Ka Ardhur Koha Për Rivlerësimin e Politikës së Jashtme Shqiptare
“Historia njerëzore është e mbushur me hollësi, të cilat shumë herë e çudisin njeriun. Të tërë ne e dimë shumë mirë të vërtetën botërore se, në epokën para ardhjes së fesë islame në trojet shqiptare, shqiptarët të cilët luftuan për një periudhë të gjatë së bashku me serbët kundër ushtrive osmane, pas pranimit të fesë islame u shndërruan në aleatin më të ngushtë të osmanëve. Gjithashtu ne e dimë edhe të vërtetën tjetër, e cila është harruar në pluhurin e historisë se, serbët ishin ushtarët më besnikë të ushtrive osmane,në luftën kundër Timur Hanit, të biri të Xhengiz Hanit, të zhvilluar në kryeqytetin e sotëm turk të Ankarasë në vitin 1402. Megjithatë aleanca serbo-osmane zgjati fare pak, por një tjetër aleancë ajo shqiptaro-osmane zgjati me shekuj me radhë, në të cilën shqiptarët luajtën një rol kyç, në ndalimin e dyndjeve tëpareshtura sllave në Gadishullin Ballkanik. Kjo është një e vërtetë e pamohueshme historike”.
“Pas rrëzimit të Perandorisë Osmane në fillim të shekullit të XX, detyrimisht aleancës shekullore shqiptaro-osmane i erdhi fundi. Si rrjedhojë, marrëdhëniet politike shqiptare morën përfundimisht formë, në epokën e diktatorit Enver Hoxha në gjysmën e dytë të shekullit të shkuar. Pas disa marrëdhënieve afatshkurtra (me ish Jugosllavinë, ish Bashkimin Sovietik dhe Republikën Popullore Kineze) Republika Socialiste Popullore e Shipërisë u zhyt në errësirën e vetmisë, duke u shndërruar në vazon e mbyllur europiane të Pandorës. Republika e Shqipërisë, e cila njihet botërisht si “vendi i shqiponjave” pas epokës së Luftës së Dytë Botërore, fatkeqësisht nisi të njihetedhe si “vendi i bunkerëve”. Ish Republika Socialiste Popullore e Shqipërisë,gjatë epokës së Luftës së Ftohtë, e renditi veten në grupin e shteteve socialiste antiimperialiste. Por të tëra këto luhatje politike dështuan tërësisht, sepse përfaqësuesi më i madh i imperializmit botëror Sh.B.A. në vitin 1991 pa qëlluar asnjë plumb, e nënshtroi nën zgjedhën e saj, vendin e qindra mijëra bunkerëve. Ky ndryshim rrënjësor politik, la gjurmë të thella në popullin dhe në klasën elitë të politikanëve shqiptarë. Citojmë se edhe kjo është një e vërtetë e pamohueshme historike”.
“Për 25 vite me radhë klasa elitë e politikanëve shqiptarë, është orvatur që të plotësojë nëmënyrë të përsosur, kërkesat politike të brendshme dhe të jashtme amerikane dhe europiane. Klasa elitë e politikanëve shqiptarë, e cila njëherë e një kohë ishte armike e shteteve të NATO-s, pas pranimit të Republikës së Shqipërisë, si një shtet anëtar më të drejta të plota, nisën akuzimet e ndërsjella mbi vonesën e hyrjes së saj në këtë organizatë. Si rrjedhojë, shtetet perëndimorë, u kanë dhënë shumë përparësi kërkesave të tyre politike dhe ushtarake, duke ua caktuar kryerjen e tyre, si detyra shtëpie Republikës së Shqipërisë. Një pjesë e këtyre kërkesave politike dhe ushtarake, kanë të bëjnë me politikën e jashtme shqiptare”.
“Klasa elitë e politikanëve shqiptarë, me synimin e shprehjes sa më mirë të servilizmit të saj ndaj shteteve të fuqishëm perëndimorë, ka dërguar vazhdimisht trupa të rregullta ushtarake, në shtetet muslimanë të Afganistanit, Irakut, Nigerisë, Somalisë, Sudanit dhe gjetkë. Madje Republika e Shqipërisë, ka mbështetur hapur dhe qartë shtetet perëndimorë, duke mbrojtur me zell të paparë interesat perëndimorë edhe mbi çështjen e sistemit antiraketor dhe të radarëve, i cili gjendet në Republikën e Turqisë, të cilin e kanë kundërshtuar fuqishëm shtetet e Rusisë, Kinës dhe Iranit.Për hir të së vërtetës, lërmëni që t’iu rikujtoj se klasa elitë e politikanëve shqiptarë, ka ndërhyrë dhe në mosmarrëveshjet ndërkombëtare, mes shteteve perëndimorë dhe Republikës Islame Iraniane. Për më tepër ish kryeministri Sali Berisha, dikur duke tejkaluar kompetencat e tij diplomatike, ka shprehur mllefin dhe padijen e tij duke cituar: “Sot unë njoh vetëm një Hitler, në rruzullin tokësor dhe ai Hitler është Mahmud Ahmedinexhadi”.Duke u mbështetur në të dhënat e Wikileaks (Rrjedhjes së të Dhënave) arrijmë në përfundimin se, klasa elitë e politikanëve shqiptarë kur dëshironte të shprehte diçka, mbi marrëdhëniet e saj me Republikën Islame Iraniane, fillimisht duhej t’i merrte leje ambasadës amerikane, në kryeqytetin shqiptar në Tiranë. Si rrjedhojë pohojmë se marrëdhënia e klasës elitë të politikanëve shqiptarë, me politikanët e shteteve perëndimorë, eshtë në në formën e sistemit vasal mesjetar”.
“Në ditët e sotme shtetet perëndimorë, synojnë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Republikën Islame Iraniane. Pas dështimit të zbatimit të embargos disavjeçare, shtetet perëndimorë tanimë e kanë kuptuar se, me anë të embargos nuk do të mund t’i nënshtrojnë as shtetin dhe as popullin trim iranian, prandaj dhe u kanë hapur derën një epoke të re. Marrëveshja e arritur mbi programin bërthamor iranian, mes shteteve të fuqishëm perëndimorë dhe Republikës Islame Iraniane, zotëron fuqinë e duhur për t’i dhënë formë zhvillimeve politike, në arenën politike ndërkombëtare për dhjetë vitet vijuese. Shumica e politikanëve amerikanë, duan qëçështja e programit bërthamor iranian,të mbyllet me këtë marrëveshje dhe duan që të përfitojnë, nga mundësitë ekonomike që ofron tregu iranian. Ndërsa klasa politike europiane po pret me një oreks të madh ekonomik këtë marrëveshje. Ne dimë shumë faktin se, ndonëse marrëveshja e arritur nuk ka hyrë në fuqi, shumë shoqëri euro-amerikane kanë mbushur tanimë udhët e kryeqytetit iranian të Teheranit”.
“Donald Trump miliardieri, filantropisti dhe kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, duke parashikuar rrjedhën e ngjarjeve, që do të ndjekë Republika Islame Iraniane pas kësaj marrëveshje, theksonte: “Irani do të bëhet një shtet shumë i pasur dhe shumë i fuqishëm”. Ai pra bëri të mundur emocionimin dhe gëzimine botës kapitaliste perëndimore. Si rrjedhojë dhe ne si shqiptarë jemi të mendimit se, të tërë këto faktorë na shtyjnë që të besojmë se, ka ardhur koha që duhet të rivlerësojmë politikën tonë të jashtme”.
“Ndonëse në të shkuarën Republika e Shqipërisë, nuk ka patur lidhje të forta historike me Republikën Islame Iraniane, duhet të pranojmë faktin se kjo e fundit, është shndërruar në shtetin më të fuqishëm musliman, të rajonit të Lindjes së Mesme. Një tjetër arsye e rëndësishme, që na nxit të ndërtojmë marrëdhënie më të ngrohta ekonomike me Republikën Islame Iraniane, e cila zotëron një popullsi 80 milionëshe dhe është e pasur me naftë dhe me gaz natyror, është fakti se kjo e fundit mund të ndërhyjë në politikat e jashtme të Rusisë dhe të Serbisë, shtete këta që kanë patur dhe kanë historikisht probleme dhe shqetësime me ne si shqiptarë. Janë me miliona iranianët, të cilët për çdo vit vizitojnë Turqinë dhe shtetet arabe, duke shpenzuar miliarda dollarë. Numri i turistëve iranianë, të cilët vizitojnë Turqinë brenda një viti është 1.5 milionë dhe për ata të cilët e dinë faktin se, iranianët e shohin Turqinë si nje qendër tregtare gjigante, ku mund të blejnë më lirë artikujt e shteteve perëndimorë, duhet të orvaten seriozisht që t’i tërheqin këta të fundit, që të vijnë dhe t’i kryejnë pushimet verore në Republikën e Shqipërisë”.
“Tani dua të nënvizoj faktin se, për sigurimin e kushteve më të mira në fushën energjitike, Republika e Shqipërisë duhet të ndërtojë marrëdhënie më të ngrohta me Republikën Islame Iraniane, duke i dhënë kësaj të fundit të njëjtat të drejta kërkimore të naftës, ashtu siç i ka dhënë edhe shoqërive perëndimore të naftës, të cilat jo rrallëherëi keqpërdorin këto kërkime, në rajonin e Detit Adriatik”.
“Lërmëni t’iu shpreh mendimin tim se Republika e Shqipërisë, duke ndërtuar marrëdhënie më të ngrohta me Republikën Islame Iraniane, mund të ngrejë prestigjinin e saj dhe mund t’i detyrojë shtetet armike të saj, që ta respektojnë më shumë në arenën ndërkombëtarë politike”.
“Ne jetojmë në një epokë, ku shtetet e fuqishëm perëndimorë, po zgjidhin çdo mosmarrëveshje me Republikën Islame Iraniane, pra as ne si shqiptarë të mos mbetemi pas në këtë drejtim dhe të mos sillemi më katolikë së papa. Republika e Shqipërisë së bashku me Republikën e Kosovës, duhet të nisin marrëdhëniet, këshillimet, mbledhjet dhe diskutimet e përbashkëta me Republikën Islame Iraniane, që të mos mbeten më shtete të prapambetura dhe në këto dhjetë vitet vijuese, sepse tek e fundit kjo është dhe detyra dhe përgjegjësia e tyre historike”.
“Po e mbyll artikullin tim, duke iu rikujtuar çdo shqiptari qëthotë me zemër: “Shqipëri o Nëna Ime” duhet t’u japë përparësi interesave popullore dhe kombëtare, përpara interesave dhe planeve të shteteve perëndimorë. Shpëtimi ekonomik dhe strategjik i Republikës së Shqipërisë, bëhet i mundur duke u lidhur ngushtë me Republikën Islame Iraniane. Pra të mos bëjmë gabimin e radhës, duke refuzuar këtë mundësi të artë, që të mos përballemi me një të vërtetë tjetër të pamohueshme historike në të ardmen”.