Rezistenca e jemenasve do të vazhdojë deri në fitoren përfundimtare

Publikuar në Dhj. 9, 2018, 12:17 p.m.

Duke folur në hutben e namazit të xhumas në Teheran, Ajetullah Muvahidi Kirmani i ka vlerësuar zhvillimet e fundit në Jemen.

Duke folur në hutben e namazit të xhumas në Teheran, Ajetullah Muvahidi Kirmani u shpreh kështu: “Pas fitores së Revolucionit Islamik, SHBA nuk injoron asnjë përpjekje kundër popullit iranian, dhe pavarësisht të gjitha shëmtirave, ajo ka një rekord të madh për shkak se vazhdimisht ka pësuar humbje në këtë çështje. Siç thotë edhe udhëheqësi ynë, SHBA-ja po shkon drejt rënies.”

Duke iu referuar edhe zhvillimeve në Jemen, ai vazhdoi fjalimin e tij kështu: Vrasja e popullit jemenas nga Al Saud dhe disa vende arabe, si dhe mbështetja e sionistëve dhe SHBA-së në këtë drejtim, kanë hedhur poshtë pretendimet e Perëndimit për të drejtat e njeriut; sepse ata nuk duan të japin ndonjë vlerë për njerëzimin, duke marrë parasysh vetëm interesat e tyre materiale. Së bashku me të gjitha këto zhvillime, zyrtarët amerikan akuzojnë Iranin për dërgimin e raketave në Jemen. Këta vrasës, të cilët kanë rrethuar me forcë Jemenin, pengojnë madje edhe transportin e ushqimit dhe ilaçeve; pra si mund t’iu dërgohet atyre armë në rrethana të tilla? Këta me të vërtet nuk kanë fare turp.

Ajetullah Muvahhidi Kirmani u shpreh kështu: “Ne gjithashtu duhet të themi se populli i guximshëm i Jemenit ka rezistuar kundër të gjitha komploteve, dhe se të gjitha komplotet e SHBA-së dhe Arabisë Saudite ishin të kota. Kjo rezistencë do të vazhdojë deri në fitoren përfundimtare. Sistemi ynë i diplomacisë duhet të luajë një rol më aktiv në këtë fushë dhe të dënojë vrasjet nga SHBA-ja dhe sauditët në arenën ndërkombëtare dhe të sigurojë mbështetjen e nevojshme për jemenasit për të kapërcyer krizën në fjalë.”



Burimi : Mehr News Agency