Regjimi Sionist: Kemi humbur fuqinë tonë

Publikuar në Dhj. 16, 2018, 10:21 p.m.

Në lajmin në të cilin ka folur për oficerët e lartë të regjimit sionist, gazeta Maariv njoftoi se ushtria izraelite nuk ka fuqi për të hyrë në një luftë të re dhe se lloji i operacionit të bërë për të gjetur tunelet në kufirin verior, ka bërë që Izraeli të humb forcën e vet.

Sipas një lajmi të agjencisë së lajmeve Aka, të transmetuar nga Qodsna, në një intervistë të zhvilluar me komandantin në pension të Njësisë së Ushtrisë së Regjimit Sionist në Gazë, gjeneral Moshe Teshiko Tamir Maariv, ishte shprehur kështu: Ushtria izraelite nuk mund të hyjë në një luftë tjetër.

Në deklaratat e tij, gjeneral Tamir Maaariv gjithashtu shtoi se: Kryetari i Zyrës së Ushtrisë Izraelite për Shqyrtimin e Ankesave, Istak Berik tha në një raport të publikuar, se ushtria, veçanërisht Forcat Tokësore nuk janë të gatshme për luftë.

Ky zyrtarë i lartë izraelit vazhdoi kështu: Unë besoj se ushtria izraelite është edhe më e papërgatitur se çka thënë Berik dhe unë sygjeroj që ata të cilët e kritikojnë këtë raport të tij, duhet të mendojnë edhe një herë me kujdes. Forcat Tokësore të Ushtrisë Izraelite me siguri nuk mund të hyjnë në një luftë të re dhe do të rekomandoja që komandanti i ri i ushtrisë izraelite, Aviv Kochavi ta zgjidh këtë çështje.

Në deklaratat e tij, gjeneral Tamir Maaariv vazhdoi kështu: Forcat Tokësore të Ushtrisë Izraelite nuk kanë mundur të kryejnë siç duhet detyrat e tyre në luftën e fundit me Gazën.

Duke iu referuar tuneleve të Hezbollahut në Veri, oficeri i lartë i ushtrisë izraelite u shpreh kështu: Çështja që unë e kundërshtoj është fakti se për shkak të frikës nga lufta me Hezbollahun, ushtria izraelite u mjaftua vetëm me shkatërrimin e tuneleve. Ashtu si HAMASI, edhe Hezbollahu do të vazhdojë të gërmoj tunele për objektivat e tij teknike dhe nëse ata e dinë se Izraeli ka frikë nga lufta me këto tunele, kjo do të ketë një ndikim serioz në ushtri.

Tamir gjithashtu u shpreh se: Nëse Hezbollahu e kupton se Izraeli mjaftohet vetëm me luftën ndaj tuneleve, në të ardhmen ne do të përballemi me më shumë probleme.



Burimi : Rast Haber