Xhamia më e vjetër e Japonisë pranon 100 vizitorë gjatë fundjavës

  • None
Publikuar në Prill 1, 2015, mesnatë

Një nga xhamitë më të vjetra dhe më të mëdha në Japoni ka mbajtur vizita të lira gjatë vitit të kaluar, duke ju ofruar vizitorëve të interesuar informata rreth Islamit dhe mësimeve të tij, raportojnë  burimet e mediave.

Xhamia e Tokios është xhamia më e madhe në Japoni, e cila ishte ndërtuar fillimisht së bashku me një shkollë në afërsi më 12 maj 1938, nga emigrantët tatarë nga Rusia që kishin ardhur në Japoni pas Revolucionit të Tetorit

Aktualisht, xhamia pranon rreth 100 vizitorë gjatë fundjavës, në krahasim me vetëm 20 vizitorë para problemit të pengjëve.

Vizitorëve në xhami  u janë ofruar vizita të lira që nga dita kur filloi një program i ri i cili nisi në prillin e vitit të kaluar.

Gjatë vizitave, pjesëmarrësit marrin shpjegime rreth mësimeve Islame dhe rreth funksionit fetar të xhamisë nga Shimoyama, një besimtar musliman. Ata lejohen, gjithashtu, të zbatojnë namazin.

Numri i njerëzve të cilët kanë kërkuar për të vizituar xhaminë është rritur ndjeshëm pasi që grupi i ISIS-it ka mbajtur peng dy japonezë në Siri.

“Unë e kuptova për herë të parë  Islamin në xhami, nuk kam pasur asnjë njohuri në lidhje me fenë Islame kur ndodhi situata me pengjët,”  tha Yuki Obayashi, 22 vjeçar, një zyrtar i lartë në një universitet në Tokio, i cili mori pjesë në një vizitë të mbajtur muajin e kaluar.   

Shimoyama, një besimtar mysliman, ndjen se gjithnjë e më shumë njerëz janë duke u përpjekur për të kuptuar Islamin që nga kriza e pengjeve.

Xhamia është ndërtuar nën drejtimin e Abdürreşid Ibrahimit, Imamit të parë të xhamisë, dhe Abdülhay Kurban Aliu.

Sipas Shoqatës Muslimane Japoneze, me qendër në Tokio, në Japoni janë  në mes 70 dhe 80 xhami.  

Islami filloi në Japoni në  vitin 1920 nëpërmjet emigracionit të disa qindra muslimanë turq nga Rusia pas revolucionit rus, dhe në vitin 1930, numri i muslimanëve në vend arriti rreth 1.000 prej prejardhjeve  të ndryshme.

Një valë tjetër e emigrantëve, të cilët e rritën popullsinë muslimane arriti kulmin  në vitet 1980-ta, së bashku me punëtorët emigrantë nga Irani, Pakistani dhe Bangladeshi.

Vlen të përmendet se Japonia sot konsiderohet atdheu i një komuniteti të lulëzuar musliman prej rreth 120.000, në mesin e gati 127 milionë banorëve, që zënë vendin e dhjetë më të populluar në botë.