Kleriku i el-Kaides nga Jordani denoncon “Halifatin”

  • None
Publikuar në Korrik 4, 2014, mesnatë

Një ideolog militant jordanez dhe klerik i el-Kaides ka denoncuar deklaratën e një Halifati të shpallur nga militantët sunni në Irak dhe Siri, duke paralajmëruar për më shumë gjakderdhje.


    A mundet çdo musliman dhe një person i dobët të gjejë strehim në këtë halifat? Apo do të jetë kjo si një shpatë e mprehtë kundër të gjithë kundërshtarëve? Issam Barkavi, i njohur si Abu Muhammed al-Makdissi, shkroi të mërkurën në Facebook dhe në faqet e militantëve në internet.


    Të dielën, militantët e njohur më parë si i Shtetit Islam i Irakut dhe Levant (ISIL), shpalli një Halifat, një formë e qeverisjes së fundit ishte nën Perandorinë Osmane, në pjesë të pushtuara të Irakut dhe Sirisë.


    Militantët, të cilët riemëruan shtetin tani vetëm si Shteti Islamik (IS), tashmë kontrollojnë sipërfaqe të mëdha të territorit në veri dhe lindje të Sirisë  dhe këtë muaj ka pushtuar hapësira të gjera në Irakun verior dhe perëndimor.


     Çfarë do të ishte fati i luftëtarëve të tjerë islamik në Irak, Siri dhe diku tjetër? pyeti Makdissi, i cili u lirua më 16 qershor, pasi vuajti një dënim me burg për rekrutimin e luftëtarëve të talebanëve.


     Dikur mentor i liderit të  vrarë të el-Kaides në Irak, Abu Musab al-Zarkavi, para se të dy u ndanë rreth dallimeve ideologjike, Makdissi paralajmëroi kundër myslimanëve që vrasin myslimanët.ë.


  Mos mendoni se ju mund të heshtni zërin e drejtësisë duke bërtitur, duke bërë kërcënime, agresion dhe duke mos patur aspak sjellje, tha ai.


   Ekspertët thonë se deklarata e halifatit është një sfidë direkte për el-Kaidën dhe mund të ndezë një garë në drejtimin e grupit ekstremist në pikëpamje globale.


    Lëvizja militante e Jordanisë në përgjithësi është e dominuar nga grupet anti-ISIL që përkrahen nga el-Kaida dhe aleati i tij sirian, Fronti  el-Nusra.  


    Ofensiva në Irak ka ngjallur frikën edhe në Aman se militantët sunnitë do të përpiqen të bartin luftën e tyre në mbretërinë e Jordanisë.


    Jordania tashmë po vuan nga barra e më shumë se 600,000 refugjatëve sirianë, dhe është përballur me sfidën e gjatë që ka të bëjnë me ekstremistët e vetë, shumë prej të cilëve janë bashkuar me militantët apo grupet e lidhura me el-Kaiden në Irakun fqinjë dhe Siri.


    Të hënën, Mbreti Abdullah II bëri thirrje për përkrahje  ndërkombëtare për të ndihmuar Jordaninë të përballet me trazirat rajonale, pas shpalljes së halifatit.