Irani ndikues në ekuacionet rajonale

  • Kryetarin e Kuvendit të Iranit (Mexhlisi), Ali Larixhani me Fumio Kishida nga Japonia
Publikuar në Nën. 12, 2013, 1 a.m.

Ministri i Jashtëm i Japonisë, Fumio Kishida tha se Irani ka kapacitet të madh për të luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimet rajonale.

Ministri i Jashtëm i Japonisë, Fumio Kishida tha se Irani ka kapacitet të madh për të luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimet rajonale.
     Sipas Press TV, në një takim me Kryetarin e Kuvendit të Iranit (Mexhlisi), Ali Larixhani, ditën e shtunë, më 9 nëntor 2013, me Fumio Kishida nga Japonia,  i cili shprehu gatishmërinë e Japonisë për të shkëmbyer pikëpamjet me Iranin në lidhje me krizën në Siri dhe në Afganistan, si dhe vendosjen e paqes dhe sigurisë në rajon .
      Ministri i Jashtëm japonez arriti të shtunën në kryeqytetin e Iranit, në Teheran, për një vizitë zyrtare dy –ditore, ku do të zhvillojë bisedime me zyrtarë të lartë iranianë.
      Fumio Kishida, për më tepër, tha se Japonia është optimiste në lidhje me nisedimet bërthamore midis Iranit dhe pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së - Britania, Kina, Franca , Rusia dhe SHBA - plus Gjermani në qytetin  zviceran të Gjenevës.   

     Kryetari i Kuvendit, Ali Larixhani, ndër të tjera tha:

    “Forcimi i  marrëdhënjëve midis Iranit dhe Japonisë do të jetë i përçueshëm për vendosjen e paqes dhe sigurisë në rajon.”
     Zyrtari iranian shtoi se të dy vendet kanë kapacitete të mëdha për të zgjeruar bashkëpunimin në fusha të ndryshme, sidomos të naftës dhe gazit, si dhe në projektet e infrastrukturës, duke shtuar se:

       Nga prania e Japonisë në aktivitete të përbashkëta ekonomike dhe investimeve në Iran,  do të përfitojnë të dyja vendet .
      Duke komentuar rreth programit bërthamor të Iranit për energji, Ali Larixhani tha:

     Irani asnjëherë nuk ka pasur për qëllim ndërtimin e një arme bërthamore, por përdorimin paqësor të energjisë bërthamore, duke përfshirë pasurimin, për këtë ka të drejtë. 



Burimi : Press Tv