Selia e Iranit u trajtua si terroriste! Sulmi kibernetik mund të jetë kryer nga Izraeli

Publikuar në Shta. 9, 2022, 12:22 a.m.

Historiani Olsi Jazexhiu foli përmes një lidhjeje Skype në edicionin e lajmeve në MCN lidhur me vendimin e qeverisë shqiptare për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Jazexhiu e konsideron vendimin e Ramës si një skandal diplomatik vendimin, duke u shprehur se trajtimi si terroristë i një ambasade është akt i paprecedentë. Sipas Jazexhiut ky vendim është marrë për t’u bërë qejfin amerikanëve dhe Izraelit. Jazexhiu nuk përjashton mundësinë që sulmi kibernetik në Shqipëri të jetë kryer nga vet Izraeli për të fajësuar Iranin. Historiani thotë se gjithçka mund të ketë ndodhur pasi Izraeli është tmerruar nga marrëveshja nukleare SHBA-Iran.

 

https://www.youtube.com/watch?v=-Cf1JYY3OX0