Mijëra Palestinezë protestuan në kufirin Gazë-Izrael

Publikuar në Jan. 19, 2019, 2:09 a.m.

Katërmbëdhjetë Palestinez janë plagosur sot nga zjarri izraelit gjatë protestave masive javor përgjatë kufirit Gazë-Izrael.

Në demonstrata janë tubuar me mijëra Palestinez, ndërsa Ministria e shëndetësisë palestineze në Gaza ka kumtuar se janë plagos edhe tri personel shëndetësor kur vetura e ndihmës së parë është qëlluar me plumba dhe gazë lotsjellës.

Protestat  sotshme ishin më të qetë në krahasim me ato të javës së kaluar me ç’rast janë vrarë një grua dhe më shumë se 20 Palestinez dhe një ushtar izraelit është plagos, si pasojë e së cilës pati sulme ajrore hakmarrëse izraelite.

Mediat izraelite kanë lajmëruar se Izraeli do të vendos se a do të lejojë dërgimin e ndihmës ekonomike të Katarit për Gazën varësisht nga niveli i eskalimit të dhunës së sotshme.

Izraeli ka lejuar Katarit të jep 15 milion dollar, destinuar për pagesën e të punësuarve në shërbimet publike, direkt Hamasit nga nëntori.

Por, ndihma është shtyrë në fillim të janarit, pasi që është shkrep raketa nga Gaza. Në shpërthim të raketës nuk ka pas viktima, por situata u tensionua.

Hamasi i cili qeveris me Gazën po organizon një herë në javë protesta, kryesisht të premteve që nga muaji mars. Ata janë pjesërisht kundër bllokadës izraelite dhe egjiptiane e cila është aplikuar kur Hamasi mori pushtetin në vitin 2007. Duke fituar  kundër rivalit të matur Fatahut. Për shkak të bllokadës është shkatërruar ekonomia, ndërsa papunësia ka kaluar 50%.

Ushtarët izraelit kanë vrarë më shumë se 185 Palestinez në këto protesta, ndërsa është vrarë vetëm një ushtar izraelit nga snajperi palestinez.

Izraeli e akuzon Hamasin se po shfrytëzon protestat për të mbuluar përpjekjet e sulmeve të tyre, dhe po shfrytëzon forcën për të mbrojtur kufijtë  e tij. Palestinezët dhe organizatat për drejtat e njeriut akuzojnë këtë shtet se po shfrytëzon forcat tej mase.



Burimi : BALKANS ALJAZEERA