Talibanët mund të pushtojnë Azinë Qendrore, thotë shefi i zbulimit rus

  • Një luftëtar taleban ulur në motorin e tij të stolisur me një flamur të talebanëve në një rrugë në Kunduz, Afganistan.
Publikuar në Nën. 15, 2015, 1 a.m.

Moskë:

Inteligjenca ruse të mërkurën paralajmëroi për një rritje të rrezikut të luftëtarëve talibanë ose të ISIS-it për të pushtuar  Azinë Qendrore.

Drejtori i FSB, Alexander Bortnikov tha në komentet e transmetuara nga Agjencitë e Lajmeve Ruse se një përqëndrim i luftëtarëve talebanë, disa prej të cilëve kishin premtuar besnikëri ndaj grupit ISIS, në kufirin verior të Afganistanit  krijojnë rrezik për pushtime të prekshme. Afganistani ndan një kufi me  ish-republikat sovjetike të Turkmenistanit, Uzbekistanit  dhe Taxhikistanit  që ka qenë një burim i drogës që vjenë në Rusi dhe është një shqetësim për një kohë të gjatë për Moskën.  

Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin në fillim të këtij muaji e ka quajtur situatën në Afganistan, kritike dhe u bëri thirrje shteteve të tjera ish-sovjetike të jenë të përgatitura për të vepruar së bashku për të zmbrapsur një sulm të mundshëm.

Në Moskë, ndërkohë, një gjykatë e qarkut të mërkurën arrestoi një studente  të universitetit 19-të vjeçare, e cila u arrestua në muajin qershor në Turqi, ndërsa sikur thuhet se ajo ishte përpjekur të kalojë kufirin për në Siri.   Mediat ruse raportuan në atë kohë se Varvara Karaulova, një studente  në Universitetin prestigjioz Shtetëror të Moskës , ishte zhdukur disa javë para se ajo të ndalohet në një qytet kufitar turk. Raportet thanë  Varvara Karaulova, e cila e kishte pranuar Islamin, me qëllim për të shkuar në Siri dhe të bashkohet me grupin ISIS.

Televizioni rus tha se Varvara Karaulova, e cila ka ndryshuar  emrin e saj në Alexandra Ivanova, do të qëndrojë pas hekurave deri në fund të muajit dhjetor e dyshuar për konspiracion për vepra terroriste. Hetuesit rusë dyshojnë se ajo kishte për qëllim për të rekrutuar vullnetarë rusë për të shkuar në Siri.



Burimi : THE ASSOCIATED PRESS