Predikuesi, hatibi saudit vdes në burg

Publikuar në Jan. 29, 2019, 3:33 a.m.

Një predikues saudit dhe ish-dekan i Kolegjit Kur'anor të Universitetit Medinës vdiq ndërsa ishte në paraburgim.

Një shkrim në Twitter lidhur me të burgosurit saudit të ndërgjegjes tha se Ahmed al-Amari vdiq në Jeddah të dielën, njoftoi uebsajt Arabi21.

Amari u arrestua dhe u burgos në gusht 2018 pas botimit të një libri që paraqiste rekomandime ndaj sundimtarëve sauditë.

Për te u njoftua më 13 janar se kishte pësuar një hemorragji të trurit pasi zyrtarët e burgut nuk arritën t'i siguronin atij kujdesin e duhur mjekësor.

Ai u dërgua në një spital në Jeddah, pasi hyri në  koma në qelinë e tij dhe vdiq të dielën.



Burimi : IQNA