Qasja e Imam Humeinit në komentimin e Kur'anit

  • Dijetari Nigerian, Hamza Muhammed Lawal
Publikuar në Nën. 1, 2015, mesnatë

Dijetari nga Nigeria, Hamzah Muhammed Lawal në një kumtesë ka hulumtuar qasjen e komentimit të Kur’anit nga themeluesi i Republikës Islamike të Iranit, Imam Humeini (r.a.).

Në kumtesën e tij, ai ka bërë një përpjekje për të analizuar metodologjinë e miratuar nga Imami në komentet e tij në Kur’an, me theks të veçantë në përdorimin e klasifikimit të komentit në Anfusy dhe Afaaqy.

Referencat janë bërë për koncepte të tilla si Manifestimi dhe Migracionit si ato paraqiten në Kur’an në këndvështrimin e Imamit.

Në fakt, kuptimet  e qarta apo të dukshme  dhe të fshehura të disa prej këtyre koncepteve janë diskutuar duke u bazuar në metodologjinë e Imamit.

Ai theksoi se çdo komentator e përcjellë maksimumin e asaj që vetem ai e kupton dhe jo kuptimin e plotë të Kuranit.

Hamzah Muhamed Lawal do të paraqesë kumtesën, studimin e tij në konferencën ndërkombëtare me temë Kur’ani në Jetën dhe Mendimin e Imam Humeinit, e cila do të mbahet në kryeqytetin e Republikës Islamike të Iranit, në Teheran, të dielën, më 1 nëntor 2015.

Në këtë veprimtari ndërkombëtare do të paraqiten tema të tilla si Rëndësia e Kur’anit sipas pikëpamjes së Imam Humeinit (r.a.), Parimet e interpretimit të Kur'anit sipas Imam Humeinit (r.a.), Manifestimi  i Mësimeve Kur'anore sipas Imam Humeinit (r.a.)  Jeta Politike, Shoqërore  dhe Etikes Kur’anore në veprat e fjalët e Imam Humeinit (a.s.).

Burimi : IQNA News