Gruaja egjiptiane shkruan 30 kopje të Kur'anit

Publikuar në Shk. 17, 2019, 3:35 a.m.

Një grua 76-vjeçare në Egjipt ka shkruar 30 kopje të Kur'anit brenda shtatë viteve .

Sipas vetogate.com, Zejnab Abdulghani Muhammad Hussein ka 5 djem dhe 2 vajza dhe jeton në qytetin Al-Talin të Provincës Minya, të Egjiptit.     Babai i saj ishte mësues i haditheve, hafiz i Kur'anit dhe përkthyes i Kur'anit.

"Dëshiroja të mësoja përmendësh tërë Kur'anin dhe kur arrita për të mësuar përmendësh 6 xhyza,   një nga miqtë e mi më inkurajoi të shkruaja ajetet e Librit Hyjnor, Kur’anit, për t'i mësuar më mirë ata," tha ajo.

Zonja shtoi se ajo shkruante 1000 ajete kur’anore në çdo 6 ditë.

"Një prej kopjeve e shkroi vetëm për 25 ditë, ishte një kopje që djali im donte të merrte me vete në Qabe me rastin e Umres."

Ajo shpreson se kopjet e saj të shkruara me dorë të Kur'anit do të rishikohen dhe redaktohen nga ekspertët e Kur'anit.



Burimi : IQNA