U hap Qendra Kur'anore-Islamike në Nigeri

  • None
Publikuar në Mars 22, 2015, 1 a.m.

Një qendër Kur'anore-Islamike u hap në Oyo të Nigerisë.

Instituti i Bamirësisë me qendër në Katar ka themeluar Qendrën Kur’anore-Islamike në shtetin më të populluar të Afrikës, në Nigeri, raportoi gazeta e përditshme Al-Shark.

   

Qendra përfshin një xhami dhe klasa për të mbajtur kurse për shkencat Kur'anore dhe Islamike.

   

Xhamia e qendrës mund të pranoi  150 besimtarë dhe aty do të falet  namazi me xhemat.

  

Aty, gjithashtu, do të mbahen ligjërata fetare dhe kurse për hivz, për të mësuar Kur’anin përmendësh.

  

Një zyrtar i Institutit tha se qendra ka për qëllim të promovojë Islamin e moderuar në rajon dhe për të inkurajuar të rinjtë që të zhvillojnë lidhje më të thellë me Kur’anin dhe për të promovuar mësimet Islame në mesin e tyre.

    

Oyo është një shtet në brendësi të Nigerisë jug-perëndimore, me kryeqytetin e saj në Ibadan.