Ajatollah Khamenei: Irani është krenar për mbështetjen ndaj Sirisë

Publikuar në Shk. 26, 2019, 8:32 a.m.

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik Ajatollah Sejjid Ali Khamenei thotë se Republika Islamike është e nderuar që të mbështesë Sirinë dhe e konsideron atë të barabartë me mbështetjen e të gjithë frontit të rezistencës.

Ajatollah Khamenei foli në një takim me Presidentin sirian Bashar al Assad në Teheran të hënën.

Udhëheqësi përmendi rezistencën e presidentit dhe popullit sirian si arsyen kryesore për mposhtjen e  Shteteve të Bashkuara dhe mercenarëve të saj rajonal, duke vënë në dukje se: “Republika Islamike e Iranit konsideron mbështetjen ndaj qeverisë dhe popullit sirian si ndihmë ndaj lëvizjes së rezistencës dhe është krenarë për këtë nga thellësia e zemrës.”

Ajatollah Khamenei theksoi se triumfi i frontit të rezistencës në Siri i ka bërë amerikanët të zemërohen dhe i ka shtyrë ata të nxjerrin komplote të reja, duke shtuar se: "Çështja e zonës tampon, që amerikanët kërkojnë të krijojnë në Siri, është ndër ato komplote të rrezikshme që duhet të refuzuan kategorikisht dhe të kundërshtohet.”

Udhëheqësi deklaroi se plani i amerikanëve për të ruajtur një prani të efektshme përgjatë kufirit Irak-Siri ishte një komplot tjetër nga Shtetet e Bashkuara, duke thënë se: "Irani dhe Siria janë thellësia strategjike e njëri-tjetrit dhe identiteti dhe fuqia e rezistencës varet nga kjo vazhdimësi dhe marrëdhëniet strategjike. Kjo do të parandalojë që armiqtë të bëjnë planet e tyre të realizohen.”

Duke iu referuar mbështetjes së Iranit për kombin dhe qeverinë siriane që nga fillimi i krizës në vend, Ajatollah Khamenei tha: "Përmes rezistencës dhe bashkëpunimit të popullit të saj, Siria arriti të qëndrojë kundër një koalicioni të madh të përbërë nga Amerika, Evropa dhe aleatët e tyre në rajon dhe të dalin triumfues nga kjo krizë.”

Udhëheqësi gjithashtu vuri në dukje se: “Gabimi i armiqve ishte se ata ngatërruan Sirinë me disa vende të tjera arabe. Ndërsa në këto vende, lëvizja e popullit ishte në përputhje me rezistencën dhe ishte, në fakt, kryengritje kundër Amerikës dhe trupave të saj.”

Duke theksuar se qeveria siriane dhe kombi kishin nevojë për të mbajtur shpirtin e tyre të rezistencës dhe për të rritur fuqinë e tyre, Ajatollah Khamenei iu drejtua Assad duke thënë: "Përmes qëndrueshmërisë suaj, ju u shndërruat në heroin e botës arabe dhe rezistenca në rajon ka fituar më shumë pushtet dhe nder nëpërmjet jush.”

Ajatollah Khamenei përfundoi duke përsëritur se Republika Islamike e Iranit do të vazhdojë të qëndrojë pranë kombit sirian "sepse e konsideron këtë si ndihmë ndaj frontit dhe lëvizjes së rezistencës".

Presidenti sirian, nga ana e tij, lavdëroi mbështetjen e pakursyer të Iranit për vendin e tij, duke thënë se lufta siriane ishte e ngjashme me luftën tetëvjeçare të Irakut kundër Iranit gjatë viteve 1980-88.

Duke iu referuar disa raporteve, Assad shtoi: "Irani dhe Siria janë dy shtete me identitet dhe ideologji dhe megjithëse arritjet e tanishme janë fituar me shumë vuajtje, ato sigurisht janë rezultat i qëndrueshmërisë së frontit të rezistencës.”

Duke theksuar dëmet e rënda të bëra ndaj disa vendeve, presidenti sirian tha: "Shumë vende kishin  frikë respekt për Amerikën dhe besonin se ishte Amerika, ajo e cila përcaktoi fatin dhe të ardhmen e botës. Megjithatë, si rezultat i rezistencës së kombeve rezistente, ky nocion i gabuar po shkatërrohet.”



Burimi : Press Tv