Shejh Salhab: Normalizimi i lidhjeve me Izraelin nuk do të ketë sukses

Publikuar në Nën. 30, 2020, 2:56 a.m.

Shejh Abdul-Adhiim Salhab, kreu i Këshillit Islam te Vakfit  në Jerusalemin e Pushtuar, ka denoncuar me forcë regjimin Saudit për pritjen e Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe mbajtjen e një takimi me të.

Në komentet për shtyp për Qendrën Palestineze të Informacionit (PIC), Shejh Salhab gjithashtu shprehu keqardhje për normalizimin në rritje të lidhjeve arabe me shtetin pushtues pa marrë parasysh krimet dhe shkeljet e tij kundër Xhamisë Aksa, Jeruaalemit dhe Palestinës.

"Egërsia e okupimit Izraelit dhe sulmet e saj kundër Xhamisë Aksa janë duke u shumuar si pjesë e skemave dhe praktikave të saj në terren për të Judaizuar qytetin e shenjtë kulturor dhe demografik," nënvizoi zyrtari i Vakfit.

Sidoqoftë, ai shprehu bindjen e tij se normalizimi i tanishëm arab i lidhjeve me shtetin okupues do të ishte i dënuar për dështim dhe nuk do të shkurajonte popullin palestinez nga përkrahja e tokës dhe të drejtave të tij.

Disa ditë më parë, burime të ndryshme mediatike pohuan se Netanyahu u takua të dielën me princin e kurorës Saudite Muhamed bin Salman dhe sekretarin e shtetit të SHBA-ve  Mike Pompeo në Neom, Arabia Saudite.

Netanyahu, së bashku me shefin e Mossadit , Yossi Cohen, këshilltarin e sigurisë kombëtare Meir Ben-Shabbat dhe sekretarin ushtarak të Netanyahut Avi Bluth, përdorën një aeroplan privat që i përkiste biznesmenit Udi Angel, të cilin Kryeministri e kishte përdorur për udhëtimet e kaluara diplomatike. Aeroplani u largua nga Izraeli në ora 5 pasdite të dielën dhe u kthye pas mesnatës.

Palët izraelite dhe saudite diskutuan rreth Iranit dhe normalizimin, njoftoi The Wall Street Journal, duke cituar një këshilltar të lartë saudit.



Burimi : Arab News