SPECIALE: Si e rrethuan fëmijët e Revolucionit Islamik Tel Avivin në të katër anët?

Publikuar në Prill 13, 2019, 3:07 a.m.

Për dallim nga shprehja e Marksit se “historia përsëritet dy herë, në herën e parë është tragjedi, ndërsa në herën e dytë komedi”, për sionistët hera e parë e historisë ka qenë komedi, ndërsa tani po afrohet pjesa e tragjedisë.

Kundërshtimi i parë i qartë dhe i hapur i  Imam Khomeinit ndaj regjimit sionist daton që nga 3 qershori 1963. Në atë vit, Imam Khomeini doli në foltore me mbështetjen e madhe të popullit në Medresen Feyziye.

Ai në fjalimin e tij tha se organizata e sigurisë e Shahut, SAVAK ka kërkuar nga ata që dolën në foltore që të mos flasin në lidhje me Izraelin, duke nënkuptuar se regjimi është armik i Islamit dhe Iranit, dhe tha se ekonomia iraniane e regjimit izraelit po përpiqet të pushtoj bujqësinë dhe tregtinë.

Pas këtij fjalimi, Imami u arrestua dhe u dërgua në burg. Megjithatë, pasi u lirua nga burgu më 8 tetor 1964, ndërsa ishte në fillim të rrugës, Revolucioni shprehu luftën për regjimin sionist, si një nga objektivat kryesore të lëvizjes.

Në kohën kur Imam Khomeini foli për luftën kundër regjimit sionist, regjimi sionist kishte fituar luftën që kishte formuar me koalicionin e vendeve arabe dhe kërkonte të zgjeronte territorin e tij.

Tre vjet pasi imami u lirua nga burgu, më 5 korrik 1967, u zhvillua lufta e dytë në shkallë të gjerë midis arabëve dhe regjimit sionist. Komandanti i ushtrive arabe në luftë ishte Presidenti Egjiptian, Gamal Abdel Nasser. Në këtë luftë që zgjati 6 ditë, Sionistët pushtuan gadishullin e Sinait, anën perëndimore të lumit Jordan (Bregun Perëndimor), Rripin e Gazës, lartësitë e Golanit dhe qytetin e Kuneytrës.

Gjashtë vjet më vonë, në tetor 1973, regjimi sionist arriti t'u përgjigjet sulmeve të papritura të Egjiptit dhe Sirisë dhe në fund të javës së dytë, u zhvendos deri në 60 kilometra nga kryeqyteti i Sirisë, Damasku. Po ashtu, arritja e forcave të regjimit sionist u zgjat deri në 100 kilometra nga kryeqyteti i Egjiptit, Kajro.

Në shtator të vitit 1978, pak muaj para Revolucionit Islamik, regjimi sionist dhe presidenti egjiptian Anwar Sadat nënshkruan marrëveshjen e Kampit David, Egjipti zyrtarisht njohu regjimin sionist dhe kështu, vendi arab, me ushtrinë më e madhe dhe më të fuqishme, braktisi idealin e rimëkëmbjes së plotë të Palestinës. Kjo gjendje ka ndikuar edhe në vendet e tjera arabe dhe edhe ata u dëshpëruan për të luftuar regjimin sionist.

Revolucioni Islamik i Iranit, i cili u zhvillua në vitin 1979, ndryshoi tërësisht orientimin e politikës së jashtme të vendit. Irani u largua nga Perëndimi dhe Shtetet e Bashkuara, duke mos iu bindur imperializmit dhe duke vepruar kundër tij. Në këtë kontekst, ai e përkufizoi regjimin sionist si një tumor të kancerit i cili duhet të zhduekt dhe ndërpreu të gjitha marrëdhëniet politike, ekonomike dhe kulturore me këtë regjim.

Si hapin e parë, Imam Khomeini solli çështjen e Jerusalemit dhe palestinezëve nga një çështje thjesht arabe për një çështje të rëndësishme islame dhe  vendosi luftën kundër regjimit sionist në krye të programit të politikës së jashtme të Republikës Islamike të Iranit.

Sipas Imam Khomeinit, formimi i sundimit islam ishte një përparësi për Iranin, ndërsa liria e Jerusalemit dhe territoret palestineze ishin mendimi dhe veprimi më i rëndësishëm politik.

Republika Islamike e Iranit ka deklaruar qysh në fillim  se politika e saj bazohet në idenë se Izraeli nuk ka legjitimitet dhe beson se Izraeli duhet të fshihet nga sipërfaqja. Për këtë arsye, është e natyrshme që përpjekjet në fushat ndërkombëtare të orientohen drejt dobësimit të pozitës ndërkombëtare të Izraelit.

Strategjia më e rëndësishme e Republikës Islamike të Iranit në Azinë Perëndimore ka qenë që ta kufizojë regjimin sionist në kufijtë e vet, në mënyrë që të dobësoj këtë regjim. Nga njëra anë, natyra revolucionare dhe anti-izraelite e Republikës Islamike të Iranit, nga ana tjetër, distanca gjeografike e Iranit në Izrael, ka bërë që për të luftuar regjimin sionist, Irani të kryejë aktivitete indirekte jo vetëm në Izrael (veçanërisht në Liban), por edhe brenda territoreve palestineze (në Bregun Perëndimor dhe në Gazë).

Strategjia më e mirë për Iranin ishte forcimi i grupeve islamike palestineze kundër regjimit sionist, sepse shiitët libanez dhe këto grupe u ndikuan nga Revolucioni Islamik i Iranit. Irani gjithashtu formoi një lloj aleance me Sirinë për të luftuar kundër regjimit sionist. Një nga qëllimet kryesore strategjike të aleancës Iran - Siri ishte forcimi i Sirisë kundër regjimit sionist. Sepse Siria, në këtë front kshte lidhje me grupet e rezistencës së Iranit.

Pikëpamja e Imam Khomeinit për çështjen palestineze dhe regjimin sionist, dhe transformimi i kësaj çështjeje në botën islame, mori iniciativën nga regjimi sionist dhe ky regjim gradualisht filloi të merr një pozicion mbrojtës.

Përparimi i fundit i sionistëve në rajon ishte në vitin 1982 dhe ata pushtuan Libanin e Jugut atë vit. Por, me formimin e organizatave të rezistencës që nga ajo kohë, ngritja në ritmin e zgjerimit të tokave të Izraelit, filloi të bie.

Fitoret e regjimit sionist pushuan plotësisht pas vitit 2000, kur Libani Jugor u çlirua nga pushtimi. Ky regjim ishte artificialisht në rënie pas 52 viteve të krijimit të saj.

Për dallim nga shprehja e Marksit se “historia përsëritet dy herë, në herën e parë është tragjedi, ndërsa në herën e dytë komedi”, për sionistët hera e parë e historisë ka qenë komedi, ndërsa tani po afrohet pjesa e tragjedisë.

Për 19 vitet e fundit, sionistët nuk kanë fituar ndonjë luftë në rajon. Ata sulmuan Libanin në vitin 2006, por 33 ditë më vonë ata u detyruan t'i jepn fund luftës. Dy vjet më vonë, ata sulmuan Gazën në Luftën 22-Ditore, por ata u detyruan të kërkojnë armëpushim, pa arritur asnjë fitore.

Ky proces vazhdoi në këtë mënyrë. Gjendja e pafavorshme e Izraelit bëri që lufta e sionistëve të shkurtohet nga disa ditë në disa orë. Lufta e tyre e fundit ishte vitin e kaluar. Përgjigjjet e Frontit të Rezistencës në këtë luftë, bënë që sionistët të kërkojnë armëpushim në më pak se dy ditë.

Nuk është regjimi sionist ai që krijon ekuacione rajonale në rajonin e Azisë Perëndimore sot, por këto ekuzcione i formon Irani dhe Boshti i Rezistencës, ata tani duhet të luajnë në lojrat që ka caktuar Irani dhe Boshti i Rezistencës.

Në këtë kontekst, regjimi izraelit tani është i shqetësuar për sigurinë e pjesës së vogël të tokës që e ka tani, ndërsa po përpiqet të zgjerojë territorin e saj për t’i emigruar të gjithë sionistët në Palestinën e pushtuar 30 vjet më parë.

Ne do të diskutojmë në lidhje me gjendjen e regjimin sionist në 40 vjetorin e Revolucionit Islamik në Iran. Në rrethanat aktuale, ky regjim është në mes të halkës së rrethimit në një mënyrëshumë drejtimëshe.

Në jug, ata janë në konflikt me grupet e rezistencës të pajisura me armë të reja. Ndërsa në brendësi dhe në lindje ata përballen me palestinezët, në veri me Hezbollahun dhe në verilindje me shtetin sirian .

1 – Gaza

Ndërsa sot në hartën e perëndimorëve shkruan Palestinë, vihet re se ka dy rajone të ndara nga njëri tjetri, të quajtur Bregu Perëndimor dhe Gaza.

Rripi i Gazës gjendet në brigjet e Detit Mesdhe. Ky rajon kufizohet me Egjipin nga jugperëndimi , ndërsa nga veriu dhe lindja, kufizohet me territoret e pushtuara nga regjimi izraelit. Rripi i Gazës ka një gjatësi prej 41 kilometrash dhe një gjerësi prej 6 ose 12 kilometrash. Në këtë rajon prej 360 kilometrash katrorë, në vitin 2014, jetonin 1 milion 800 mijë njerëz.

Deri në vitin 2005, rajoni i Gazës ishte nën pushtimin e Izraelit; por ai u detyrua të linte këtë rajon atë vit. Pas kësaj date, sionistët nuk arritën asnjë fitore në Gaza dhe u detyruan të pranojnë armëpushimin si rezultat i sulmeve me raketa.

Në vitin 2008 dhe 2009, regjimi sionist dërgoi trupa në rajonin e Rripit të Gazës në mars 2012, 2014 dhe 2018; Përkundër emrave të mëdha dhe ambicioz për operacione, ata nuk mundët të arrijnë as edhe një fitore të vogël.

Sionistët, në sulmin e tyre në Gaza në fund të vitit 2018, ishin në gjendje të përballonin sulmet me raketa të grupeve të rezistencës palestineze për më shumë se dy ditë dhe përfundimisht ata bënë një armëpushim. Brenda 48 orëve në këtë luftë, më shumë se 400 raketa u nisën drejt vendbanimeve sioniste.

Sistemet e mbrojtjes ajrore të ndryshme dhe të shtrenjta të Izraelit kanë arritur të parandalojnë vetëm 25 përqind të këtyre raketave. 300 raketat e tjera, kapacitetet shpërthyese të të cilave ishin më të avancuara se ato të luftës së mëparshme, shkaktuan frikë të madhe për banorët sionist, gjë që do të vazhdonte edhe pas luftës.

Kjo luftë çoi në dorëheqjen e ministrit të luftës të regjimit sionist dhe për shkak të dorëheqjes së tij, qeveria ishte në prag të kolapsit. Në këtë kontekst, sionistët duhej të pranonin armëpushimin.

Pas luftës, ushtria izraelite e kuptoi se rezistenca në Gazë ka fuqinë për të goditur çdo vend që dëshiron. Autoritetet ushtarake sioniste tani e dinë se në çdo luftë vendbanimet në jug të territoreve të pushtuara do të mbeten nën shiun e raketave.

Hamasi dhe raketat Qassam

Çfarë kapacitete ka Fronti i Gazës në jug të Palestinës së pushtuar, që sionistët nuk po mund t’i arrijnë ato që dëshirojnë me operacione ushtarake. Grupet e rezistencës palestineze, Hamasi dhe Xhihadi Islamik, kanë arritur të marrin aftësitë ushtarake të disa vendeve arabe dhe islamike për t'i transportuar ata në Gaza dhe për të zhvilluar sisteme raketore prej tyre. Gjatë këtyre viteve, lëvizja Hamas shtoi raketa me aftësi të ndryshme në dyqan të armëve. Hamasi ka raketa të ndryshme në serinë Qassam. E para e këtyre llojeve të raketave kishte një gjysmë kilogram drejtimi dhe një distancë prej 3 kilometrash.

Gjenerata e tretë e këtyre raketave quhet Qassam-3, me një kapak shpërthyes 10kg dhe një rreze prej 10-12 kilometrash. Raketat Qassam-3 goditën kampet e sionistëve në qytetin Askalan në korrik të vitit 2006.

Thuhet se tani është prodhuar edhe Qassam-4 dhe rrezja e tij është prej 18 - 22 kilometra. Përveç këtyre raketave, Hamasi gjithashtu ka raketa G - 80 me një rreze prej 80 kilometrash dhe raketa R - 160 me një rreze prej 160 kilometrash dhe me to mund të godasë të gjitha territoret e pushtuara.

Xhihadi islamik dhe raketat e Jeruzalemit

Përveq Hamasit, edhe Lëvizja e Xhihadit Islamik posedon raketa me aftësi të ndryshme. Xhihadi Islamik u’a ka lënë emrin raketave të tyre “Jeruzalem” dhe “Burak”. Shembujt e parë të raketës së Jerusalemit peshonin 23.5 kg, ishin 150 cm të gjatë, 90 mm në diametër dhe  me një rreze prej 6 kilometra.

Seritë e reja të raketave të Jerusalemit kanë një peshë prej 42 kg, një gjatësi prej 200 cm, një diametër prej 127 mm dhe një rreze prej 9 kilometrash. Kapakët shpërthyes të këtyre raketave janë 8 kilogramë. Raketa tjetër e Xhihadit Islamik, e quajtur Burak-70 ka një rreze prej 70 kilometrash.

Përveç këtyre dy organizatave, edhe Komitetet Palestineze të Rezistencës së Popullit prodhojnë një raketë të quajtur “Nasser”. Ka gjashtë lloje të kësaj rakete. Ka lloje edhe të gjata edhe të shkurtra të raketave Nasser. Llojet e gjata kanë një peshë 30 kg, një diametër prej 90 mm, një gjatësi prej 160 cm dhe një rreze prej 9 kilometrash. Llojet e shkurtra të Nasser - 3 kanë një peshë prej 25 kg, një diametër prej 90 mm, një gjatësi prej 90 cm dhe një gjatësi prej 6 km.

Me këtë depo të armëve dhe me teknologji raketore të zhvilluar në Gaza, regjimi sionist nuk do të jetë në gjendje të triumfojë nga asnjë luftë në Gaza dhe grupet e rezistencës palestineze gjithmonë do të mbeten një kërcënim potencial për regjimin sionist.

2 – Fronti i Lindjes dhe fronti i brendshëm

Nuk është çdo gjë e kufizuar vetëm me frontin jugor dhe me grupet e rezistencës. Regjimi sionist është gjithashtu në konflikt edhe në frontin lindor dhe në territoret e okupuara, përkatësisht në Bregun Perëndimor dhe tokat e vitit 1948. Ky rajon ka karakteristika të ndryshme nga fronti jugor dhe këtu palestinezët jetojnë së bashku me sionistët. Kjo është një mundësi e veçantë për ta dhe një kërcënim potencial për sionistët.

Bregun Perëndimor ndodhet midis Palestinës së pushtuar dhe Jordanisë me një sipërfaqe prej 5 mijë e 879 kilometrave katrorë dhe shumica e popullsisë janë palestinezë. Numri i palestinezëve në këtë rajon vlerësohet të jetë 1 milion 700 mijë deri në 2 milion.

Përveq palestinezëve, aty jetojnë rreth  500 mijë banorë sionist. Sipas vlerësimeve të vitit 2006, 220 mijë prej tyre ndodhen në Jeruzalemin Lindor. Jeruzalemi Lindor, Ramallah, Tulkerm, Nablus, al-Khalil dhe Jenin janë qytetet më të rëndësishme të këtij rajoni.

Ky rajon është shndërruar në një front të ri kundër sionistëve gjatë disa muajve të fundit, pavarësisht nga masat tepër intensive të sigurisë. Gjatë kësaj periudhe, operacionet e palestinezëve në këtë rajon u rritën ndjeshëm. Në një nga operacionet e fundit, 9 persona u plagosën si pasojë e një sulmi të një kryengritësi palestinez .

Aktualisht, 10 përqind e të gjithë sionistëve jetojnë në këtë rajon, i cili është pranë territoreve të okupuara nga regjimi sionist dhe qendrave më të populluara sa i përket popullsisë. Në mes të Tel Avivit dhe Gazës ka një distancë prej 70 km.

Forcat e rezistencës kanë nevojë për raketa me rreze 80 dhe 100 kilometra për të goditur këtë qytet dhe objektet atje. Ruajtja e këtyre raketave është më e vështirë sesa ruajtja e raketave me rreze të shkurtër. Por, nëse Tel Avivi apo Dimona do të goditet nga Bregu Perëndimor, atëherë nuk ka nevoj për raketa me rreze të gjatë; janë të mjaftueshme raketat me rreze 10, 15 km. Këto raketat e vogla janë më të lira. Këto raketa janë më të lehta për të prodhuar, ruajtur dhe transportuar sesa raketat me rreze të gjatë.

Fronti lindor, si një armë gati për t'u qëlluar, gjithmonë paraqet një kërcënim për sionistët. Aktivizimi i frontit të Bregut Perëndimor në pjesën lindore të territoreve të pushtuara, ka pasur ndikime shkatërruese për sionistët në një distancë disa kilometërshe.

Një nga këto është fronti i brendshëm i territoreve të pushtuara të quajtura tokat e vitit 1948. Ka ende 1 milion 800 mijë palestinez që jetojnë në këto toka që pretendohen se janë kufij të regjimit sionist. Vendbanimet sioniste në Bregun Perëndimor janë të vendosura në qytetet palestineze. Nga ana tjetër, në tokat e vitit 1948, lagjet e palestinezëve gjenden brenda qyteteve sioniste. Prandaj, në rast të ndonjë provokimi, regjimi sionist mund të ketë një konflikt me frontet lindore dhe jugore.

Aktivitetet e palestinezëve në tokat e vitit 1948 janë kryesisht të përqendruara në rajonet veriore dhe në al Jalil. Nëse ata do të shpëtohen nga Hezbollahu në një luftë të ardhshme, ato do të kenë një ndihmë të madhe.

Nga ana tjetër, pas aktivizimit të palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe në tokat e vitit 1948, palestinezët që jetojnë në Jordani dhe përbëjnë 55 përqind të popullsisë prej 8 milionëshe të këtij vendi, nuk do të qëndrojnë të palëvizshëm kundër regjimit sionist. Në disa raste ata treguan reagime të ashpëra ndaj regjimit okupues. Reagimi i fundit i arabëve në këtë rajon ishte se qytetarët jordanez shkatërruan linjën e tubacionin e gazit Izrael - Jordani.

3 - Hezbollahu: fronti verior

Një nga frontet më të rëndësishme për të mposhtur regjimin sionist disa herë është fronti verior në kufi me Libanin. Hezbollahu është një organizatë e fuqishme ushtarake që mund të zhvillojë aftësitë e saj ushtarake dhe të prodhojë raketat që i nevojiten në Liban.

Si një organizatë e rezistencës, Hezbollahu është një pengesë serioze për zgjerimin dhe agresionin e regjimit sionist në rajon, me më shumë se 150 mijë raketa nga toka në tokë dhe raketa që përdoren kundër anijeve.

 Fakti që infrastruktura e vogël e sipërfaqes së saj është brenda rrezes së zjarrit do të jetë gjithmonë problemi më fundamental për sionistët. Ky është një mundësi ideale për të fituar një fitore në të gjitha betejat për Hezbollahun, i cili tani ka raketa të reja bërthamore me matricë dot në aspektin e goditjes.

Në vitet e fundit, Hezbollahu ka pasur raketa më të ndjeshme se në vitin 2006. Me valën që do të krijojë me këto raketa, ai lehtë mund të aktivizoj Kupolën e Hekurtë  të regjimit sionist, dhe kjo gjendje është një shqetësim serioz për regjimin sionist.

Zyrtarët izraelit paralajmëruan se Hezbollahu mund të nisë 1.200 raketa në ditë në konfliktet e ardhshme. 12 vjet më parë, kjo shifër ishte 100 raketa në ditë. Një tjetër pikë e rëndësishme është se Hezbollahu tani posedon raketa me goditje të larta. Kishte më shumë të ngjarë që raketat të cilat i kishin në vitin 2006 të mos godasin objektivat e parashikuara, por fushat e zbrazëta dhe të mos krijojnë ndonjë dëm. Por, falë raketave të tilla si Fatih - 110, kapaciteti i sulmeve të Hezbollahut do të jetë shumë më i lartë se më parë.

Me këtë kapacitet, Hezbollahu do të jetë në gjendje të godasë qytetet, bazat ushtarake, aeroportet, burimet ujore dhe portet e sionistëve në çdo luftë tjetër. Raketat e Hezbollahut kundër anijeve zhdukin sigurinë e regjimit sionist. Do të goditet çdo anije që mban karburant, ushqim dhe armë në portet e këtij regjimi.

4 – Fronti i Verilindjes: Golani

Në mesin e fqinjëve të regjimit sionist, asnjë shtet nuk ka treguar një qëndrim kundër këtij regjimi aq sa Siria. Deri në krizën siriane, shteti sirian i dha mbështetje të veçantë Hezbullahut. Kjo mbështetje ishte e një shkalle të tillë që thuhej se disa nga armët dhe pajisjet e Hezbollahut ishin furnizuar përmes Sirisë.

Në luftën 7 vjeçare, gjatë së cilës sionistët luajtën një rol të rëndësishëm, ushtria siriane me 170 mijë ushtarë, me ndihmën e grupeve prej  100 mijë persona, çliroi pjesën më të madhe të territorit nga terroristët, ndërsa në jug, çliroi plotësisht të gjithë kufirin deri në territoret e pushtuara nga Izraeli.

Me fundin e krizës, Siria do të rinovojë ushtrinë e saj dhe do të përforcojë armët e saj. Një pjesë e madhe e kapacitetit ushtarak të Sirisë mund të ketë humbur në këtë luftë 7-vjeçare. Por përvoja e luftës e ushtrisë siriane i jep asaj epërsi mbi sionistët që nuk e kanë parë luftën.

Të gjitha këto kushte tregojnë se regjimi sionist, i cili vazhdimisht kërkon të zgjerojë territorin e vet që nga dita e themelimit të tij, nuk është në gjendje të zgjerojë kufijtë e tij, por as të ruajë sigurinë e vet. Nëse sionistët bëjnë një gabim strategjik dhe hyjnë në luftë në më shumë se një front, dy frontet e tjera do të jenë aktive për të eliminuar këtë regjim sa më shpejt që të jetë e mundur.

Ajo që është e rëndësishme këtu është se Irani si Bosht i Rezistencës, nuk merret parasysh në këto rrethana.



Burimi : Raja News / Medya Şafak