Bastardët ”tanë” vehabi përdorën si lodra të armatosura

nga Pepe Escobar | Publikuar në Shta. 20, 2013, mesnatë

Jeta është e mirë në qoftë se ju jeni një anëtar i Klubit të Kundër Revolucionit të Gjirit, i njohur zyrtarisht si Këshillit i Bashkëpunimit të Gjirit ( GCC) . Ju mund të shtypni Pranverën Arabe sipas dëshirës. Ju mund të punësoni të gjithë batakçinjt, budallenjt në Dar el-Islam, (në vendet islame), për të çuar përpara, për të thelluar ndarjen sektare sunnite - shiite. Ju mund të implikoheni thellësisht në shkatërrimin e Sirisë. Ju mund ta trajtoni një pjesë të konsiderueshme të popullatës si qytetarë të dorës së tretë.
      Ju do të shpërbleheni me lodra të shtrenjta. Dhe në një rast të veçantë - Arabia Saudite - madje edhe me një ulëse dy- vjeçare në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
     Shtëpia (Familja) e Saudëve me profesionalizëm merret me  manipulimin e Islamit, paraqiten si shtyllë e legjitimitetit të Islamit.  Shtëpia e Sauditëve kontrollon haxhin – që u zhvillua këtë javë, një operacion i madh logjistik që legjitimon rolin e saj si lider i sunnitëve.
     Islami, dhe automatikisht e tërë bota islame. Muslimanët që janë të informuar mirë edhe pse janë shumë të vetëdijshëm për gabimet - aq sa ata janë të vetëdijshëm e kuptojnë se si Shtëpia e Saudëve e ka transformuar Mekken në një Las Vegas turistik, luksoz. Kush është përfituesi ? Sigurisht nuk janë haxhinjt. 
     Këtë javë, Agjensia e Mbrojtjes e Sigurimit dhe Bashkëpunimit  të  SHBA-ve njoftoi se kishte njoftuar Kongresin në lidhje me shitjen e shumë metaleve të rënda Arabinë Saudite dhe Emirateteve të  Bashkuara Arabe (EBA). Gjithashtu, edhe municione të ndryshme dhe pajisjet shoqëruese, pjesë të ndryshme, trajnime dhe mbështetje logjistike , vlera e shitjes për Rijadin është: US $ 6.800.000.000, kurse për  Abu Dhabi vlera në dollarë është 4 miliardë $. 
    Bastardët “tanë” vehabi përdorën si lodra të armatosura me marrëveshje të ëmbla, në kompleksin industrialo- ushtarak – Orwellian.
Sekuestrimi?  Buxheti i shtrënguar? Kush kujdeset ? Kush lodhet? Ky është burim fitim i pafund nga kontraktuesi i Gjirit , një “tregim mirëbërës”,  nga superfuqitë e naftës, monopolizuesit monarkë, kundër  keqbërësve të ndryshëm, sot është Iraku, nesër, Irani, më vonë mund të jenë njerëzit e tyre. 
      Izraeli mërzitet, mrrolet, por kjo është vetëm se shfaqje. Izraeli dhe GCC-ja janë në një aleancë, de facto kundër bllokut rajonal, i njohur si boshtin e rezistencës – ku bëjnë pjesë Irani, Iraku, Siria dhe Hizbullahi.     Izraeli nuk do të pengojë GCC  për fluturimet e aeroplanëve F- 15 , F- Eagles 16, Falcons Desert,  as raketat Kruiz,  as satelitët, - bombat dhe  teknologjinë mjaftë lartë të komunikimit. Kjo është vetëm një bashkëpunim ushtarak mbrojtës.
     Natyrisht, kjo është një marrëveshje, këto janë marrëdhënie komode.  Aktualisht, Familja e Saudëve do përballet me mundësinë e një zgjidhje përmes bisedimeve për dosjen bërthamore të Iranit, pas marrëveshjes Ruso- Amerikane rreth armëve kimike të Sirisë. Megjithatë,  tani Shtëpia e Saudëve ka arritur të gjejnë një minber (foltore) për të shprehur zemërimin e saj. Arabia Saudite ka fituar një vend për herë të parë, një mandat dy-vjeçarë, në Këshillin e Sigurimit të OKB  - duke zëvendsuar Pakistanin, si një përfaqësuese e Azisë. 
      Shtëpia e Saudëve është përmbajtur gjithmonë nga konkurimi për një vend në Këshillin e Sigurimit në të kaluarën. Por tani - përballet me versionin e saj të fabrikuar  nga kërcënim ekzistencial , që nuk është vetëm Irani, por edhe Assad në Siri -, prandja është koha për të vepruar.
      Pra, bëhuni gati për të shikuar të zemëruar, të madhërishmen mbretëri mesjetare, mediavelisten famëkeqe të naftës, që do qëndroi si spektatore për të drejtat e njeriut, të drejtat e grave, një mori kokëprerjeve. Kjo është ajo që SHBA  e përshkruante duke kërkuar një rol më aktiv në organet kryesore ndërkombëtare . Kur kjo vlen për bastardët tanë, natyrisht, përndryshe ajo është në lidhje me shtetet terroriste duke u përpjekur të shkatërrojnë rendin ndërkombëtar.
       Një numër i princëve të Shtëpisë së Saudëve tani janë në një betejë ngulfatëse, vdekjeprurëse, për trashigimtar të Mbretit Saudit, mbreti  Abdullah është gati të takohet me princat. A janë këto princat të denjë si  Machiaveli? .
      Machiaveli na mësoi se vullneti individual është aq i rëndësishëm në politikën ndërkombëtare, në përcaktimin e vendimeve të politikës së jashtme. Firenca e ka provuar se pasuria mund të jetë kapriçioze, dhe se si historia mund të jetë  e kushtëzuar. Pra, si një princ i madh e  drejton shtetin e tij ? Me vendosjen e virtytit.
     Oh, jo, kjo nuk ka të bëjë asgjë me të krishterë, që janë mish - mash,  gjithashtu, ndodh të jetë një shtyllë e rëndësishme e konceptit të jashtëzakonshmërisë amerikane. Kjo ka të bëjë me vlerat klasike mbizotërues në Botën e Lashtë - nga Greqia në Persi. Virtyti është kryesori, si në dituri, forcë, kurajo. 
    Pra, sipas këtij standardi të artë, sigurisht, Vladimir Putini mund të  cilësohet si një princ i denjë. Deng Xiaoping sigurisht ishte.  Hassan Rouhani në Iran mund të zbulojë veten të jetë i kalibrit të njëjtë. Por çka pritet prej princave arab të zemëruar, frikacakë, intolerant, por që janë lodër e armotosur rëndë? Ju nuk keni nevojë të jeni një haxhi në Mekkë, për të gjetur përgjigjen tuaj, sepse ajo është bërë si një Disneyland.

Shënim:
Pepe Escobar është autori i librave:
(Nimble Books, 2009).

Pepe Escobar

Pepe Escobar është korrespondent për Azia Times, në Hong Kong, një analist për RT dhe ...