Ministri: Irani renditet i 16-ti në prodhimin e shkencës botërore

Publikuar në Jan. 1, 2019, 10:09 a.m.

Irani mban vendin e 16-të në prodhimin shkencor dhe është prodhuesi më i shpejtë në shkencë në botë, tha ministri i shkencës, kërkimit shkencor dhe teknologjisë i Iranit.

"Irani ka tejkaluar Rusinë dhe Kinën në rritjen e prodhimit të shkencës", tha Mansour Gholami në ceremoninë e inaugurimit të një ekspozite të pajisjeve laboratorike dhe arritjeve kërkimore në kryeqytetin e Iranit, në Teheran.

"Universitetet iraniane kanë një kapacitet të madh për prodhimin e shkencës," tha Gholami.

Ai shtoi se ekspozitat tregojnë se Irani është shumë i avancuar në disa fusha.

Ekspozita e 19-të e hulumtimeve dhe arritjet teknologjike dhe ekspozita e gjashtë e pajisjeve dhe materialeve laboratorike u hapën me prezencën e Gholamit, Ministrit të Mbrojtjes gjeneral brigade Amir Hatami, si dhe zyrtarëve të kompanive të bazuara në njohuri dhe prodhuesve vendas.

Në Ekspozitën e 19-të të Kërkimeve dhe Teknologjisë, do të shfaqen 3199 arritje teknologjike nga 199 qendra shkencore.



Burimi : IRNA