Forcat izraelite hoqën flamurin palestinez nga një xhami e Jerusalemit

Publikuar në Shk. 21, 2019, 1 p.m.

Forcat okupuese izraelite hoqën flamurin palestinez nga një xhami në lagjen Issawiya të Jeruzalemit Lindor të pushtuar.

Forcat u përpoqën të bastisnin xhaminë, tha një anëtar i një komiteti lokal,  Muhammed Abu Al-Hummos.

Megjithatë, kur nuk ishin në gjendje të hyjnë, ata vendosën  shkallë në muret e jashtme të xhamisë dhe hodhën poshtë flamurin palestinez dhe një fotografi të të burgosurit palestinez, Fares Baroud, i cili vdiq të mërkurën në burgjet izraelite.

Fares Baroud vdiq nga pakujdesia mjekësore. I burgosur në vitin 1991 dhe i dënuar me burgim të përjetshëm, përveç 35 vjetësh, për vrasjen e një kolonisti izraelit, vuajti nga hernia, sëmundja e mëlçisë dhe astma, ndërsa ishte në burg.

Forcat izraelite u vendosën në zonën përreth xhamisë.



Burimi : Middle East Montior