250,000 palestinezë falen Namazin e Xhumasë të fundit në Ramazan në Xhaminë al- Aksa

Publikuar në Qershor 5, 2019, 1 a.m.

Mbi 250.000 besimtarër  palestinezë  falen namazin e xhumasë  të fundit në Ramazan në  xhaminë  Al-Aksa në Kuds, Jerusalem, pavarësisht kufizimeve izraelite.

Dëshmitarë okularë thanë se forcat izraelite u vendosën në numër të madh në rrugët e Jerusalemit dhe në dhjetra pika kontrolli rreth Qytetit të Vjeter të Jerusalemit.

Të premten në mëngjes, forcat izraelite mbyllën të gjitha hyrjet në qytetin e vjetër dhe  në Xhaminë Al-Aksa pasi një qytetar palestinez dyshohej se kishte therrur dy banorë në Jerusalem.

Forcat izraelite më vonë hapën tri porta në Xhaminë el-AKsa, por sulmuan dhe kërcënuan besimtarët  që po shkonin në Xhami e Shejtë, al-Aksa, për të falur Namazin e Xhumasë, Xhumaja e fundit në Ramazan.

Një numër i besimtarëve muslimanë palestinezë u arrestuan në pikat e kontrollit dhe të tjerët u penguan të hyjnë në Xhaminë Al- Aksa.