Deklarata e Netanjahut se ‘jemi në kontakt me 6 vende islamike’

Publikuar në Mars 15, 2019, 1:36 a.m.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se: "Jemi në kontakt me gjashtë vende të rëndësishme islamike, të cilat deri para një kohe të shkurtër, i kemi konsideruar si armiq të Izraelit.”

Në fjalimin e tij në ceremoninë e përkujtimit të Levi Eshkol, i cili shërbeu si Kryeministër i Izraelit gjatë "Luftës Gjashtëditore" në vitin 1967, Netanjahu u shpreh se: “Jemi në kontakt me gjashtë vende të rëndësishme islamike, të cilat deri para një kohe të shkurtër, i kemi konsideruar si armiq të Izraelit.”

Netanjahu tha për procesin e paqes, është shumë i rëndësishëm kontakti me këto vende, emrin e të cilave nuk e tregoi, si dhe shtoi se: “Ne po përparojmë në drejtim të krijimit të marrëveshjeve, kontakteve dhe marrëdhënieve me vendet e tjera fqinje, por jo me të gjitha.”

Netanjahu tha se opinioni publik i Izraelit ka mundur të shoh vetëm një pjesë të vogël të normalizimit të marrëdhënieve me vendet arabe dhe se marrëdhëniet më të mëdha kanë mbetur të fshehta.

Në konferencën “Mbështetja e së Ardhmes së Paqes dhe Sigurisë në Lindjen e Mesme", të mbajtur në Varshavë të Polonisë, më 13 - 14 shkurt, kishin marrë pjesë kryeministri izraelit Netanjahu dhe ministra dhe zyrtarë të vendeve arabe.

Në konferencë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Katari, Omani dhe Jemeni u përfaqësuan nga ministrat e jashtëm, ndërsa Arabia Saudite u përfaqësua nga ministri i shtetit përgjegjës për çështjet e jashtme.

Në konferencën që e kishin bojkotuar Libani dhe Palestina, nga vendet e Gjirit, kishte marrë pjesë Kuvajti, përmes zëvendësministrit të jashtëm.

Netanyahu kishte vizituar Omanin nga vendet e Gjirit vitin e kaluar më 26 tetor dhe ishte takuar me Mbretin Bashar Bin Said.



Burimi : Sputnik News