Pakistani “i gatshëm për të mbrojtur vendin e shenjtë kundër Huthëve”

  • Kujdestari i dy Xhamive të Shenjta, Mbreti Salman dhe Kryetari i Pakistanit, Mamnun Hussein në Xheddah.
Publikuar në Qershor 27, 2015, mesnatë

Kryetari i Pakistanit, Mamnun Hussein i ka premtuar kujdestarit të dy Xhamive të Shenjta,  Mbretit Salman, se vendi i tij do të jetë i gatshëm për të mbrojtur Mbretërinë Saudite nëse Huthët arrijnë të hyjnë në territorin e Arabisë Saudite.

Mamnun Hussein i bëri komentet gjatë një takimi me mbretin Salman në Arabinë Saudite. Princi  Muhammed bin Naif, zëvendës Kryeministër dhe Ministër i Brendshëm, ishte gjithashtu i pranishëm. Mamnun Hussein është shoqëruar nga Ambasadori Manzur ul Hak dhe Konsulli i Përgjithshëm, Aftab Khukher.

Më vonë, në një intervistë me një gazetë  lokale, Husseini tha: Ka dy milion pakistanezë që jetojnë në Arabinë Saudite dhe ata do të jenë të parët  për të mbrojtur Arabinë Saudite atë, tha ai.

Ai tha se ka pasur disa takime me liderët Sauditë  dhe udhëheqësit e vendeve të tjera, kur filloi kriza në Jemen. Organizata e Konferencës Islamike  kohët e fundit ka pasur një takim në Xheddah për të afirmuar mbështetjen e saj për Mbretërinë Saudite. Bota Muslimane është duke shpresuar për një zgjidhje paqësore të situatës, tha ai.

Mamnun Husseini gjithashtu lavdëroi mbretin Selman për shërbimet e tij për haxhinjt që vizitojnë vendet e shenjta për Haxh dhe Umre. Në përgjigje, mbreti tha se Mbretërisë Saudite iu besua një përgjegjësi e shenjtë për t’u shërbyer haxhinjve  dhe për të siguruar paqen dhe stabilitetin në Mbretërinë Saudite.

Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu për marrëdhëniet dypalëshe, zhvillimet në rajon dhe çështjet me interes të përbashkët. Hussein ka thënë se populli dhe Qeveria e Pakistanit vlerësojnë mbretërinë dhe mbretin me  nderim të lartë.

Mbreti Salman tha se Mbretëria Saudite  vazhdon të ketë lidhje të forta me Pakistanin dhe se vendi po përfiton nga kontributi i punonjësve të Pakistanit, të cilët janë të njohur për sjelljen e tyre të mirë. Mbreti pranoi ftesën Husseinit për të vizituar Pakistanin. 



Burimi : Arab News