Fatemi, Ministër i Shtetit për çështjet e jashtme dhe Manzour Al-Hak, ambasador i Pakistanit në Mbretërinë Saudite. Një pritje u organizua më vonë për delegacionin e Pakistanit.



Burimi : Arab News