Dijetari budist nga India përqafon Islamin

  • None
Publikuar në Mars 25, 2015, 1 a.m.

Një dijetar budist nga India e përqafoi Islamin në Turqi.

Sipas faqes ueb trt.turk, 33-vjeçari Shilendra Sing përqafoi Islamin pas hulumtimeve të gjera për fenë.

Interesimi i tij për Islamin filloi kur ai ishte duke studiuar për MA në një universitet të Malajzisë. 

Në Malajzi, kur unë i kam shikuar miqtë e mi arabë duke falur namazin, unë ndjeva një boshllëk në jetën time. Unë u ndjeva se jam  shumë largë nga Zoti. Kjo është arsyeja pse unë kam filluar për të bërë kërkime mbi Islamin. 

Shilendra Sing pastaj shkoi në Turqi për të doktoruar në Universitetin Hacettepe në Ankara.

Më në fund, në Turqi mora vendimin për t'u bërë musliman.

Kam studiuar dhjetë vjet për të mbushur zbrazëtirën shpirtërore që kam ndjerë në veten time, tani mendoj se gjëja më e mirë për të plotësuar  këtë boshllëk është leximi i ajeteve të Kur’anit të Shenjtë, thotë ai. 

Shilendra Sing ka zgjedhur emrin e ri, tani quhet Ali.

Ai thotë se e zgjodha këtë emër sepse karakteri i madh i Imam Aliu vërtet më ka frymëzuar.