Nasir Kandil: Çfarë zhvillime ka bërë rezistenca në 14 vjet / Cili është projekti ekonomik që do të ndryshojë fatin e rajonit / Surpriza e përgatitur për luftën e fundit nuk janë raketat

Publikuar në Dhj. 27, 2020, 12:26 a.m.

Çështja e fundit për të cilën ne nuk ishim në dijeni u shfaq në videon e lëshuar së fundmi në mediat ushtarake të Hezbollahut ku thuhej se "Misioni përfundoi".Është e qartë se këtu nuk ka asnjë referencë për raketat e drejtuara me precizion, pasi Sayyid Hassan Nasrallah tashmë i ka thënë haptasi publikut: "Po, ne kemi raketa të drejtuara me precizion që mund të godasin çdo objekt ushtarak izraelit në Palestinën e okupuar.”

Në një program të transmetuar në TV Al Mayadeen, analisti i njohur politik libanez Nasir Kandil (Nasser Qandil) diskutoi se çfarë ka ndryshuar midis Hezbollahut dhe Izraelit në 14 vjet që nga "Lufta e Korrikut" 2006 ose "Lufta e Dytë e Libanit".

Në pjesën e parë, Kandil foli për ndryshimet e mëdha dhe transformimet në ekuilibrin e fuqisë ushtarake midis dy palëve në 14 vitet e fundit, dhe në pjesën e dytë, sfidat aktuale me të cilat përballet Hezbollah në Liban, veçanërisht krizat e thella ekonomike në vend.

Si e zhvilloi kapacitetin e tij Hezbollah në 14 vitet pas Luftës së Korrikut?

Nasir Kandil: Në fakt, në lidhje me çlirimin e Libanit Jugor në 2000 pa asnjë kusht ose negociatë, çdo analist mund të kuptojë se rajoni ka qenë dëshmitar i një gare midis Rezistencës dhe Ushtrisë së Pushtimit (Izraelit) pas vitit 2000.

Izraeli pretendoi se po pozicionohej në kufij për të mbrojtur rajonet e tij të brendshme, se periudha e luftës së tërheqjes kishte mbaruar dhe se po lëvizte drejt një faze ku mund të drejtojë aftësinë e tij parandaluese sipas vullnetit të tij. Nga ana tjetër, Rezistenca tha se Izraeli ishte tërhequr nga Libani me poshtërim dhe forcë dhe theksoi se kjo tërheqje ishte fillimi i një numërimi mbrapsht jo vetëm i aftësisë së pranisë izraelite për t’ mbajtur territoret e okupuara, por edhe i aftësinë së tij për t'u përfshirë në ndonjë luftë re.

Tërheqja e Izraelit nga Gaza në 2005 dhe Kryengritja Al Aksa konfirmuan atë që kishte thënë Rezistenca. Lufta e vitit 2006 që Izraeli filloi kundër Libanit ishte një luftë për të mbyllur llogarinë e konflikteve të mëparshme dhe fituesi i këtij raundi do të kishte konfirmuar atë që ata thanë. Në vitin 2006, Izraeli punoi në një plan specifik, teori, mekanizëm dhe vlerësime, kështu që nuk shkoi në luftë rastësisht. Me pak fjalë, Izraeli i besoi teorisë së "luftës ajrore" dhe e vuri atë në praktikë në Luftën e 2006. Sidoqoftë, Rezistenca ishte e vetëdijshme për këtë, kështu që ajo zgjodhi të anulojë teorinë e luftës ajrore dhe të forcojë fuqinë e saj tokësore në një përpjekje për ta tërhequr armikun në betejë në tokë për t'a lodhur dhe në fund, për t’a mposhtur me luftërat e tërheqjes.

Rezistenca ka mbizotëruar. Sigurisht, kur flasim për "Fitoren", nuk po flasim për humbjen historike dhe përfundimtare. Përkundrazi, ne po e diskutojmë luftën në 2006, kur Rezistenca triumfoi dhe Izraeli u mund përsëri. Lufta e Libanit në vitin 2000, ose më saktë çlirimi në vitin 2000, tregoi se Izraeli humbi shtyllën e tij të parë, aftësinë për të pushtuar dhe qëndruar në Liban. Në Luftën e 2006, ai humbi shtyllën e tij të dytë, domethënë aftësinë për të vazhduar luftën dhe për të arritur qëllimet që i dëshironte.

Problemi midis të dyve vazhdoi edhe pas Luftës së vitit 2006. Ata hynë në një garë krejtësisht të re dhe të ndryshme. Prania pushtuese izraelite po lufton për të rivendosur dinjitetin e saj dhe për të rivendosur imazhin e saj, ndërsa Rezistenca po lufton për të qenë një parandalues ​​rajonal që mund ta bëjë veten një politikëbërës. Meqenëse ishte e qartë se Izraeli nuk mund të mbijetonte më pa mbrojtjen dhe mbështetjen amerikane që nga viti 2006, Shtetet e Bashkuara përdorën peshën e tyre në mbështetjen e qëllimeve të Izraelit. Shtetet e Bashkuara hynë në Irak me praninë e tyre ushtarake pasi mësuan për lirinë e Libanit në vitin 2006 dhe për mposhtjen graduale të epërsisë së Izraelit pas kryengritjes Al Aksa.

Prezentuesi: Të gjithë e kujtojmë Condoleezza Rice dhe "Projektin e ri për Lindjen e Mesme".

Nasir Kandil: Natyrisht dhe kjo ishte në zemër të luftës së 2006. Por, para kësaj lufte, Amerika hyri në Irak për të larguar çekuilibrin që u shfaq pas çlirimit të Libanit në 2000 dhe kryengritjes Al-Aksa, por dështoi. Lufta e Korrikut 2006 ishte një përpjekje e dytë rehabilituese, e nxitur nga presioni, llogaritjet dhe mbështetja amerikane. Rezultati ishte një dështim i ri, i cili iu shtua rekordit të humbjeve të akumuluara.

Në atë kohë, e vetmja mundësi në dispozicion u duk të ishte hyrja në një luftë të madhe, që është përmbysja e Sirisë. Kjo do të ishte diçka si "Armageddon". Sidoqoftë, përveç luftës në Siri, kanë ndodhur konflikte të tjera të ndryshme, lufta në Jemen dhe lufta për të ardhmen e Irakut. Këto nuk ishin më pak të rëndësishme sesa lufta në Siri.

Sot, 14 vjet pas Luftës së Korrikut, mund të flasim për fakte, e jo vetëm për tendencat e përgjithshme. Lëvizjet e rezistencës pushuan së qeni një forcë rezistence dhe u kthyen në një Bosht të Rezistencës. Ky është një fakt, e jo vetëm fjalë. Sot, kur Z. Sejid Hassan Nasrallah thotë "Ju nuk mund të na mbytni nga uria, ne do t'ju vrasim juve" - ne do ta diskutojmë këtë më vonë - kjo deklaratë pasqyron realitetin e fuqishëm të Boshtit të Rezistencës që shtrihet nga Bejrut në Palestinë, Irak, Jemen, Iran dhe Siri. Ky është transformimi i parë i madh që ndodhi midis viteve 2006 dhe 2020 gjatë vapës së disa luftërave që përfshinë hartën e rajonit.

Transformimi i dytë i madh në këto vite është lindja e rripit të raketave që mund të godasë çdo objektiv në Palestinën e Pushtuar nga çdo pikë brenda Boshtit të Rezistencës. Kjo do të thotë që ashtu si rezistenca palestineze mund të synojë të gjithë veriun e Gazës (pjesë të Izraelit), rezistenca në Libanin Jugor mund të godasë tërë territorin Izraelit. Kjo do të thotë që rezistenca irakiane do të arrijë madje edhe në Mesdhe, dhe rezistenca në Jemen do të godasë të gjitha tokat palestineze. Ne nuk e numëruam kapacitetin raketor të Sirisë dhe Iranit.

Prezantuesi: Të gjitha përpjekjet e inteligjencës së Izraelit janë përqendruar kohët e fundit në aftësitë raketore të rezistencës.

"Dronët e rezistencës janë një kërcënim i madh për Izraelin"

Nasir Kandil: Ky rrip raketash u kompletua; tashmë kjo nuk është më objekt diskutimi.

Zhvillimi i tretë i madh ishte futja e dronëve në terren. Përdorimi i kësaj arme nuk është i kufizuar në frontin libanez. Izraeli ka prova që e konfirmojnë këtë. Sa herë ka dërguar Rezistenca dronë nga Libani? Sa herë i kanë humbur gjurmët izraelitët për shkak se nuk ishin në gjendje të ndjeknin dronët e dërguar nga Gaza? Dëshmi të mëtejshme qëndrojnë te dronët në Jemen dhe kumbari i Dimonas (programit bërthamor Izraelit) dhe artikulli i rëndësishëm i Thomas Friedman për New York Times rreth sulmit të suksesshëm ndaj Aramco në Arabinë Saudite. Artikulli thekson se ajo që ndodhi në Aramco mund të përsëritet në të gjitha bazat ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme dhe në një sulm ndaj Dimonas. Për më tepër, një nga gjeneralët izraelitë të cituar në një telefonatë nga Thomas Friedman thotë: "Ne duhet të heqim dorë nga statusi ynë si teknikë numër një i Lindjes së Mesme dhe t'ia lëmë këtë status Hezbollahut dhe aleatëve të tij. Ne duhet t'i thërrasim njerëzit tanë të mbajnë pushkë në luftërat e ardhshme ku përdoren dronët.” Prandaj, faktori i tretë janë mjetet ajrore pa pilot.

Faktori i katërt kryesor i ri janë raketat e drejtuara me precizion që kanë qenë qendra e luftës në dy ose tre vitet e fundit të luftës Siriane. Sulmet ajrore izraelite, që synojnë fillimisht të ndalojnë furnizimin me armë nga Siria në Liban, janë kthyer në një qëllim specifik në këto vite për të "parandaluar rezistencën nga pajisja e raketave të saj me udhëzime precize". Sot, izraelitët po flasin për fabrika të raketave të drejtuara me precizion, gjë që tregon dorëzimin e tyre ndaj këtij realiteti.

"Ne nuk e dimë surprizën e vërtetë që fshehu Hezbollah për luftën përfundimtare"

Çështja e fundit për të cilën ne nuk ishim në dijeni u shfaq në videon e lëshuar së fundmi në mediat ushtarake të Hezbollahut ku thuhej se "Misioni përfundoi".Është e qartë se këtu nuk ka asnjë referencë për raketat e drejtuara me precizion, pasi Sayyid Hassan Nasrallah tashmë i ka thënë haptasi publikut: "Po, ne kemi raketa të drejtuara me precizion që mund të godasin çdo objekt ushtarak izraelit në Palestinën e okupuar.” Pra, ne ende nuk e dimë se çfarë do të thotë "Misioni përfundoi". Kjo do të mbetet një nga surprizat e Rezistencës në luftërat e ardhshme.

Çfarë arritën Izraeli dhe Amerika si këmbim? Situata e tyre aktuale është e ngjashme me atë të Luftës së Korrikut (2006); sot ata shkojnë në luftë vetëm me një këmbë. Ata u mbështetën në forcat ajrore në Luftën e Korriku, ndërsa ajo mbi të cilën mbështeten sot janë sanksionet financiare. A ka arritur rezistenca ta thyejë këtë këmbë? Unë them po dhe ne do ta zgjerojmë këtë diskutim më vonë.

Prezantuesi: Ne do të vazhdojmë të diskutojmë në lidhje me atë se pse rezistenca ka qenë e suksesshme ...

Nasir Kandil: Në pjesën e parë, ne folëm për progresin e bërë nga Hezbollah nga 2006 në 2020. Izraeli gjithashtu ka punuar për të përmirësuar forcën e tij gjatë këtyre 14 viteve. Le të shohim se çfarë ka bërë.

Para së gjithash, Izraeli u përqëndrua në pjesën e brendshme. Qëllimi i tij kryesor nuk ishte të hartonte një plan për të kapur iniciativën, por për t’u përballuar me pasojat e Luftës së Korrikut. Hezbollah është rritur në mënyrë të qëndrueshme për sa i përket gatishmërisë, aftësive të rrjetëzimit (d.m.th. integrimit më të madh të Boshtit të Rezistencës në të gjithë rajonin) dhe aftësive luftarake. Ndërkohë, çfarë ka bërë regjimi Sionist?

(Së pari), Kupola e Hekurt, të cilën Izraeli përgatiti (për të bllokuar) raketat Katyusha, tani kërcënohet nga raketa të drejtuara me precizion dhe dronë. Izraelitët kanë arritur aq larg sa të thonë se do të gjuajnë raketa me pushkët e tyre të gjuetisë!

Së dyti, fronti i brendshëm i Izraelit është shembur edhe më shumë dhe situata është edhe më e keqe në kohën aktuale të Coronas.

E treta është copëzimi politik, një nga reflektimet e Luftës së Korrikut. Që nga Lufta e Korrikut, regjimi izraelit ka ngecur në paaftësinë e tij për të rindërtuar një bllok historik-politik që mund të qeverisë vetveten politikisht. Ky copëzim arriti kulmin në tre përsëritje të njëpasnjëshme të përzgjedhjes.

Pika e fundit që Izraeli ka zbuluar në 14 vitet e fundit është se nuk ka zgjidhje për dëshpërimin e tij, sepse ne po flasim për njerëzit dhe gjendjet e tyre mendore, dhe jo vetëm për pajisjet, ushtritë, armët dhe planet e logjistikës. Hezbollah tani është më i sigurt se mund të rrëzojë regjimin izraelit. Kur Sejid Nasrallah doli në një nga fjalimet e tij të fundit dhe tha se ekziston një mundësi reale që Izraeli të shembet pa luftë dhe që kjo gjeneratë të dëshmojë çlirimin e Jeruzalemit ... Nga ana tjetër, e shohim një zhgënjim tek Izraeli. Shumë gjeneral izraelit thonë se "Koha nuk është në favorin tonë. Lufta e djeshme është më e mirë se lufta e sotme dhe lufta e sotme është më e mirë se lufta e nesërme."

Sot, Sayyid Nasrallah na tregon se Izraeli mund të vazhdojë ekzistencën e tij vetëm në sajë të pranisë së Amerikës në rajon dhe se lufta e fundit me Izraelin ka për qëllim dëbimin e amerikanëve në rajon.

"Rezistenca ka një projekt ekonomik që do të zgjoj të gjithë rajonin"

Prezantuesi: Kush do të ndihmojë Izraelin në qëllimet e tij sot? Kush është aktori kryesor? Shtetet e Bashkuara? Sepse, siç e përmendët në një nga artikujt tuaj, fjalimi i fundit i Sejid Nasrallah më 7/7/2020 ofron shembullin më të gjallë të aftësisë së Rezistencës për të mposhtur pushtimin izraelit dhe hegjemoninë amerikane. Por si mund ta kombinojë Nasrallah këtë rezistencë ushtarake me rezistencën ekonomike sot?

Nasir Kandil: Ekziston një shtyllë e tretë e fuqisë së rezistencës. Shtylla e parë janë aftësitë ushtarake. Shtylla e dytë është fronti politik, që do të thotë Aksi i Rezistencës. Shtylla e tretë është ristrukturimi ekonomik. Pa ekonominë e rezistencës, nuk ka aftësi për t'u përshtatur brenda bazës së mbështetjes dhe mjedisit të saj. Ajo që dua të them këtu është se masat e marra dhe hapat e ndërmarrë nga Rezistenca nuk janë të reja. Nuk është e vërtetë që Rezistenca po eksploron ose po kërkon zgjidhje për shkak të presionit të saj aktual. Ky ishte në të vërtetë programi i tij origjinal. Titulli i programit të tij origjinal ishte dhe është akoma "Hapja drejt Lindjes", bazuar në faktin se Libani ka burime të shumta (për marrëdhëniet ekonomike, financiare dhe politike). Programi i tij origjinal synon heqjen e kufijve të krijuar nga Sykes-Picot midis vendeve të rajonit në mënyrë që të krijojë një treg të vetëm ekonomik. Programi i tij origjinal bazohej në industri dhe bujqësi dhe bazohej në monedhën kombëtare në tregtinë me vendet fqinje dhe të tjerët. Ky është plani origjinal i rezistencës. Sidoqoftë, ky plan tani po zbatohet. Ky plan nuk është një armë negociimi e përdorur për t'i bërë amerikanët të lehtësojnë kushtet. Nëse amerikanët duan të bashkëpunojnë, ata janë të mirëpritur, por nëse jo, ne do të vazhdojmë të ndjekim këtë plan. Në të dy rastet, ky plan nuk është subjekt i rishikimit. Industria dhe bujqësia janë nevojat objektive të Libanit.

Sa i përket industrisë dhe bujqësisë… Ndërkohë, në vitin 1960, tregu irakian përdori 60% të Portit të Bejrut dhe 30% të prodhimit industrial libanez. Libani, i cili eksportoi qumësht, djathë, lëng frutash, veshje dhe këpucë, sot importon vetëm 200 milion dollarë qumësht dhe djathë! Me pak fjalë, ringjallja e sektorëve të bujqësisë dhe prodhimit të shkatërruar nga ekonomia rentier është plani origjinal. Nuk po flasim për sjellje reaktive.

Libanët duhet t’a dinë këtë kur flasim për blerjen e produkteve të naftës në paund libanezë… Nëse nuk doni të blini nga Irani, atëherë blini nga Arabia Saudite. Nuk jeni miq me Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe? Lërini këto vende të na shesin produktet e naftës në lira libaneze. Gjysma e kërkesës për dollar në tregun libanez rrjedh nga importet e naftës. Ne jemi duke konsumuar rezervat e Bankës Qendrore Libaneze. Nëse vazhdojmë ta përdorim në importin e naftës, ai do të shterohet në pesë vje, e jo në dhjetë.

Sayyed Nasrallah njoftoi se Irani është gati të ndihmojë dhe pasi që importet e naftës kanë konsumuar gjysmën e buxhetit, kjo do të thotë që Rezistenca po propozon të heqë gjysmën e presionit nga dollari amerikan, domethënë të sjellë kursin e këmbimit në 3000 ose 4000 (nëse i blejmë këto produkte të naftës në lira libaneze) . Ne nuk  jemi të detyruar të importojmë vetëm nga Irani. Sillni ndonjë ofertë nga ndojë vend tjetër.

Prezantuesi: E vërtetë… Për amerikanët, lufta ekonomike kishte për qëllim Hezbollahun. Por, i gjithë Libani po përjeton pasojat e dhimbshme të kësaj lufte.

Nasir Kandil: Këtu, unë dua të them diçka tjetër për t'i vendosur gjërat në perspektivën e duhur. Kur filluan demonstratat në tetor 2019, Pompeo dhe ekipi i tij shkuan përtej paralajmërimeve. Jeffery Feltman (Ish Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet e Lindjes së Afërt),në Kongresin e SHBA-së u shpreh: “Mos e teproni me ndikimin e kësaj kryengritjeje. Mos të lejojmë që Libani të jetë një pre e Kinës dhe Rusisë ". Ai tha hapur se Kina dëshiron që Libani të bëhet baza e teknologjisë 5G në Lindjen e Mesme.

"Çfarë mesazhi dha Sejid Nasrallah kur tha që ne do të ju vrasim juve,e jo ju neve?"

Ky presion maksimal ekonomik i amerikanëve po i përgjigjet jo vetëm konsideratave ekonomike. Mos u mashtroni. Kjo është për shkak se amerikanëve u është përcjellë një mesazh shumë i fortë sigurie rreth asaj që mund të bëjë Rezistenca nëse situata në Liban përkeqësohet.

Kur një figurë si Sayyid Nasrallah, me shumë rëndësi, me një status të caktuar, doli dhe tha: "Unë do të të vras, do të të vras, do të të vras…” Këto fjalë ishin shkruar në letër. Këto nuk i tha me zemërim gjatë fjalimit të tij. Ai po krijonte një ekuacion të ri. Ai tha: “Ju po më detyroni të zgjedh midis urisë ose vdekjes. Ndërsa përgjigja ime do të jetë: 'Unë do të të vras, do të të vras, do të të vras!” Ndërmjetësit menjëherë erdhën të pyesin se "Çfarë po ndodh? Çfarë do të thotë Nasrallah duke thënë 'do të të vras'? " Ata erdhën të pyesnin dhe morën përgjigjen e nevojshme. Përgjigja mund të jetë - Unë nuk e di përgjigjen, vetëm Rezistenca e di - një grusht shteti i fuqishëm ushtarak që SHBA dhe Izraeli nuk do ta prisnin kurrë! Shpjegimi i orës zero të dëbimit të forcave amerikane nga Iraku dhe Siria? Mund të jetë. Për shembull një sulm me raketa i drejtuar me precizion ndaj Dimonas (reaktori bërthamor në Izrael)? Me gjasë. A është një premtim i fshehtë për të hapur frontin e Lartësive Golan (nga Siria) nën titullin e shpëtimit të frontit ushtarak në Libanin e Jugut dhe në Fermat Sheba dhe Lartësitë Golan me një lëvizje? Ndoshta. Ky është niveli dhe madhësia e paralajmërimit që drejton Nasrallah.

Rezistenca nuk do të qëndrojë duarlidhë ndërsa njerëzit e saj vuajnë nga përkeqësimi i krizës ekonomike. Ai do të luftojë urinë duke hedhur bazat e ristrukturimit ekonomik sepse ky është projekti i tij. Ky ristrukturim ekonomik nuk mund të vlerësohet vetëm brenda kornizës së luftës me sanksionet amerikane. Rezistenca gjeti një mundësi për të filluar këtë projekt. Partitë e tjera libaneze nuk i kishin pranuar më parë këto propozime.

A duam të ndryshojmë identitetin e Libanit, siç pretendojnë disa, duke bërë bashkëpunim ekonomik me Kinën dhe ngritur totalitarizmin Lindor? Jo. Por ndërsa Turqia anëtare e NATO-s guxon të shkojë dhe të blejë sistemet e raketave S-400 në Rusi, a nuk guxojmë ne libanezët të marrim as plumbat Kalashnikov që kishte premtuar të merrte ish-kryeministrin Saad Hariri? Kina na ka ofruar 10 miliard dollarë për të ndërtuar termocentrale, fabrika dhe tunele në kuadër të kontratës BOT (ndërto-vepro-transfero), por ne nuk kemi guximin t'i pranojmë këto oferta sepse kemi frikë se SHBA do të zemërohen me ne!

Prezantuesi: Edhe Arabia Saudite aktualisht po negocion me Kinën për mënyrat e bashkëpunimit ...

Nasir Kandil: Të gjithë po kthehen në Kinë. Shikoni Boston Harbour sot, të gjitha pajisjet e nevojshme për punë dhe shkarkim janë nga Kina!

Prezantuesi: E gjithë kjo bazohet në shqetësimet amerikano-izraelite, Z. Nasir.

Nasir Kandil: Ky është vizioni ekonomik i rezistencës. Dimensioni ushtarak i gjithë kësaj figure është diçka tjetër. Dimensioni ushtarak është ky: kur ata ngrenë nivelin e kërcënimit financiar, ne e ngremë nivelin e kërcënimit ushtarak!



Burimi : Medya Şafak