Një i ri francez e perqafoi fenë Islame në Xhamine e Shenjtë të Imam Rizait

Publikuar në Shta. 8, 2019, 1:05 a.m.

Një i ri francez, Daniel, e perqafoi fenë Islame në Xhamine e Shenjtë të Imam Rizait (a.s.) dhe zgjodhi emrin Ali si emrin e tij të ri .

Pas konvertimit të tij,  para  Zëvendësit te Zyrës te Astan Kuds Razavi, muslimani i  ri tha: "Kam vizituar pothuajse të gjitha xhamitë dhe vendet historike të qyteteve iraniane dhe u interesova për Iranin dhe njerëzit e tij kur vizitova Iranin për herë të parë . "

Ai shtoi: "Kur fola me udhëzuesin tim për çështje fetare, ndjeva më shumë afërsi me muslimanët; sa më shumë zbulova, aq më shumë interesohesha  për Islamin".

Duke vazhduar fjalët e tij, Aliu  vuri në dukje se pas kthimit të tij në Francë "kurioziteti im personal ndaj Islamit dhe temave islamike u rrit në një mënyrë që unë vendosa të bëj hulumtime mbi sektet islamike".

Duke kritikuar një pjesë të vogël të muslimanëve për bindjet e tyre ekstremiste, ai tha: "Miliona muslimanë po jetojnë në të gjithë botën në paqe, por vendet perëndimore përdorin veprimet e pjesës së vogël si një pretekst për të formuar dhe nxitur Islamofobinë".

Duke admiruar kulturën, mendjen e hapur dhe mikpritjen e popullit iranian dhe futjen e fesë si një bazë të rëndësishme për kulturën, i riu  francez deklaroi se mirësia dhe përzemërsia e popullit  iranian pasqyron kulturën dhe civilizimin e pasur të vendit.

Duke shprehur ndjenjën e tij ndaj Xhamise te Imam Rizait  , Aliu tha: "Qyteti i Mashhadit  me Xhamine e tij më tërhoqi shumë kur e vizitova për herë të parë dhe e konsideroj konvertimin tim të sotëm në këtë Xhami te Shejte  asgjë përveç se një dhurate nga Zoti".



Burimi : Astan Quds Razavi