Garat e hafizëve të Kur’ani të Shenjtë po zhvillohen në Indi

  • None
Publikuar në Mars 15, 2015, 1 a.m.

Rektori i Xhamia Islamiya Asha'atul Ulum në Dhule, në shtetin Maharashtra të Indisë, të premten përuroi  Garat e 8-ta të Kur’anit të Indisë, në mësimin përmendësh  të Kur’anit dhe në këndimin e Kur’anit, në Kolegjin Xhamia Islamiya të Inxhinierisë dhe Politeknikes në Akkalkuwa.

   

Një total prej 274 garuesve nga 23 shtete indiane janë kualifikuar për këtë garë të veçantë të organizuar në çdo tre vjet që nga viti 1994. Një total prej 3148 garuesve nga 1400 Medrese kanë marrë pjesë në raundet kualifikuese të zhvilluara në 26 shtete.

   

Me rastin e kësaj ngjarje tre-ditore të Garave të Kur'anit të Shenjtë, Kolegji  Xhamia Islamiya i Inxhinierisë dhe Politeknikës është emëruar si 'Wadi-e-Ku’ran , dhe i gjithë kampusit ka qenë i dekoruar.

   

Garat Kur’anore janë planifikuar të përfundojnë të dielen me një ceremoni ku do të ndahen shpërblimet.   

    

Juria e Garave Kur’anore përbëhet prej dy personaliteteve të shquara të cilët janë : Shejh Musa Bilal Maniyar Makki dhe Shejh  Rijaz Ahmed Mazahri, përfaqësues i Nadwatul Ulemave.

   

Në fillim të garave, gjatë inagurimit, Rektori i  Xhamia Akkalkuwa, Shejh Ghulam Muhammed Vastanvi tha se sekreti i suksesit për muslimanët është në të vërtetë 'nuk është sekret'.

 

Është Kur’ani dhe uniteti që do t’i çojë muslimanët tek suksesi, tha ai në fjalimin e tij përurues.



Burimi : www.ummid.com