Rreth 300 studentë australianë vizitojnë xhaminë në Langwarrin; mësojnë në lidhje me mëshirën e Islamit

  • None
Publikuar në Gus. 19, 2015, mesnatë

Studentët nga Kolegji Padua, në Mornington, Australi, patën një paraqitje të  shkurtër në Botën e Islamit gjatë një vizite në një xhami në Langwarrin.

Ky është viti i dytë me radhë, që studentët e kolegjit vizitojnë Xhaminë Bejt -ul-Salam , ku ata dëgjuan predikimin  në lidhje me mësimet themelore të Islamit nga Iman Sejid  Wadud Xhanud. 

Qëllimi i kësaj vizite është që të mësojmë të rinjtë australianë për Islamin, dhe pastrojmë nga çdo keqkuptim dhe perceptimet negative që ata kanë, tha zëdhënësja  e Xhamisë, Sufie Aziz.

Duke vizituar xhaminë  në grupe të mëdha gjatë dy ditëve, rreth 300 studentë  mësuan nga Iman Janudi se Islami është një fe që mëson paqen, tolerancën dhe harmoninë.

Ai foli rreth asaj se si mësimet Islame kanë lidhje me jetën e përditshme të muslimanit nëpërmjet namazit,  përkujtimeve,  konceptit islamik të bamirësisë dhe vizitës apo haxhillëkut në Meke.

Kushdo që kryen një akt barbar apo çfarëdo forme të terrorizmit në emër të Islamit kjo nuk ka të bëjë me mësimet e tij të vërteta, u tha studentëve Iman Janudi.

Ai tha se Profeti Muhammed (paqja qoftë mbi të) ka përkrahur lirinë fetare, të drejtat e grave, dhe ka punuar pa pushim për të vendosur paqen dhe tolerancën në shoqëri.

Ndërsa në xhami, për studentët e Padova-s u u hapë një ekspozitë e Kur'anit dhe literaturës Islame, si dhe broshura rreth mësimeve se çfarë thotë  Kur'ani mbi shkencën, kozmologjisë, dashurinë, vëllazërinë, paqen dhe humanizmin.