Valë migrantësh nëpër Mesdhe drejt Evropës
Djali 16 vjeçar nga Somalia i cili ka mbijetuar fatkeqësinë në të cilin janë mbytur së paku 800 njerëz të cilët nga Libia kanë tentuar të arrijnë në Evropë, ka treguar si se kontrabandistët kanë maltretuar migrantët. Djaloshi i quajtur Xhemal, i i cili ishte njëri prej 28 të mbijetuarëve ka deklaruar: “Njëri nga problemet të cilët kemi përjetuar në Libi është se na i kanë marrë të hollat dhe na kanë rrahur. Disa njerëz të cilët i kam njohur kanë vdek nga uria. Kontrabanduesit nuk na kanë lejuar të ndëgjohemi me familjet, nuk na kanë dhënë ushqim dhe vazhdimisht na kanë rrahur”. Në ndërkohë, anija e rojeve itaiane bregdetare ka transortuar më shumë se 400 migrantë në portin sicilian Augusta. Janë shpëtuar nga anija e cia përmbytej në ujërat e detit Mesdhe, në Katania, në Sicili.
“Në limanin Augusta, e cila gjendet jo larg Katanisë, janë sjellur 446 migrantë. Aktualisht janë duke i kontrolluar mjekët, e pastaj do të vendosen në qendrën pranuese. Fjala është për grupin e migrantëve të cilët janë shpëtuar dje në ujërat e Kalabrisë,e pastaj janë përcjellur në Sicili, në qendrat shpëtuse”. “Gjatë kësaj kohe është mbajtur seanca ndëgjimore kundër kapitenit dhe ndihmëskapitenit të anijes, në të cilin gjatë javës së kaluar janë përmbytur disa qindra persona. Fjala është për humbjen më të madhe jetërash njerëzish nga fillimi i dukurisë migruese në Mesdhe. Rrëfimet që i kemi dëgjuar janë trishtuese. Kryeministri italian Matteo Renzi ka thënë se nga Bashkimi Evropian kërkon ndryshimin e taktikës kur është fjala për kontrollin e detit Mesdhe.”Çështja është rreth prioritetit të cilin duhet kërkuar nga Bashkimi Evropian, duam diç tjetër nga themelimi të grupit të vendeve ekonomike. Duam diç tjetër nga grupi specialistëve teknik të cilët njohin të gjitha parimet e dinamikës gjeopolitike, por harojnë të japin ndonjë përgjegje gjatë momentit të vuajtjes. Jam optimist se Bashkimi Evropian mund të ndryshojë taktikën”, ka cek ai. Organizata ndërkombëtare e migrimit(IOM) më heret ka paralajmëruar se numri i migrantëve të vdekur këtë vitë mund të arrij në 30.000. IOM-i ka kumtuar se nga fillimi i vitit kanë pësuar 1.727 migrantë duke u përpjekur nga Afrika Veriore të kalojnë në Evropë. Gjatë periudhës së njëjtë vitin e kaluar kanë qenë vetëm 56 viktima.”Po frigohem se numri i përgjithshëm i viktimave në vitin 2014 që ishte 3.279 migrantë, do të mund të tejkalohet gjatë disa javëve të ardhshme”.” Duam që njerëzit të kuptojnë shpejt se kësi lloj vdekjesh mund të vijnë në këtë vit”, ka thënë zëdhënësi i IOM-it Joel Millman. UNHCR-i, agjencioni i Kombeve të Bashkuara për refugjatë ka kumtuar se beson se tragjedia e cila ka ndodh gjatë këtij vikendi ishte më vdekjerurëse gjer tani.”Nga informatat të cilët i kemi në dispozicion, UNCR-i beson se numri i viktimave ka kaluar 800, dhe se kjo ishte tragjedia më vdekjeprurëse në Mesdhe të cilin e kemi pas gjer tani”, shtoi ai. Prokurorët italian kanë akuzuar kapitenin e anijes nga Tunizia për pranimin e shumë më tepër udhëtarëve se që ka mund të pranoj anija e cila u fundos pran bregdetit libian.
Kapiteni i anijes dhe siriani i cili ishte anëtar i ekuiazhit të anijes ishin në mes 28 të mbijetuarëve të cilët kanë mbërri në limanin sicilian Katania të hënën mbrëma. Anijet italiane kanë shëtuar më shumë se 10.000 njerëz nga deti Mesdhe gjatë dy javëve të kaluara, që është numër që kurrë nuk është shënuar gjer tani për këtë periudhë të shkurtër kohore, kanë cek zyrtarët italian.
Pritet që për planin prej 10 pikësh të ndalimit të mbytjeve në Mesdhe, të cilin e ka prezantuar Komisioni Evropian të hënën, do të shqyrtohet në samitin e jashtëzakonshëm të liderëve të Bashkimit Evropian ditën e enjte.
Burimi : Al Jazeera