Po shpërbëhet parlamenti palestinez

Publikuar në Dhj. 10, 2018, 4:14 a.m.

Presidenti palestinez Abbas ka njoftuar se së shpejti do të shpërbëhet parlamenti palestinez, ku Hamasi fitoi shumicën e vendeve në zgjedhjet e bëra në Palestinë në vitin 2006.

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas njoftoi se parlamenti palestinez së shpejti do të shpërbëhet. Presidenti palestinez Abbas ka bërë disa vlerësime në lidhje me konferencën ndërkombëtare me titull “Forcimi i rolit të sektorit privat në përpjekjet e tij në luftën kundër korrupcionit”,  të zhvilluar në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor.

Presidenti palestinez Abbas ka njoftuar se së shpejti do të shpërbëhet parlamenti palestinez, ku Hamasi fitoi shumicën e vendeve në zgjedhjet e bëra në Palestinë në vitin 2006. Abbas vuri në dukje se do të shpërbëhet parlamenti palestinez, puna e të cilit në ndarjen në zonën palestineze është pezulluar për gati 11 vjet, pas ngjarjeve në vitin 2007, në mes të lëvizjeve Fatah dhe Hamas.

Në një deklaratë të bërë më parë, një anëtar i Komitetit Qendror të Lëvizjes Fatah, Delal Selame kishte thënë se Këshilli Qendror Palestinez i lidhur me Këshillim Kombëtar Palestinez, kishte diskutuar në lidhje me parlamentin palestinez. Në zgjedhjet e zhvilluara në vitin 2006 në Palestinë, Hamas kishte fituar 76 nga 132 ulëset e parlamentit palestinez, ndërsa lëvizja Fatah kishte fituar vetëm 43 ulëse. Lëvizja e Rezistencës Islamike Palestineze, Hamas ka kundërshtuar shpërbërjen e parlamentit palestinez dhe ka deklaruar se Abbasi nuk ka autoritet për të shpërbërë parlamentin.

Sipas kushtetutës palestineze, në vend duhet të mbahen çdo 4 vjet zgjedhje të përgjithshme. Por në Palestinë, zgjedhjet e para u mbajtën në vitin 2006.



Burimi : Sputnik News