Fatima Salva pilotja 26 vjeqare në indi

  • None
Publikuar në Korrik 24, 2015, mesnatë

Syed Ashfak Ahmed, një punëtor i përditshëm i një furre në Hyderabad, kurrë nuk e kishte imagjinuar që vajza e tij 26-vjeçare do të bëhet një pilote. Por në sajë të vendosmërisë së saj dhe të vullnetit, Syeda Salva Fatima është tani Kapitene dhe poashtu në mënyrë efektive njëra nga disa femra myslimane në Indi që mban licencë piloteje komerciale.  Fatimja nuk lejoji që varfëria e saj të jetë një pengesë për suksesin e saj dhe historia se si ajo realizoi këtë akt heroik mund të shërbejë si një shembull për të gjithë.

 

 Pas përfundimit të shkollimit para-universitar, ajo u pranua në një institut i cili ofronte stërvitje falas për Inxhinieri, agrikulturë dhe mjekësi. Në ceremoninë inauguruese të serisë, instruktori i institutit kërkoi nga Fatima përgjigjen e kësaj pyetjeje, Çfarë ju pëlqen të bëheni? Përgjigja e saj e mprehtë befasoi të gjithë, duke përfshirë edhe shefin mysafir Zahid Ali Hani - që ishte redaktor i përditshëm Urdu Siasat: Pilot.  Zotëri Hani ishte impresionuar dhe kërkoi që ta takonte këtë vajzë më vonë.

 

Pas dëgjimit të tregimit tim, zotëri Zahid Ali Khan, më ofroi mbështetje financiare që t'i nënshtrohem trajnimit për pilot. Unë nuk mund t’i besoja veshëve të mi; ajo ishte si një ëndërr që dukej e vërtetë. T’i bie shkurt unë  e falënderoj shumë atë ,  tha Fatimja.

 

Ajo iu nënshtrua pesë vjet trajnimit rigoroz në Akademinë e aviacionit “Andhra Pradesh” dhe mori licencën e pilotes komerciale, licencën e pilotes private si dhe licencën e operatorit fluturues radio-telefonik.  Zahid Ali Hani, i cili inkurajoi Fatiman për të shkuar përpara dhe duke i dhënë mundësi me ndihmë financiare, tha: Unë kam qenë i detyruar t’i ndihmojë vajzës ambicioze pasi ajo kishte zgjedhur një sektor në të cilin përfaqësimi mysliman është pothuajse i papërfillshëm por, ia doli me sukses.