Deputeti i Partisë AK, Gulpinar: Përdore edhe ti, feja nuk është në monopolin tim

Publikuar në Mars 9, 2019, 3:21 a.m.

Kritikave ndaj deklaratës së tij ku e kishte përdorur fenë në politik, duke thënë se “Nëse e votoni partinë AK, Allahu nuk do të ju kërkoj llogari në ditën e Gjykimit”, deputeti i Partisë AK i Shanllëurfas, Mehmet Kasim Gulpinar iu është përgjigjur me fjalët: “Pse mos t’a përdor? Përdore edhe ti. Feja nuk është në monopolin tim.”

Sipas raportit të Oda TV, deputeti i Partisë AK, Gulpinar ka thënë se nuk e ka kuptuar se pse e kanë akuzuar për përdorimin e fesë në politik, duke u shprehur se: “Pse mos t’a përdor? Përdore edhe ti. Feja nuk është në monopolin tim. Feja nuk është në monopolin e partisë AK. Atë mund ta përdorin të gjithë.”

‘SHPRESOJ QË NESER KUR TË DILNI PARA ALLAHUT, AI NUK DO TË KËRKOJ LLOGARI NGA JU, PËR SHKAK SE JU NA KENI BESUAR NEVE’

Gulpinar kishte thënë se “Allahu ju urdhëron të besoni, ky urdhër vlen për të gjithë ne, dhe jo vetëm për udhëheqësit, por për të gjithë, edhe për popullin. Si beson populli; shkon në votime, e jep votën dhe kështu,  beson.  Nëse Allahu ju jep besim, atëherë kjo do të thotë se ai do të kërkojë llogarinë e tij”, dhe se “Unë po ju them me ndërgjegje të qetë; shpresoj që neser kur të dilni para Allahut, Ai nuk do të kërkoj llogari nga ju, për shkak se ju na keni besuar neve.”



Burimi : Sputnik News