EKSKLUZIVE: Pepo Escobar: Rrënjët e Demonizimit të Islamit Shiit nga SHBA
Në zemër të urrejtjes irracionale amerikane ndaj Shiizmit ndodhet fryma e rezistencës kundër padrejtësisë, e cila gjendet në zemër të Shiizmit. Qëndrimi i Shiizmit, i cili bazohet në mbrojtjen e të shtypurve dhe në të qëndruarit kundër shtypësve në ndjekje të çështjes së Qerbelas dhe qëndrimin e Imam Huseinit, nuk është diçka që Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë sunduese perëndimore mund të tolerojnë.
Vrasja e Gjeneralit Kasim Sulejmani, e kryer nga sulmi i SHBA-së me sulm me dronë, ka zbuluar një fakt shumë shqetësues, si dhe pasojat e tij shumë të rëndësishme gjeopolitike: "Elitat Amerikane" nuk kanë as aftësinë për të bërë një përpjekje për të kuptuar Shiizmin. Kjo është arsyeja pse ata demonizojnë dhe përpiqen të poshtërojnë 24/7jo vetëm Shiitët, por edhe qeveritë e udhëhequra nga Shiitët.
Uashingtoni kishte filluar një luftë afatgjatë kundër Iranit shumë kohë para se koncepti i luftës afatgjatë ndaj Iranit të popullarizohej nga Pentagoni menjëherë pas 11 shtatorit. Hapi i parë i kësaj lufte ishte përmbysja me një grusht shteti në 1953 e qeverisë Mossadegh të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe zëvendësimi me diktaturën Shah.Ky proces ishte intensiv deri në kohën kur Revolucioni Islamik, 40 vjet më parë, përmbysi Shahun, i cili sundoi si një "xhandar" i privilegjuar Amerikan në Gjirin Persik.
Por, kjo çështje shtrihet përtej gjeopolitikës. Të kuptuarit e natyrës komplekse dhe tërheqjes popullore të Shiizmit është e pamundur pa hulumtime serioze akademike dhe vizita në vende të ndryshme të shenjta në Azinë Jugperëndimore (Nexhef, Qerbala, Mashhad, Kum, varri i Seyyide Zaynab afër Damaskut). Unë personalisht kam ecur në këtë rrugë të dijes që nga fundi i viteve 90 dhe jam akoma një student i përulur i kësaj rruge.
Në mënyrë që të filloja një debat të informuar mbi këtë çështje shumë të rëndësishme kulturore që ka qenë plotësisht nën dominimin perëndimor apo ka qenë një rob i propagandës, në frymën e qasjes së parë, unë së pari kërkova përshtypjet e para të tre hulumtuesve kryesorë.
Këta hulumtues janë Profesori i Orientalizmit nga Universiteti i Teheranit, Muhammed Marandi, eksperti i teologjisë shiite, Arash Najafzade, nën pseudonimin Blake Archer Williams, si dhe shkrimtarja italiane, princesha e jashtëzakonshme siciliane, Vittoria Alliata e cila është pronare e librit magjepsës Harem, në të cilin ajo tregon në detaje udhëtimet e saj në tokat arabe. (https://www.youtube.com/watch?v=mDUl0gqvh9M&t=910s)
Dy javë më parë, isha mysafir i Princeshës Vittoria në Villa Varguarnera në Siçili. Ne ishim zhytur në një debat të gjatë dhe të gjerë gjeopolitik, një prej të cilëve ishte SHBA-Iran, vetëm disa orë para se Gjenerali iranian Kasim Sylejmani dhe udhëheqësi iraken i Hashdi al-Shaabit, Abu Mahdi al-Muhandis, dy luftëtarë kryesorë shiitë në luftën e vërtetë kundër ISIS-it dhe terrorizmit al-Qaida / Al-Nusra, u vranë nga sulmi me dronë afër aeroportit të Bagdadit.
Martirizimi apo Relativizmi Kulturor?
Lidhur me këtë temë, profesor Marandi thotë: “Në zemër të urrejtjes irracionale amerikane ndaj Shiizmit ndodhet fryma e rezistencës kundër padrejtësisë, e cila gjendet në zemër të Shiizmit. Qëndrimi i Shiizmit, i cili bazohet në mbrojtjen e të shtypurve dhe në të qëndruarit kundër shtypësve në ndjekje të çështjes së Qerbelas dhe qëndrimin e Imam Huseinit, nuk është diçka që Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë sunduese perëndimore mund të tolerojnë.”
Blake Archer Williams më dërgoi një përgjigje që është botuar tani, të cilën mund ta lexoni në http://thesaker.is/a-reaction-from-tehran-to-the-martyrdom-of-general-qasem-soleymani/.
Pjesa vijuese e përgjigjes, e cila prek edhe fuqinë e së shenjtës, nxjerr në pah hendekun që ndan konceptin e martirizimit në Shiizëm nga relativizmi kulturor i Perëndimit:
“Asgjë nuk është më e lavdishme për një musliman sesa të bie shehid ndërsa lufton në rrugën e Allahut. Për vite, Kasim Syleimani luftoi që populli irakian të fitonte vetëdijen e marrjes nën kontroll të fatit të vendit të tyre në duart e tyre. Vendimi i parlamentit irakian tregoi se ai e arriti këtë qëllim. Trupi i tij u mor nga ne; por shpirti i tij është rritur një mijë herë dhe falë martirizimit të tij, pjesë të dritës së tij do të vendosen në zemrat dhe mendjet e të gjithë burrave, grave dhe fëmijëve myslimanë, duke i mbrojtur ata nga kanceri - zombi i relativistëve kulturorë të Novus Ordo Seclorum.”
[Një pikë diskutimi: Novus Ordo Seclorum ose Saeculorum do të thotë "Rend i Ri Botëror", është një shprehje e të krishterëve në Mesjetë e cila është marrë nga një poezi e famshme e Virgjilit që shihet si një profeci e ardhjes së Jezusit. Në këtë pikë Williams u përgjigj: “Baza etimologjike e pohimit është akoma e vlefshme; por, kjo deklaratë u morë nga Bush për t'u përdorur si një përfaqësim i fisit globalist të Rendit të Ri Botëror që aktualisht dominon sot.]
Robërimi nga Vehabizmi
Princesha Vittoria e zhvillon debatin në bazë të qëndrimit të padiskutueshëm të SHBA-së ndaj Vehabizmit.
LEXIMI VIJUES: Trump, Imagjinata Sociale dhe Islamofobia
“Unë nuk mendoj se kjo situatë ka të bëjë me urrejtjen ose injorimin e Shiizmit. Së pari, Agha Khan, një lloj Dalai Lama për botën islamike, ishte një figurë mjaft e vendosur brenda sigurisë së SHBA-së. Vehabizmi dhe Dinastia Saudite, të cilët për të gjithë Sunitët e botës, janë shumë më të çoroditur sesa Shiitët, janë kontakti i vetëm i qeverisë amerikane me Islamin. Në këtë pikë, unë besoj në ndikimin e keq të Vehabizmit dhe dinastisë Saudite. Duke filluar me Vëllazërinë Myslimane, Sauditët financuan edhe shumë forma të tjera të Selefizmit, të gjitha të ndërtuara në bazë të Vehabizmit.”
Princesha Vittoria po ashtu tha:
“Unë nuk do të përpiqem shumë për të shpjeguar Shiizmin; në vend të kësaj, unë do të përpiqem të shpjegoj Vehabizmin dhe pasojat e tij shkatërruese. Vehabizmi lindi shumë struktura ekstremiste në botën islamike, po ashtu edhe revizionizmin dhe ateizmin. Po ashtu, formon edhe bazën e sulmeve ndaj tyrbeve dhe udhëheqësve sufistë. Dhe sigurisht që është shumë afër sionizmit. Madje, ka studiues që kanë marrë dokumente të cilat mund të zbulojnë se Dinastia Saudite është vazhdim i një fisi hebre të kthyer që u internua nga Medina për shkak të përpjekjeve për ta vrarë Profetin Muhamed, pavarësisht marrëveshjes së paqes.”
Princesha Vittoria theksoi edhe faktin e mëposhtëm:
“Irani dhe grupet shiite në Lindjen e Mesme janë forcat e vetme të rezistencës që mund të përballen me sukses me SHBA-në sot dhe si rezultat, ato janë shumë më tepër të urryera sesa të tjerët; kundërshtarët e tyre sunitë në fund të fundit shkatërrohen, vriten ose zbuten - mendojeni Algjerianë, por ka edhe dhjetra shembuj të tjerë. Ky sigurisht nuk është interpretimi im personal, shumica e islamologëve sot janë në këtë mendim.
Blasfemi Kundër të Shenjtës
Duke ditur njohuritë e mëdha të Williams-it për teologjinë Shiite dhe ekspertizën e tij në fushn e filozofisë perëndimore, unë e nxita atë të jepte një përgjigje që "prek vendet e ndjeshme". Ai tha:
“Pyetja pse politikanët amerikanë nuk mund ta kuptojnë Islamin Shia (ose Islamin në përgjithësi, në këtë kontekst) është një pyetje e thjeshtë: kapitalizmi i pakontrolluar neoliberal krijon oligarki dhe oligarkët zgjedhin kandidatë për të përfaqësuar interesat e tyre. Përjashtime populiste si Trump mund të lindin herë pas here (ose, si në rastin e Ross Perot, ato eliminohen me shtypje), por edhe Trump mbahet nën kontroll nga oligarkët me akuza dhe kërcënime për largim nga detyra. Pra, duket se roli i politikanëve në demokraci nuk është të përpiqen të kuptojnë gjërat, por të përmbushin detyrat që u janë caktuar atyre nga pronarët 'elitë'.”
Përgjigja e Williams është një tekst i gjatë dhe kompleks. Prandaj, unë do ta botoj tekstin e plotë - me kundërshtime të mundshme - vetëm kur diskutimi ynë të thellohet. Për ta përmbledhur, në përgjigjen e tij, Williams diskuton për dy tendencat kryesore në filozofinë perëndimore; për dogmatizmin dhe septizmin në terma të përgjithshëm, shtjellon faktin se Triniteti i shenjtë i Historisë së Lashtë është në të vërtet dogmatizmi i valës së dytë që u përpoq të mbronte qytetet-shtete Greke dhe botën Greke nga dekadentizmi i Sofistëve në përgjithësi.
Kjo pikë e çon atë "në zemër të çështjes":
“Ekziston një opsion i tretë mbi dogmatizmin dhe skeptikët, një rrymë e tretë intelektuale, jo filozofike, por e traditës së tradicionales: dijetarët shiitë.”
Ai pastaj e krahason këtë rrymë me përpjekjen e fundit të skeptikëve:
“Siç e pranoi vetë Dekarti, ‘xhindi’ që erdhi në ëndrrat e tij rezultoi në shkrimin e 'Biseda mbi metodën' (1637) dhe ‘Meditimet mbi filozofinë e parë’ (1641). Perëndimi është ende duke luftuar, i goditur dhe i tronditur, duket sikur ka vendosur të shkëputet me arsyen dhe kuptimin (Kant u përpoq më kot të pajtojë arsyen dhe kuptimin; ai i bëri gjërat një mijë herë më keq, të komplikuara, të pakuptueshëme), dhe forma vetë-pohuese e irracionalizmit e njohur si postmodernizëm (në fakt është më mirë ta quash ultra-modernizëm ose hiper-modernizëm sepse bazohet në 'Transformimin Subjektiv' Kartezian dhe në ‘Revolucionin Kopernikan’ Kantian) po bënë përpjekje.
Për të përmbledhur një zinxhir shumë kompleks:
“Kuptimi i të gjitha këtyre është se të dy civilizimet kanë dy pikëpamje krejtësisht të ndryshme se si duhet të jetë rendi botëror. Irani beson se rendi botëror duhet të jetë gjithmonë ashtu siç është në të vërtetë - duam apo nuk duam, apo madje edhe pranuam apo nuk e pranuam një të vërtetë (ashtu siç nuk do ta pranonin disa njerëz në Perëndim). Perëndimi laik beson në rendin e ri tokësor (e kundërta e botës tjetër ose rendit hyjnor). Prandaj, kjo nuk është një përplasje e civilizimeve, por më tepër një përplasje e blasfemisë me të shenjtën; Brenda të dy qytetërimeve, ka elemente të të shenjtës dhe elemente të blasfemisë të rreshtuar kundër tyre. Kjo luftë është luftë e rendit të shenjtë kundër rendit të blasfemisë, në të cilin lloji i vetë njeriut shfrytëzohet nga njerëzit e tjerë, të rebeluar kundër drejtësisë së Zotit për përfitime afatshkurtra ose të kësaj bote.”
Williams ofron një shembull konkret për të shpjeguar më mirë këto koncepte abstrakte:
“Problemi është se ndërsa të gjithë sot e dinë që shfrytëzimi i Botës së Tretë nga fuqitë perëndimore në shekujt 19 dhe 20 ishte i padrejtë dhe i pamoralshëm, i njëjti shfrytëzim vazhdon edhe sot. Vazhdimësia e kësaj padrejtësie të tmerrshme është mbështetja përfundimtare e konfliktit që ekziston në mes të Iranit dhe Shteteve të Bashkuara. Për sa kohë që SHBA vazhdon praktikat e saj koloniale, merr përsipër patronazhin e saj dhe mbështeten qeveritë që mund të mbijetojnë vetëm me tiraninë dhe ndihmën e SHBA-së, ky konflikt do të egzistojë gjithmonë në mënyrë të pashmangshme. Kjo është një betejë shpirtërore për vendosjen e drejtësisë dhe autonomisë në Botën e Tretë. Perëndimi mund të vazhdojë ta shohë veten si të mirë sepse e kontrollon vet studion e realitetit [të ligjërimit botëror]. Edhe pse perëndimi e sheh veten si të ri, të bukur si protagonisti kryesor Dorian Gray, të metat dhe mëkatet e të cilit shihen vetëm në portretin e tij, në romanin e vetëm të Oscar Wilde, Portreti i Dorian Gray, imazhi i vërtetë i Perëndimit është aq i qartë sa të gjithë mund ta shohin. Në të vërtetë, edhe pse Dorian Gray perëndimor e sheh veten të portretizuar në BBC, CNN dhe The New York Times, portreti që bota e tretë sheh çdo ditë, pasqyron realitetin.”
“Imperializmi perëndimor në Azinë Perëndimore zakonisht simbolizohet nga lufta e Napoleon Bonapartit kundër Osmanëve në Egjipt dhe Siri (1798-1801). Që nga fillimi i shekullit të 19-të, Perëndimi ka thithur gjakun e strukturave shtetërore Myslimane, si një vampir i vërtetë i etur për gjak musliman, i cili nuk di të ngopet dhe të largohet. Irani, i cili ka qenë gjithmonë udhëheqësi intelektual i botës islamike, ka ndërmarrë veprime që nga viti 1979 për t'i dhënë fund kësaj tiranie që ka në shënjestër ligjin, vullnetin dhe të gjitha llojet e mirësisë e Zotit. Ky është procesi i sjelljes së një vizioni të rremë dhe të shtrembëruar në atë që realiteti është dhe duhet të jetë në të vërtetë (një urdhër i drejtë). Ky proces pengohet nga paaftësia e vampirëve që kontrollojnë studion e realitetit, paaftësia e intelektualëve mysliman dhe paaftësia e tyre për të kuptuar madje parimet themelore të mendimit perëndimor në periudhën antike, mesjetare ose moderne.”
Pra, a ka ndonjë mundësi që kjo studio e realitetit të mund të shembet? E mundshme:
“Duhet të përjetohet një ndërrim i paradigmës për vetëdijen botërore. Një paradigmë në të cilën një maniak si Pompeo dhe një kloun si Trump paraqiten si normal, duhet të ndryshohet me një paradigmë në të cilën njerëzit e dinë qartë se këta të dy janë dy banditë që bëjnë çfarë të duan, pa marrë parasysh sa të neveritshme dhe të pamoralshme janë, dhe mbeten pothuajse plotësisht të pandëshkueshëm. Ky është një proces zgjimi për një vetëdije të re dhe më të lartë politike. Është ligjërim i paradigmës dominuese, bashkim me Boshtin e Rezistencës, udhëheqësi i të cilit është Dëshmori Gjeneral Kasim Sylejmani. Kjo vetëdije përfshin, në veçanti, mohimin e absurdit të relativitetit të realitetit, si dhe braktisjen e filozofisë absurde dhe nihiliste të Humanizmit. Ai gjithashtu përfshin përceptimin e realitetit që ekziston një Krijues dominues. Por sigurisht e gjithë kjo është shumë për mentalitetin modern të ndriçuar dhe që di më mirë.”
Kështu. Ky eshte vetem fillimi. Kontributi dhe kundërshtimi do të ishin të mirëseardhura. Thirrje për të gjithë ata që kanë njohuri për këtë temë: Diskutimi vazhdon.
Burimi : Global Research / Medya Şafak