4 vjetori i vdekjes së Xhihad Mughniyeh

Publikuar në Jan. 23, 2019, 4:03 a.m.

Xhihad Mughniyeh, i cili komandonte forcat e Hezbollahut në rajonin e Golanit i cili gjendet në kufirin Siri – Izrael, kishte rënë dëshmorë me 15 janar të vitit 2015, si pasojë e sulmit nga njësitë e sigurisë ushtarake sioniste.

Xhihad Mughniye, i cili ishte 25 vjeç kur ra dëshmorë, është djali i dëshmorit Imad Mughniyeh, i njohur edhe si komandant legjendar i Hezbollahut dhe ‘shef i shtabit të përgjithshëm’. Babai i tij, Imad, u vra më 13 shkurt 2008 nga një mjet shpërthyes i vendosur në një veturë të parkuar pas automjetit të tij në Siri. Dihej se Imad Mughniyye, i kërkuar nga SHBA dhe Izraeli për shumë vite, ra shehid nga një operacion të përbashkët  CIA-MOSSAD.

Cila ishte trashegimia e Imad Mughniyeh për fëmijët e tij?

“Asia News” me botim në Liban kishte publikuar një artikull në lidhje me jetën e komandantit të Hezbollahut,  Imad Mughniyeh.

Artikulli përfshinte një bisedë në mes të Imadit dhe një biznesmeni kuvajtian. Bisedën e Imad Mughniyeh me njërin nga emrat më të afërt me të gjatë gjithë jetës të tij në Siri,artikulli e tregoi kështu:

Imad e pyeti biznesmenin kuvajtian se sa fëmijë kishte. Biznesmeni kuvajtian filloi t’i numëroj fëmijët e tij një nga një dhe të flas për ta me krenari. Tha se ata dëshirojnë të bëjnë karierë. Pastaj, Haxhi Hysein u kthye nga Imadi dhe e pyeti “sa fëmijë i ke dhe me çfarë merrren ata”.

Imad numëroi fëmijët e tij pa hyrë në detajet pë të madhin, të voglin apo të mesmin. Pyetjes së biznesmenit kuvajtian se “cilat janë dëshirat e tyre për të ardhmen”, Imad iu përgjigj se “Tani për tani, ata duan ta vazhdojnë shkollimin e tyre dhe më pas, të bien shehid në luftën kundër sionizmit”.

Biznesmeni i Kuvajtit u befasua dhe e pyeti “Po ti, çfarë dëshiron për ta?”, ndërsa Imad u përgjigj se “Unë dua që ata të krijojnë një jetë të tillë që të diplomohen dhe t'i shërbejnë Zotit të tyre dhe fesë së tyre. Dua që ata të më bëjnë mua dhe Zotit dhuratë fitoren ose shehidllëkun.”

Ndërsa biznesmeni kuvajtian u përgjigj kështu: “Imad më turpëroi me fjalët e tij, ku është ai dhe ku jemi ne.”



Burimi : Rast Haber