25 palestinez të plagosur në protestat “Rezistenca është e drejtë legjitime”

Publikuar në Dhj. 10, 2018, 4:12 a.m.

Protestat e bëra në kuadër të Marshit të Madh të Kthimit, u bënë nën titullin "Rezistenca është e drejtë legjitime".

Protestat e Marshit të Madh të Kthimit kanë hyrë në javën e tyre të 37-të. Në kuadër të aktiviteteve të Marshit të Madh të Kthimit, të cilat filluan me 30 mars, mijëra palestinez kanë zhvilluar protesta paqësore në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës.

Protestat e bëra në kuadër të Marshit të Madh të Kthimit, u bënë nën titullin "Rezistenca është e drejtë legjitime".

Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se forcat izraelite kanë sulmuar në protestat e zhvilluara në Gaza dhe kanë plagosur 25 palestinez.

Kjo ministri njoftoi se 6 nga këto 25 incidente, janë realizuar me përdorimin e plumbave të vërtet në Khan Yunus.

Ndërsa burimet izraelite sioniste kanë njoftuar se snjaperët izraelit kanë sulmuar një ambulancë në Kampin El Buruc në Rripin e Gazës.

U raportua se në këtë sulm është plagosur një zyrtarë shëndetësor.



Burimi : Tesnim News Agency