Ndalohet përkthimi i Kur'anit pa tekstin origjinal

  • None
Publikuar në Nën. 23, 2014, 1 a.m.

Përkthimi i Kur'anit pa tekstin origjinal në gjuhën arabe është i ndaluar edhe nëse do të thoshte për përhapjen tek jomuslimanët, tha Myftiu i Malajzisë, Tan Sri Harussani Zakaria.

   

Ai tha se kjo është për shkak se një përkthim i tillë mund të mos jetë i saktë.

    

Përkthimi i Kur’anit duhet të marrë parasysh ilmu alat (njohuri të instrumenteve), ilmu mantik (studim i arsyetimit, i saktë) dhe ilmu nahu (gramatikën).

   

Të gjithë duhet të ndjekin rregulla të caktuara. Ne nuk mund të lejojmë pa tekstin origjinal të pranishëm për shkak se nuk do të ketë kuptim, as të kuptuarit e vërtetë, u tha ai gazetarëve të hënën, pas mbylljes të një seminari të organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Departamenti për Zhvillimin Islamik.

    

Myftiu, Tan Sri Harussani Zakaria, i cili është edhe kryetar i Këshillit Botues dhe Mbikëqyrës i Bordit të Kur'anit, e komentoi një kërkesë të një gruaje lektore e cila donte të përkthej Kur'anin në gjuhë të tjera pa tekstin origjinal në arabisht të pranishëm, me qëllim të mirë, për shërbim të jomuslimanëve.

     

Lektorja kishte shkuar tek Ministri i Malajzisë për të kërkuar leje për të bërë këtë, por i ishte thënë se Këshilli Kombëtar Fetva (Vendime) e ndaloi atë.