Fëmijët në mesin e disa palestinezëve të rrëmbyer nga ushtria izraelite

Publikuar në Jan. 29, 2019, 2:30 a.m.

Një numër i palestinezëve, duke përfshirë të miturit, u rrëmbyen nga Forcat Pushuese Iraelite (IOF) në sabah të martën në Bregun Perëndimor dhe Jeruzalem.

Sipas burimeve lokale, 13-vjeçari Mexhdi al-Badan dhe 15-vjeçari Mahmud al-Amour u rrëmbyer nga Forcat Pushuese Iraelite (IOF) nga shtëpitë e tyre  në fshatin lindor të Tkou'a Betlehemit, në jug të Bregut Perendimor të pushtuar.

Palestinezi ish-i burgosur Muhamed Takatka, i moshës 19, u rrëmbye nga Forcat Okupuese Izraelite nga shtëpia e familjes së tij në qytetin e Beit Faxhxhar, në juglindje të Betlehemit.

Në të njëjtën kohë, patrullat izraelite në Nablus rrëmbyen një civil palestinez nga fshati Tel, në perëndim, dhe një tjetër nga Asira al-Kibliyeh, në jug.

Fushata kulmoi me rrëmbimin e dy të rinjve palestinezë nga lagja Ras al-Amoud, në qytetin Siluan, në jug të Jeruzalemit të pushtuar.

Përleshjet gjithashtu shpërthyen  në qytetin lindor të Abu Dis, afër  Jeruzalemit dhe menjëherë Forcat Okupuese Izraelite sulmuan zonën shpërthyese  duke arrestuar civilë  palestinezë.



Burimi : The Palestinian Information Center