Muallim: Për kushtetutën vendos populli sirian

Publikuar në Mars 18, 2019, 10:21 p.m.

Ministri i Jashtëm sirian, Walid Muallim ka thënë se ai që duhet të vendosë në lidhje me kushteturën është populli sirian.

Sipas raportit të al Youm të Rusisë, ministri i Jashtëm sirian Walid Moallem, i cili u takua me të dërguarin e posaçëm të OKB-së për Sirinë, Geir Pedersen, ka theksuar se kushtetuta dhe çështjet që lidhen me të, janë çështje që kanë të bëjnë me sovranitetin kombëtarë, dhe se populli sirian është ai që duhet të vendosë për këro çështje.

Sipas raportit, në takimin në mes të Walid Muallim dhe Pedersen , u diskutuanë lidhje me çështje të tilla si proceset politike dhe çështjet e komisionit kushtetues.

Ministri i Jashtëm sirian Walid Moallem tha se procesi politik duhet të bëhet vetëm nën udhëheqjen e popullit sirian, duke u shprehur se: “Vetëm populli sirian ka të drejtën të vendos për të ardhmen e vendit.”

I dërguari i posaçëm i OKB-së për Sirinë, Geir Pedersen, tha se OKB varet nga sovraniteti, integriteti dhe pavarësia e Sirisë, duke shtuar se: “Për të arritur qëllimet e parashikuara, procesi politik duhet të udhëhiqet nga populli sirian.”



Burimi : Yakın Doğu Haber