Republika Çeke bie dakord të pranojë vetëm refugjatë të krishterë

  • Kryeministri i Çekisë  zotohet të marrë në 153 të krishterëve të Irakut që kanë ikur nga lufta
Publikuar në Dhj. 17, 2015, 1 a.m.

Qeveria çeke tha të hënën se kishte vendosur për herë të parë për të pranuar 37 familje të krishtera që kanë ikur nga lufta nga grupin ISIS-it në Irak.

Ata janë pjesëtarë të pakicës së krishterë që e gjetën veten në një situatë shumë të vështirë pas agresionit të ISIS-it  në Irak dhe kërkuan nga Republika Çeke ndihmë, tha kryeministri i Çekisë, Bohuslav Sobotka.

Ai tha se refugjatët, numëri i të cilëve në total është  153, ata janë nga  Kurdistani i Irakut dhe Libani dhe duhet të mbërrijnë në katër grupe ndërmjet muajve të ardhshëm, janarit dhe prillit.

Në vendin tonë ata duhet të marrin mbrojtje ndërkombëtare, një shans për t’u integruar dhe të fillojnë një jetë të re në siguri, tha Bohuslav Sobotka.

Ata do të jenë refugjatët e parë që po merren në Pragë, Çeki, përveç disave  të cilët i kanë ndjekur procedurat formale të azilit.

Javën e kaluar, një grup prej 149 asirianëve të krishterëve nga Iraku arriti në Sllovakinë  fqinje pasi ju ofroa ndihma nga qeveria e atjeshme.

Që të dy këto shtetete, Republika Çeke dhe Sllovakia, ish vendet komuniste të Europës Lindore që u bashkuan me BE në vitin 2004, kanë hedhur poshtë sistemin e kuotave të BE-së për shpërndarjen e refugjatëve në mes të valës aktuale të emigrantëve.

Të dy vendet që formuan federatën çekosllovake deri në vitin 1993 kanë pranuar grupet e krishtera në programet vullnetare që nuk lidhen me kuotat e BE-së.

Në kuadër të krizës aktuale të emigrantëve, disa azilkërkues kanë zgjedhur të qëndrojnë në Republikën Çeke dhe në Sllovaki, me një shumicë të nisen për në shtetet e pasura si Gjermania dhe shtetet e tjera perëndimore të BE-së.