Si po e kundërshtojnë 70.000 hoxhallarë terrorizmin

  • None
Publikuar në Dhj. 14, 2015, 1 a.m.

Udhëheqësit fetarë musliman janë duke theksuar se ata nuk i konsiderojnë terroristët të jenë muslimanë të vërtetë.

Pothuajse 70.000 hoxhallarë muslimanë  janë bashkuar për të hartuar një Fetva (Vendim) kundër organizatave terroriste globale, duke përfshirë edhe Talebanët, Al Kaidën dhe grupin militant që e quan veten Shteti Islamik.

Gjatë një tubim vjetor të muslimanëve sunnitë të Azisë Jugore në shtetin indian të Uttar Pradesh këtë javë, pothuajse 1,5 milionë pjesëmarrësit nënshkruan një dokument  kundër aktiviteve globale terroriste, sipas gazettes The Times of India.

Kjo përkrahje  nga hoxhallarët  nga gjithë bota, të cilët ishin pjesë e ngjarjes, (për të hartuar ) e Fetvanë, tha një prej hoxhallarëve, Myftiu Muhammed Salim Nuri. Ata duan për të përhapur mesazhin se ata nuk e konsiderojnë  grupin e Shtetit Islamik të jenë organizatat e vërtetë Islame - as nuk i shohin anëtarët e këtyre organizatave si muslimanë.

Kryetari i mbledhjes, tha se sulmet terroriste gjatë muajit të kaluar në Paris, për të cilat Shteti Islam (ISIS) ka marrë përgjegjësinë, i frymëzojë udhëheqësit fetarë, hoxhallarët, për të lëshuar Fetvanë, (Vendim apo Dekret Fetar) për të përhapur mesazhin se muslimanët e dënojnë terrorizmin.

Seminaret e muslimanëve sunni në Indi kanë lëshuar Fetva të ngjashme që nga viti 2008, raporton Hindu, por hoxhallarët, apo udhëheqësit fetarë janë të shqetësuar veçanërisht nga ISIS-i. Ky grup terrorist ka vrarë shumë më shumë muslimanë se sa të krishterë, perëndimorë apo ndonjë komunitet tjetër fetar, tha Maulana Kasim Numani, një udhëheqës seminari. Ai tha se ky Është një grup terrorist me ambicie politike.

Në  Kur’an shkruan se ai mbytë  një person të pafajshëm është e barabartë sikur me vrasjen e të gjithë njerëzimit, tha Muhammed Ihsan Raza Khan, udhëheqës i një vendi të shenjtë në Raxhasthan.

Hoxhallarët, udhëheqësit fetarë, gjithashtu, dënuan kandidatin republikan për president, Donald Trump për atë ka propozuar, për të ndaluar  emigrantët muslimanë të vijnë vijnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sikur tha në fillim të javës.  Kjo lloj politike vetëm kultivon urrejtje dhe i përçan njerëzit, tha një hoxhë, udhëheqës fetar. 



Burimi : The Huffington Post