Jordania do të zëvendësojë Arabinë Saudite në Këshillin e Sigurimit

  • Jordania do të zëvendësojë Arabinë Saudite në Këshillin e Sigurimit për një mandat dy –vjeçar
Publikuar në Nën. 14, 2013, 1 a.m.

Jordania do të zëvendësojë Arabinë Saudite në Këshillin e Sigurimit për një mandat dy –vjeçar, duke filluar në janar të vitit 2014, pas refuzimit të paparë  nga Sauditët, të cilët vetëm pas disa orëve që u zgjedhën e refuzuan ulësen, tha një diplomat i OKB-së.
    Washington Post citoi diplomatin, duke folur në kushte anonimiteti, për shkak se marrëveshja ishte bërë privatisht, duke thënë se ambasadori i Jordanisë  në OKB, Princi Zeid el Huseini ishte duke fluturuar në Aman të enjten natën, për të diskutuar rolin e ri të Jordanisë në organin më të fuqishëm të OKB-së. Ambasadori i Jordanisë  në OKB, Princi Zeid el Huseini ishte duke fluturuar në Aman të enjten natën për të diskutuar rolin e ri të Jordanisë në rreth organit më të fuqishëm të OKB-së.
      Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, e cila votoi më 17 tetor 2013, që t’ia japin Arabinë Saudite vendin e rezervuar tradicionalisht për një shtet arab në këshill, do të duhet të miratojë zyrtarisht Jordaninë si një zëvendësim. Jordania është, pothuajse, e sigurtë që do të jetë kandidati i vetëm, sepse zgjedhja e saj është e siguruar praktikisht.
    Jordania, e cila ndan një kufi me subjektin cionist, Izraelin, ka qenë një lojtar kyç në prapa –skena në përpjekjet për t'i dhënë fund konfliktit Izraelito -Palestinez.

     Sekretari Amerikan i Shtetit ishte në Aman të enjten, duke u përpjekur që të mbledh përkrahje për përpjekjet e tij të falënderimit nga Mbreti Abdullah i Dytë dhe paralajmërojë kthimin e dhunës, nëse dështojnë përpjekjet për paqe.

      Diplomatët nga një numër vendesh u përpoqën që të bindin Arabinë Saudite për të ndryshuar mendjen e saj dhe të marrë ulësen, duke argumentuar se ajo mund të arrijë më shumë në brendësi të këshillit se sa jashtë tij . Por, Sauditët nuk e ndërruan mendjen, nuk u tërhoqën.