Më shumë se 1.000 autoritete fetare muslimanë indianë miratuan një Fetva (Vendim) kundër ISIS-it

  • None
Publikuar në Shta. 19, 2015, mesnatë

Më shumë se 1.000 autoritete fetare muslimanë  indianë miratuan një Fetva (Vendim)  fetar që dënon  Shtetin Islamik dhe i quan veprimet e grupit ekstremist jo-islamike, tha të mërkurën një udhëheqës i lartë musliman indian.

Udhëheqësit fetarë nga qindra xhami islame, institucione arsimore dhe grupe qytetare nëpër Indi kanë nënshkruar një Vendim ose Fetva, duke thënë se veprimet e grupit të Shtetit Islamik janë kundër parimeve themelore të Islamit.

Dekreti është lëshuar nga një udhëheqës fetar nga Mumbai, Muhammed Manzar Hasan Ashrafi Misbahi  dhe është nënshkruar nga udhëheqësit e të gjitha xhamive kryesore në Indi, e cila ka popullsinë muslimane në  vend të tretë më të madhën në botë.

Aktet e Shtetit Islam janë çnjerëzore dhe jo Islamike, tha Muhammed Manzar Hasan Ashrafi Misbahi  përmes telefonit nga Mumbai. Islami nuk lejon vrasjen qoftë edhe të një kafshe. Çfarë është duke bërë Shteti Islam është duke bërë gjëra të dëmshme për Islamin.  

Udhëheqësi fetar nga Mumbai, Muhammed Manzar Hasan Ashrafi Misbahi  tha se Fetvaja (Vendimi)  që  është rreth 1,100 faqe ku etiketohet   Shtetit Islamik  si jo Islamik, - u është dërguar udhëheqësve të më shumë se 50 shteteve, duke kërkuar miratimin e tyre.

Autoritetet fetare muslimanë nëpër Indi do të flasin para besimtarëve pas namazit të xhumasë, duke shpjeguar përmbajtjen e Vendimit (Fetvasë)  dhe pse është e rëndësishme për të denoncuar Shtetin Islamik, tha Abdul Rahman Anxharia, kryetar i Mbrojtjes Kibernetike Islamike. 

Në mesin e përkrahësve të shquar të  Dekretit Fetar janë autoritetet fetare të Xhamisë  Xhama në Nju Delhi, si dhe udhëheqësit e objekteve të shenjta muslimane si Ajmer Derxhah dhe Nizauddin Aulia në Indinë Veriore dhe disa sekte myslimane.

Abdul Rahman Anxharia, kryetar i Mbrojtjes Kibernetike Islamike, tha se grupi  i Shteti Islamik  është duke i joshur të rinjtë për t'u bashkuar duke përdorur mediat sociale për propagandë dhe duke i dhënë një përshtypje të rreme rreth Islamit.  

Nuk ka asnjë dyshim se Shteti Islamik e ka dëmtuar imazhin e Islamit, tha ai. Islami nuk lejon vrasjen e njerëzve në emër të fesë. Çfarë ata po bëjnë ndaj femrave ... Islami na mëson që të respektojnë femrat.

Gjatë disa muajve të fundit, autoritetet indiane kanë ndaluar rreth dy duzina të rinjsh që po largoheshin nga vendi për t'u bashkuar me luftëtarët e Shtetit Islamik. Ideologjia ekstremiste e grupit nuk ka gjetur shumë përkrahës në Indi, zyrtarët  kanë thënë se ata kanë dëshmi se 17 indianë  janë bashkuar me Shtetin Islamik. 

Kryesisht, 172 milionë muslimanë të Indisë ndjekin një version të moderuar të fesë Islame dhe kanë kundërshtuar praktikat ekstreme të grupit të Shtetit Islamik dhe al-Kaidën. Muslimanët përbëjnë rreth 14 për qind të popullsisë së Indisë prej gati 1.3 miliard banorësh.



Burimi : AP