Basketbollistja muslimane-amerikane dëshiron të luaj me shami

  • None
Publikuar në Mars 4, 2015, 1 a.m.

Boshnjakja, muslimane –amerikane, Indira Kaljo ka bërë një kërkesë të suksesshme tek Federata Ndërkombëtare e Bashketbollit (FIBA) ​​për ta lejuar mbajtjen e shamisë në lojërat e brendshme, por jo në garat ndërkombëtar, ende.

    

Një vit më parë, Indira Kaljo, një basketbolliste muslimane u mbulua  me shami. 

   

Ajo e mori vendimin pas zgjimit gjatë një udhëtimi bamirësie në Haiti, që ishte goditur nga tërmeti.

  

Por lojtarja boshnjake-amerikane shpejt e kuptoi se ajo nuk do të jetë në gjendje për të luajtur profesionalisht në Evropë sepse Federata Ndërkombëtare e Bashketbollit (FIBA) e kishte ndaluar përdorimin e çdo lloj të kapele, përfshirë shaminë, turbanë apo yarmulke, gjatë lojërave zyrtare.

   

Kjo nuk ka kuptim, thotë Indira Kaljo, e cili beson se ndalesa  diskriminon sportistet të cilët duan të ndjekin besimin e tyre, duke përfshirë sikhët dhe hebrenjtë.

    

Në  vitin 2014, ajo e filloi një peticion online, e cila ka mbledhur rreth  70.000 nënshkrime, duke tërhequr vëmendjen në mbarë botën për ndalimin dhe, thotë ajo, ka ndikuar në Federatën Ndërkombëtare të Basketbollit, apo FIBA, për të zbutur qëndrimin e saj për shaminë e  kokës.

    

Në të vërtetë, në muajin shtator, 2014 Federata Ndërkombëtare e  Bashketbollit, (FIBA) ​​njoftoi se femrat do të lejohen të mbajnë shami fetare në lojëra lokale të basketbollit, për një periudhë të përkohshme dy-vjeçare.

   

Dy javë pas vendimit të FIBA-s, ekipi i basketbollit i femrave të  Katarit u tërhoq nga Lojrat e Azisë, 2015, në shenjë proteste për ndalimin e shamisë.

  

Federata Ndërkombëtare e Bashketbollit, (FIBA), thotë se vendimi i saj nuk ka të bëjë me fenë, por ka të bëjë vetëm për shqetësimet sportive. Sipas artikullit, të gjitha llojet e kapelave, pajisjet e flokëve dhe bizhuteritë janë të ndaluara.

    

Indiria Kaljo tani është në Stamboll. Ajo thotë se ka qenë shumë e rehatshme ndërsa luante e mbuluar me shami. Unë luaj njëjtë. Për mua, unë jam më rehat tani se më parë (kur) unë isha duke luajtur pa shami apo e zbuluar, thotë Indira Kaljo, duke shtuar se fustani i saj i gjatë me mëngë i bërë  nga një material sportiv më ndihmon më mirë sepse përmban djersën, e cila mund të jetë nganjëherë e pakëndshme, veçanërisht në kontakt të ngushtë me lojtarë të tjerë.

    

Herën e parë kur kam luajtur me shami, kam pasur një lojë të mirë, tha ajo.

  

Kjo më bën vërtetë të ndihem e trishtuar kur dëgjoj nga femrat se janë ndaluar për t’u mbuluar me shami, ” ankohet  Indira Kaljo.

   

Atletja e pasionuar beson se do të ketë më shumë femra muslimane që do të luajnë basketboll për të përfaqësuar vendin e tyre, në qoftë se FIBA ​​e zgjatë afatin e vendimin të shtatorit 2014 në nivel ndërkombëtar.

  

Aktualisht, ajo  e vazhdon karrierën e saj në ekipin e Arabisë Saudite, i cili është themeluar në vitin 2006, duke marrë pjesë në gara private vendore dhe ndërkombëtare, pasi nuk ka ligë zyrtare kombëtare në vend.

  

Mendoj se gratë muslimane duhet të jetë të rehatshme në veten e tyre, nëse ato e vejnë shaminë, thotë Indira Kaljo, e cila është gjithashtu udhëheqëse aktive  e një OJQ- je e cila synon të promovojë zhvillimin personal për femrat muslimane përmes sportit.

  

Dy femra në Arabinë Saudite u liruan javën e kaluar, pas më shumë se dy muaj në burg për shkak të vozitjes së makinës, që është e ndaluar për femrat në Arabinë Saudite.

   

Indira Kaljo mendon se edhe ky ndalim duhet të hiqet si vendimet e tjera që kufizojnë pjesëmarrjen e femra në jetën e përditshme.



Burimi : World Bulletin