Mbi 7000 kopje të Kur’anit janë vendosur në Mataf në Mekë

Publikuar në Tet. 4, 2019, 12:22 a.m.

Mbi 7,000 kopje të Kur’anit të Shenjtë janë vendosur përsëri në rafte librash në zonën e rrethinës (Mataf) të Xhamisë së Madhe në Mekë, Arabia Saudite, pasi vendi është më pak i mbushur me njerëz tani në fund të sezonit.   

Gati 170 rafte librash janë vendosur në të gjitha zonat e lutjeve në Mataf dhe çatinë e Xhamisë së Madhe, në mënyrë që besimtaret  dhe vizitorët të mund të përfitojnë nga bekimet gjatë recitimit të Kur’anit të Shenjtë përpara Qabes së Shenjtë dhe në të gjitha qoshet  e Haramit të Shenjtë.

Një zyrtar i lartë në Xhaminë e Madhe, Ghazi Bin Fahd Al-Dhibyani, tha se administrata ka shpërndarë rafte librash në zonën Mataf dhe ato janë grumbulluar me mbi 7,000 kopje të Kur’anit të madhësive të ndryshme dhe që përmbajnë komentin e Kuranit në gjuhë te ndryshme.

Al-Dhibyani shtoi se kopjet  e Kur’anit ishin shtypur në Shtypeshkronjen  ‘Mbreti  Fahd ‘ e cila Shtyp Kur’anit e Shenjtë në Medine.

Janë formuar komisione për të monitoruar dhe ndjekur statusin e rafteve të librave, për t'i mbushur ato me kopje të reja të Kur’anit ndërsa kopjet që kanë nevojë për trajtim dhe riparim hiqen nga raftet  e librave.

Ky shërbim ofrohet gjatë gjithë kohës nga punëtorët  dhe punonjësit që punojnë në katër ndërrime.