Muslimanët në Filipine krijojnë qeverinë e vet

  • None
Publikuar në Shta. 22, 2014, mesnatë

Kryetari i Filipineve, ku shumica janë të krishterë, propozoi të mërkurën për t’u dhënë muslimanëve në jug të vendit mundësinë për të drejtuar qeverinë e tyre nën flamurin e tyre, pjesë e një plani paqeje që ka për qëllim dhënien fund të kryengritjes 40 vjeçare, ku janë vrarë  150.000 njerëz.

 

Projektligji i paraqitur nga Kryetari Benigno Aquino III në Kongres  nxorri në dritë një marrëveshje paqeje të nënshkruar në muajin mars nga grupi më i madh i myslimanëve të armatosur, me 11.000 luftëtarë, që i përkasin Frontit Çlirimtar Islamik Moro (MILF).

 

Rajoni autonom në ishullin jugor Mindanao, që do të quhet Bangsamoro, do të ketë parlamentin e vet prej 60-të anëtarësh që do të ushtrojnë fuqinë ekskluzive mbi fusha të tilla si bujqësia, tregtia, turizmi dhe arsimi.