Udhëheqësi i Boko Haram-it, nuk di të lexon Kur'anin, as të falë namazin

  • None
Publikuar në Shta. 27, 2015, mesnatë

Një rrëfim nga një lider militant  i kapur e ka hedhur poshtë perceptimin e Boko Haram-it si grup 'Islamik' kur ai deklaroi se nuk e di se si falet namazi as nuk di të lexojë Kur’anin.

Një njeri nga ushtria nigeriane e ka përshkruar atë si një anëtar kryesor i grupit militant Boko Haram, i cili  nuk di as të lexojnë Kur'anin, librin e shenjtë të muslimanëve, as nuk di se qysh falet namazi i muslimanëve, sipas një video që është regjistruar gjatë marrjes në pyetje që është parë nga Agjencia Anadolu.

Bulama Modu është thënë të jetë një komandant i Boko Haram-it, nga zona Bulakuri , në rajonin e trazuar verilindor të Nigerisë, ku, sipas zëdhënësit të ushtrisë, dhjetëra militantë janë kapur kohët e fundit nga ushtria, sipas zëdhënësit të ushtrisë Sani Usman.

Unë nuk e di se si  lexohet Kur’ani, tha komandtanti militant i kapur, kështu përgjigjet  në pyetjet e hetuesve, as nuk kam lidhje me Sheriatin, drejtësinë Islame.

Ai shton: Unë nuk e di as se si të kryej namazin [e muslimanëve].

Ndërsa Boko Haram thotë se dëshiron të krijojë një shtet islamik në veri të Nigerisë, e banuar kryesisht me popullsi muslimane. Grupi Boko Haram është  grup i përbuzur nga shumica e muslimanëve nigerianë që i shohin aktivitetet e tij të dhunshme - të cilat përfshijnë sulme të shpeshta mbi objektiva civile - si tërësisht të jo-islamike.



Burimi : World Bulletin