Vazhdon persekutimi dhe vrasjet e regjimit pushtues

Publikuar në Mars 7, 2019, 1:42 a.m.

Ushtarët e regjimit pushtues vranë dy të rinj palestinezë në Ramallah, ndërsa arrestuan 21 të tjerë në Jerusalemin e okupuar dhe në Bregun Perëndimor.

Dy të rinj palestinez u vranë dhe një i ri u plagos nga zjarri i forcave okupuese këtë mëngjes, pranë fshatit Kefer Nime, në perëndim të Ramallahut.

Forcat okupuese thanë se të rinjtë palestinez hodhën koktej molotov dhe u përpoqën të sulmojnë me makina dhe se dy ushtarë okupues u plagosën.

Faqja 0404 e regjimit pushtues, raportoi se tre të rinj palestinez sulmuan ushtarët e ushtrisë pushtuese dhe hodhën koktej molotov, ushtarët hapën zjarr mbi të rinjtë, dy të rinj u vranë dhe një u arrestua duke qenë i plagosur.

Televizioni i regjimit pushtues njoftoi se dy ushtarë janë plagosur gjatë aktit të sulmit me makinë të zhvilluar në fshatin Kefer Nime, në perëndim të Ramallahut dhe se gjendja e njërit prej tyre është e rëndë.

Në lajme u raportua se veprimi u krye nga tre të rinj, dy prej të cilëve u vranë dhe një u plagos. Po ashtu u raportua se ushtarët e plagosur u dërguan në spital me helikopterë.

Nga ana tjetër, forcat pushtuese bastisën rajonet e ndryshme të Bregut Perëndimor dhe Jerusalemit në orët e hershme të mëngjesit dhe arrestuan 21 palestinez.



Burimi : Rast Haber